• e shtunë, 29 qershor 2024
MIA FLESH

15:00/ 8 qershor/ 2024 

Shkup - Mbrëmë është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian.

Shkup  - Maturantët sot do t'i nënshtrohen provimit të dytë ekstern zgjedhir nga matura shtetërore. Shumica e kandidatëve (13 198) janë regjistruar për testin e gjuhës angleze. Në provimin e matematikës janë 1356 nxënës, 114 për gjuhë gjermane, 37 për gjuhë frenge, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë ruse dhe Filozofi.

Shkup - Kuvendi me 88 vota “prp” dhe 22 “kundër” i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me të cilin krijohen kushte për formimin e një Qeverie të re që duhet të udhëhiqet nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Shkup- Për shkak të pranisë disaditore të masës ajrore më stabile në periudhën e ardhshme do të mbajë mot mbi mesataren i ngrohtë dhe kryesisht me diell, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup - Emilia Mizo Dimkov është nominuar për prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për monitorimin e rasteve për vepra penale të urrejtjes dhe diskriminimit.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup njofton qytetarët se nesër nga ora 06:30 deri në ora 11:30, për shkak të mbajtjes së garës atletike të titulluar “Zegin Aerodrom Run.

Shkup - Një zjarr ka shpërthyer sot një një autoservis të improvizuar - garazh në Lisiçe të re. Është ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe shtatë zjarrfikës. Të lënduar nuk ka, është shkaktuar dëm material.

Prishtinë – Ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier, r thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatit kryesor të saj po përballen me mosmarrëveshje rreth vendimeve politike të qeverisë aktuale të Kosovës dhe shpërfillje të këshillave të qeverisë amerikane në raport me komunitetin serb në Kosovë.

Prishtinë – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë- Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se Prishtina mund të kërkojë mendim juridik nga Komisioni i Venecias në lidhje me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKSHS), por që nuk duhet vonojë përmbushjen e detyrimeve të veta në lidhje me formimin e AKSHS-së.

Bruksel- Oqeanet janë me rëndësi jetike për jetën në Tokë, pasi ato luajnë një rol kyç në rregullimin e klimës duke siguruar më shumë oksigjen se të gjitha pyjet së bashku dhe janë më të rëndësishmit në përballjen me sfidat globale, siç janë sigurimi i ushqimit, energjisë dhe tranzicionit  të shpejtë të gjelbër, theksuan në deklaratën e përbashkët me rastin e Ditës botërore të oqeanëve - 8 qershor, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe komisioneri evropian për mjedisin jetësor, oqeanet dhe peshkimin, Virxhinijus Sinkeviçius.

Bratislavë – Kryeministri sllovak Robert Fico deklaroi se në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Evropian (PE) është e nevojshme të zgjidhen deputetë që do të mbështesin iniciativat paqësore dhe jo vazhdimin e luftës në Ukrainë.

Berlin - Një ditë para se gjermanët të dalin në votime në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kancelari Ollaf Sholc e konfirmoi përkrahjen e tij për Ukrainën, e cila është e shkatërruar nga lufta.

Paris – Presidenti francez Emanuel Makron sot në Paris duhet ta presë homologun e tij amerikan, Xho Bajden si mysafir shtetëtor, njoftoi DPA.

Kopenhagë – Kryeministrja daneze Mete Frederiksen është sulmuar në qendër të Kopenhagës, kumtoi mbrëmë kabineti i saj.

Herson  – Sipas administratës pushtuese ruse, 19 persona janë vrarë në granatimet e Ukrainës ndaj një fshati të pushtuar në rajonin jugor Herson, njoftoi DPA.

Kopenhagë  – Liderët e dënuan ashpër sulmin ndaj kryeministres daneze Mete Frederiksen në sheshin qendror në Kopenhagë, duke shtuar valën alarmante të dhunës politike që trondit Evropën, njoftoi DPA.

Sidnej– Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Sidnei sot, pas së cilës u realizuan të paktën 13 operacione shpëtimi nga shërbimet australiane të urgjencës.

Pragë – Republika Çeke nuk ka ndërmend të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë dhe do të vazhdojë të trajnojë ushtarët ukrainas në bazat e saj, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Jana Çernohova.

Moskë - Ukraina ka sulmuar caqe ruse me gjithsej 25 drone ushtarake gjatë natës, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë dhe shtoi se një dron ka arritur thellë në territorin e Kaukazit rus.

Uashington - Katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë ose kritike pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në oborrin e një shtëpie në periferi të Denverit, në shtetin federal amerikan Kolorado.

Kopenhagë - Kabineti i kryeministres daneze Mete Frederisken sot kumtoi se i është ndrydhur qafa në sulmin e djeshëm nga një burrë në qendër të Kopenhagës.

Gazë - Katër pengj izraelitë, të rrëmbyer nga Hamasi, janë shpëtuar gjallë në operacionin në pjesën qendrore në Rrripin e Gazës, kumtoi armata izraelite.

Berlin - Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kros beson se kombëtarja e tij do të triumfojë në Kampionatin e ardhshëm evropian.

 

QËNDRONI TË LIDHUR