• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 15 gusht / 2025

Shkup - Zëvendës kryetarja e sapozgjedhur e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit  (KSHPK) Cveta Ristovska, tha se institucioni mbetet i përkushtuar ndaj obligimeve të veta ligjore, pa marrë parasysh ngjarjet aktuale lidhur me ish kryetaren Tatjana Dimitrovska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas seancës së sotme të KSHPK-së, Ristovska tha se organet kompetente tanimë po veprojnë për rastin, ndërsa Komisioni vazhdon me punën e vet.

Shkup - Ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska, e cila dje e shpalli kandidaturën e saj për kryetare të komunës Qendër si kandidate e “Të  pavarur së bashku”, njoftoi në profilin e saj në Fejsbuk se policia mbrëmë ka ngritur kallëzim penal kundër saj. "Pas 11 orëve që shpalla kandidaturën time për kryetar komune të komunës Qendër, policë trokitën në derën time. Mbrëmë në orën 20:30, dy policë më kërkuan që të më dorëzojnë kallëzim penal, por unë nuk isha në shtëpi. Këtë mëngjes shkova menjëherë të merrja Ftesën nga PTHP Shkup për të parë se për çfarë bëhej fjalë. Më ftojnë për një intervistë më 19 gusht. Nuk kam asgjë për të fshehur, kam ndërgjegje të pastër dhe nuk kam frikë nga asnjë kërcënim dhe goditje të ulëta dhe presione. Qëllimi im është një jetë dinjitoze në Qendër dhe beteja jonë së bashku me "Të pavarur së bashku" është një rezistencë kundër antivlerave të vendosura të korrupsionit dhe klientelizmit që na kanë çuar në këtë situatë", shkruan Ivanovska.

Shkup – PPRMV sot pasdite informon se duke pasur parasysh reagimin publik të Biljana Ivanovskës, ish kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e cila publikoi kandidaturën për kryetare të Qendrës dhe ka marrë thirrje për tu marrë në pyetje për kallëzim penal privat, prokurorja kompetente publike me telefon e ka kontaktuar Ivanovskën dhe i kanë dhënë mundësi që nëse dëshiron dhe nëse deklaratën në prokurorinë publike e ndjen si ndonjë formë të presionit, e njëjta të shtyhet deri në përfundimin e zgjedhjeve. Që të parandalohen çfarëdo lloj spekulimesh, Prokuroria njoftoi se në lëndë vepron prokurorja publike Adella Bojçeviq. 

Shkup - Në përgjithësi këto ditë kemi të paktën 20, ndërsa në disa vende deri në 30 zjarre në hapësirë të hapur, disa prej të tyre zakonisht janë zjarre pyjore. Në këtë moment, në territorin e vendit, deri më tani kemi pasur pesë zjarre në hapësirë të hapur, dy prej të cilave janë shuar plotësisht, tre janë aktivë, informoi pasditen e sotme në konferencën për shtyp, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov. Për zjarrin që me ditë po përhapet në territorin e vendit, konkretisht në "Jasen", ai tha se në një pjesë situata është shumë e keqe, djegia është intensifikuar me rritjen e temperaturave. Për zjarrin, autoritetet besojnë se sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga rrufeja, sepse siç sqaroi Angellovi, "kushdo që kishte një motiv për të vënë zjarr, do ta bënte atë më afër rrugës".

Shkup – Për shkak të një zjarri në afërsi të Jazhincës është mbyllur për komunikacion rruga Tetovë – Jazhincë në fshatin Rogaçevë, ndërsa është mbyllur edhe vendkalimi kufitar. “Në orën 15:15 aksi rrugor Tetovë – Jazhincë në fshatin Rogaçevë komunikacioni është ndërprerë, për shkaqe sigurie të shoferëve për shkak të zjarrit të zgjeruar në atarin e fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë, i cili është në afërsi të rrugës”, njoftoi sot pasdite Lidhja Automote e Maqedonisë. Informacionin e konfirmojnë edhe nga QMK dhe nga MPB, prej ku sqarojnë se është mbyllur edhe vendkalimi kufitar. 

Shkup - Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell do të mbizotërojë në ditët në vijim. Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) të dielën pasdite do të ketë raste të izoluara të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. "Në dy ditët e para të javës së re në disa vende do të ketë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për stuhi lokale me erëra të forta dhe raste të izoluara të breshrit", njofton DPHM.

