• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/7 gusht/2025

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës nënshkroi marrëveshje për financimin e 40 projekteve kërkimore-shkencore me fakultetet shtetërore, institutet shkencore dhe ASHAM. "Nga këto, 15 projekte janë nga shkencat matematiko-natyrore, inxhinieri dhe teknologji, shkencat mjekësore dhe shëndetësore, si dhe shkencat bujqësore dhe veterinere. Po aq projekte janë nga shkencat shoqërore dhe humane.Për herë të parë këtë vit,10 projekte po financohen nga fusha sipas Strategjisë për Specializim Intelegjent, janë identifikuar si fusha me potencial të lartë inovativ, kërkimor dhe ekonomik: bujqësia intelegjente dhe ushqimi me vlerë të shtuar, teknologjitë e TIK-ut, industria elektromekanike dhe materialet e qëndrueshme dhe ndërtesat intelegjente", kumtoi MASH-i.

Shkup - Sot në ambientet e Medresesë “Isa Beu” në Shkup u zhvillua panel diskutim solemn dhe emocionalisht i fuqishëm i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën e arsimdashësve dhe të gjithë atyre që besojnë në drejtësinë institucionale dhe barazinë fetare e kombëtare në vend. Ky panel u mbajt në nder të miratimit historik nga Qeveria dhe Parlamenti rreth Ligjit për Medresenë i cili pas 35 vitesh padrejtësi më në fund i njeh Medresesë “Isa Beu” statusin e saj të merituar në sistemin shtetëror arsimor. Ky vendim rikthen dinjitetin e mohuar për dekada nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij institucioni të ndritur.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sot nënshkroi marrëveshje për ndërtimin dhe adaptimin e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve me tetë komuna. Lidhja e marrëveshjeve e dëshmon angazhimin e Ministrisë së resorit, e cila vazhdon me mbështetje të fuqishme ndaj komunave mbi zhvillimin e kapaciteteve për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, dhe me qëllim përmirësimin e qasjes dhe të cilësisë së shërbimeve kundrejt qytetarëve.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër tre personave të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale - Sulm ndaj  personit zyrtar gjatë kryerjes së çështjeve të sigurisë. Prokuroria Themelore Publike informon se tre bashkëautorë, së bashku me një fëmijë kundër të cilit do të zhvillohet procedurë adekuate konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, më 5 gusht në orët e mbrëmjes, në rrugën "Bosnjë e Hercegovinë" kanë sulmuar tre zyrtarë të policisë.

Shkup - Prej nesër deri më 13 gusht, sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat  në disa rajone mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, për këtë Ministria e Shëndetësisë sot bën apel për respektimin e  rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga tempertaurat e larta. Qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ambiente të freskëta, veçanërisht në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00, rekomandon Ministria, si dhe konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla. 

Gjenevë - Në korrik, Gaza ka regjistruar numrin më të lartë mujor të rasteve të kequshqyerjes akute tek fëmijët deri tani, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). OBSH-ja paralajmëron për rritjen e vdekjeve të lidhura me urinë në enklavën palestineze. "Në korrik, pothuajse 12.000 fëmijë nën moshën pesë vjeçare ishin diagnostikuar me kequshqyerje akute në Gazë, që është numri më i lartë i regjistruar për një muaj", deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Gebrejesus, në konferencën për mediat në selinë e organizatës në Gjenevë. 

Bruksel - Edhe pse numri i kamionëve me ndihmë humanitare që hyjnë në Gaza është në rritje, dërgesat ende janë më të vogla nga nivelet e kontraktuara mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, njoftuan mediat perëndimore, të cilët kanë pasur qasje në dokumentet e BE-së. Sipas dokumentit, mes 29 korrikut dhe 4 gushtit, 463 kamionë me ndihmë janë shkarkuar në vendkalimet drejt Gazës, sipas të dhënave të KB-së dhe organizatave partnere.

Bruksel - Ligji Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), një ligj kyç për mbrojtjen e pavarësisë së gazetarisë në BE, hyn në fuqi të premten, më 8 gusht. Qëllimi i ligjit është të mbrojë pavarësinë dhe pluralizmin e mediave, si nga ndërhyrja politike, ashtu edhe nga ndikimi i grupeve të mëdha private. Fokusi është te problemet siç janë përqendrimi i pronësisë në sektorin mediatik, presioni ndaj redaksive përmes kontratave të reklamimit, si dhe kontrolli politik mbi shërbimet publike.

Londër - Ushtria amerikane ka dorëzuar fluturimet e inteligjenës drejt Rripit të Gazës një kompanie private amerikane që të vazhdojl t'i pranojë informacionet e inteligjencës që ajo i dorëzon në Izrael, sepse nuk ka në dispozicion aeroplanë të Forcave mbretërore të aviacionit, publikoi gazeta britanike "Tajms". Qeveria britanike ka pranuar në muajt e kaluar se zbaton mbikëqyrje ajrore dhe grumbullim të informacioneve të inteligjencës në Gaza "me qëllimin e vetëm të ndihmojë në zbatimin e pengjeve izraelite", të marra nga hamasi gjatë sulmit më 7 tetor të vitit 2023.

Moskë - Presidentët e Rusisë dhe Emirateve të bashkuara Arabe (EBA), Vlladimir Putin dhe sheiku Mohamed bin Zajed al-Nahjan, sot në kremlin biseduan për bashkëpunimin bilateral me fokus të posaçëm në bashkëpunimin ekonomik dhe zbatimin e projekteve konkrete investuese dhe të transportit, por edhe për çështje aktuale ndërkombëtare. Është planifikaur të nënshkruhen një sërë dokumentesh bilaterale që kanë të bëjnë me fushën e investimeve dhe transportit. Liderët i kushtuan vëmendje të posaçme çështjeve aktuale ndërkombëtare, duke e përfshirë situatën në Lindjen e Afërt dhe konfliktin izraelito-palestinez.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se Emirate e Bashkuara Arabe janë një nga lokacionet e mundshme për takimin e tij të paralajmëruar me presidentin amerikan Donald Tramp, por se për këtë ende nuk është marrë vendim. Ai theksoi s dy palët kanë treguar interesim për samitin e Rusisë dhe të SHBA-së, duke shtuar se Rusia ka shumë miq të gatshëm që të ndihmojnë në organizimin e takimit të tij meTrampin. Putini tha se nuk është kundër takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, duke thënë se një takim i tillë është i mundur, por se edhe duhet të krijohen kushte për të.

Detroid - Kompania "Ford" kumtoi se doganat amerikane për automjete të importuara, si dhe për çelikun dhe aluminin, me siguri do t'i kushtojnë shumë më tepër se që është pritur kur bëhet fjalë për projektimet për shpenzimet për këtë vit. Aksionet e këtij prodhuesi të automobilave shënuan rënie për rreth tre për qind.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi, deklaroi sot se është e rëndësishme që vendet e Lindjes së Mesme t'i bashkohen "Marrëveshjes së Abrahamit" dhe theksoi se kjo do të sjellë paqe në rajon. "Tani që arsenali bërthamor që Irani ka "krijuar" është plotësisht gati, për mua është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet e Lindjes së Mesme t'i bashkohen "Marrëveshjes së Abrahamit", ka shkruar Trampi në një postim në rrjetet sociale.

QËNDRONI TË LIDHUR