15:00/12 korrik/2025/
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër do ta presë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në vendin tonë.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte do t'u drejtohet të pranishmëve dhe do ta shpallë të hapur edicionin e 65-të të Festivalit ndërkombëtar "Vera e Ohrit".
Ohër - Nuk pres nga fqinji ynë lindor edhe të dërgojë porosi tjetër. Ata, para europartnerëve tanë dhe partnerëve në NATO duhet të reflektojnë retorikë me të cilën do të na akuzojnë ne, se jemi ata, ndërsa në thelb bota dhe Evropa panë se cili ishte qëllimi i politikanëve bullgarë.
Ohër - Kryeministri Hristian Mickoski, së bashku me ministrat e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, dhe të Transportit, Aleksandar Nikollovski, kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, si dhe deputetët e Kuvendit, e promovuan rikonstruimin e Muzeut në ujë në Ohër, së bashku me lagjen e sjtyllave në Gjirin e eshtrave afër lokacionit Gradishte në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Ohër - Kemi informacione dhe dyshime, sidomos se ajo që po ndodh në Shkup është aksion i organizuar, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta di diçka në lidhje me spekulimet në opinion se një funksionar i BDIsë është i implikuar në djegien e zjarreve në vend.
Ohër - Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Ohër - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, gjatë vizitës së sotme në lagjen e rikonstruuar të shtyllave në GJirin e eshtrave në Ohër, shprehi kënaqësi nga rezultatet e realizuara në turizëm në pesë muajt e parë të këtij viti.
Ohër - Kryeministri Hristian Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Muzeun e rinovuar mbi Ujë në Gjirin e Kockave në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, dha qëndrimin e tij lidhur me çmimet blerëse të rrushit dhe situatën në sektorin e vreshtarisë.
Shkup - Ministria e Transformimit Digjital informon se aplikimi elektronik për caktim të terminit për nxjerrje të dokumenteve personale sërish është i kapshëm përmes portalit nacional për e-shërbime uslugi.gov.mk.
Shkup - Fondi për Sigurim Shëndetësor kthehet në konceptin e vjetër dhe atë nuk ka do ta drejtojnë dy drejtorë, por një.
Shkup - Gjithsej gjashtë, në vend të tre tentimeve për fertilizim të ndihmuar biomjekësor (FNB) so të mundësohen në barrë të Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH) për familjet të cilat tentojnë të kenë trashëgimtarë. Kjo, siç kumtuan sot drejtorët e përgjithshëm të Fondit, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov është një prej ndryshimeve ligjore të miratuara më 10 korrik të këtij viti në Kuvend.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se pas incidentit të djeshëm në Komunën e Çairit, në bazë të njohurive operative dhe vlerësimit të sigurisë përgatitur nga Agjencia për siguri nacionale (ASN), është sjellë vendim për caktim të masave 24-orëshe për sigurim të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër dy personave për veprën penale "dhunë". I dyshuari i parë dje është kërcënuar edhe fizikisht e ka sulmiuar kryetaren e Shkupit, e cila së bashku me të punonjësit në shërbimet e qytetit, me denoncim paraprak, kanë dalë që të kryejnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në një objekt ilegal në ndërtim në rrugën "Sevastopollska". Ai, siç thekson, është prezantuar si pronar i objektit në ndërtim, kështu ka filluar da ofendojë rëndë, ta kërcënojë, pas së cilës edhe e ka sulmuar fizikisht.
Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar më shumë urdhra për hetimin e pasojave nga zjarri që ka ndodh më 9 korrik në mbeturinat në Vizbeg, ndërsa në procedurën parahetuese janë përfshirë persona profesionist nga më shumë sfida. Hetohen dyshime për vepër penale dhe rrezikim të mjedisit jetësor me materie mbeturinash.
Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 38 zjarre, tre prej të mcilave aktive, pesë janë vendosur nën kontroll dhe 30 janë shuar.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup - Në pikën kufitare Tabanoc vërehet frekuencë e rritur e autmjeteve, ndërsa koha e pritjen është rreth 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Ohër - Me një gala koncert nga pianistja amerikane me një karrierë të shkëlqyer artistike, Kler Huagçi, e shoqëruar nga Orkestra Filarmonike e Maqedonisë nën dirigjimin e maestro Edvin Outuater, sonte në Teatrin Antik do të hapet edicioni i 65-të i këtij viti i ngjarjes më të madhe dhe më të famshme muzikore dhe skenike në vend, festivali "Vera e Ohrit".
Shkup - Mot me diell dhe më nxehtl me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 29 deri në 36 gradë.
Shkup - Shtëpia mediatike "Al Xhazira Ballkans" sot edhe tyrtarisht ka ndaluar me punë, ndërsa lajmet e fundit janë transmetuar në ora 12. Në vetë fundin e lajmeve, moderatorja konfirmoi se këto janë lajmet e fundit të AJB.
Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se për Turqinë hapet faqe e re e historisë, pasi që një ditë më parë një fraksion më i vogël i Partisë punëtore kurde (PKK) i dorëzoi armët.
Nju-Delhi - Një raport paraprak mbi rrëzimin e aeroplanit të Er India që shkaktkoi vdekjen e 260 personave muajin e kaluar zbuloi se tre sekonda pas ngritjes, çelësat e karburantit të motorit kaluan nga pozicioni "i ndezur" në "të fikur", duke i privuar motorët nga karburanti.