Ankorixh – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergek Lavrov mbërriti në Alaska përpara takimit të sotëm midis presidentëve Donald Tramp dhe Vladimir Putin, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij. Lavrov, gjatë mbërritjes në hotelin në Ankorixh, mbante veshur një pulovër me mbishkrimin "BRSS" (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) dhe një jelek të zi. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Lavrov tha se pret vazhdimin e "komunikimit të mirë dhe të dobishëm" me delegacionin amerikan, duke vënë në dukje se ata kanë një qëndrim të qartë që do ta paraqesin në bisedime.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron sot zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi Pallati Elize. Ata ranë dakord të takohen përsëri pas samitit në Alaskë, ku do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri rus, Vladimir Putin.

Nju Delhi - Të paktën 176 persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut në Indi dhe Pakistan në 24 orët e fundit, kurse dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, kumtuan autoritetet lokale. Ekipet e shpëtimit evakuuan gati 1.600 njerëz nga zonat malore në dy vendet fqinje. Reshje të tilla të rrëmbyeshme dhe bubullima janë të zakonshme në rajonet Himalaje të Indisë dhe Pakistanit verior, ku shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke. Ekspertët thonë se stuhitë po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Bejrut - Ministri libanez i Drejtësisë, Adel Nasar, deklaroi se qeveria ka punuar një plan për çarmatosjen e "Hezbollahut" edhe para iniciativës së fundit të SHBA-së, njoftuan mediat lokale. Ai theksoi se çdo armë jashtë institucioneve shtetërore është jokushtetuese dhe e paligjshme, duke e quajtur këtë "fakt ligjor, e jo opinion". Në përgjigje të pohimit të "Hezbollahut" se dorëzimi i armëve është "vetëvrasje", Nasar tha se vetëvrasja e vërtetë janë vendimet e njëanshme që shkaktojnë konflikte vdekjeprurëse.

Kiev - Shtatmadhoria e Forcave të armatosura të Ukrainës konfirmoi se forcat ukrainase kanë kryer sulm ndaj një rafinerie nafte në qytetin Sizran, në zonën ruse Samara dhe ndaj një pike komanduese ruse në pjesën e pushtuar përkohësisht të rajonit të Donjeckut, njoftoi "Ukrinform". "Si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar kapacitetet ofensive ruse, sot, në orët e para të mëngjesit, njësitë e Operacioneve speciale, në koordinim me forcat e tjera të mbrojtjes, goditën disa objektiva të rëndësishme të pushtuesit rus, duke shkaktuar zjarre dhe shpërthime", njoftuan mediat ukrainase.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili nuk do të marrë pjesë në samitin amerikano-rus në Alaskë, deklaroi se pret një raport nga shërbimet e inteligjencës për përmbajtjen e bisedimeve. “Sot pres një raport nga shërbimet tona të inteligjencës mbi qëllimet aktuale të palës ruse dhe përgatitjet për takimin në Alaskë”, shkroi Zelenski në Telegram.Ai theksoi se qëllimi kryesor është që bisedimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump të hapin rrugën për një takim trepalësh, në të cilin ai vetë do të merrte pjesë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp, në deklaratë për gazetarët në aeroplanin "Er fors uan" në rrugë për në Alaskë, ku sot do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin, paralajmëroi se pret "diçka të dalë" nga bisedat. Tramp deklaroi se Putini konsideron se sulmet ndaj Ukrainës i japin epërsi në negociata, por, sipas tij, kjo e dëmton. Në takimin do të shqyrtohen edhe lëshimet eventuale territoriale, për të cilat, siç tha, vendimin duhet ta merr Ukraina.

Mançester - Futbollisti i Mançester Junajtedit, Xhejdon Sanço është para transferimit në Seria A. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Roma. Roma tashmë ka dërguar një ofertë huazimi deri te Mançester Junajtedi për reprezentuesin anglez. Sanço sezonin e kaluar ka qenë të Çellsi, por klubi londinez vendosi të mos e blejë kartonin e tij. Lojtari në "Old traford" mbërriti si një përforcim i madh dhe për të u pagua një shumë prej 85 milionë euro, por një kohë të gjatë nuk ka qenë në planet e stafit të trajnerëve të "Djajve të kuq".

QËNDRONI TË LIDHUR