15:00/ 7 qershor/ 2025
Shkup - Të lënduarit në tragjedinë e Koçanit dhe familjet e tyre nga e hëna në linjën direkte telefonike - 070 355 526 të hapur nga Qeveria do të mund të përcjellin kërkesat dhe nevojat e tyre. "Vendosim një linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, e cila do të menaxhohet nga Zyra e Kryeministrit dhe do të jetë aktive nga e hëna, më 09.06 dhe do funksionojë pa ndërprerje që të jetë e qasshme për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Ky numër telefoni është një kanal i ri për komunikim të drejtpërdrejtë me të lënduarit dhe familjet e tyre", tha në konferencën për media, zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva. Ajo shtoi se në fazën e parë i ftojnë të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre të paraqesin kërkesat, propozimet dhe nevojat konkrete që kanë.
Shkup – Ngritja e vetëdijes së faktorëve në vendimmarrje dhe veprimi për sigurinë e njerëzve gjatë sezonit të verës, ishte qëllimi i tryezës së sotme të rrumbullakët “Verë turistike e sigurt në Ballkan 2025” që u mbajt në Shkup nën patronatin e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Maqedoni. Sekretari i përgjithshëm i KOSM, Goce Dellçev Todev në konferencë për media theksoi që shoferët të jenë të kujdesshëm në sinjalizimin në rrugë, sepse, siç tha, në disa seksione ka shenja të vjetra, ndërsa ka rregulla të reja për shfrytëzim të atyre seksioneve. Ai e theksoi nevojën e sjelljes korrekte dhe me përgjegjësi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe udhëtarëve të huaj të cilët do të kalojnë transit në shtet gjatë sezonit turistik të verës.
Shkup - Më 14 dhe 15 qershor 2025, në ora 11:00, në Parkun Avionçe – Lisiçe e Re, komuna e Aerodromit, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe në organizim të shoqatës “Tradita jonë, e ardhmja jonë”, do të mbahet ngjarja “NGA FUSHA NË TRYEZË– GJITHÇKA NGA KOMUNA JONË”. Kjo ngjarje është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për mbështetje të prodhuesve vendorë dhe për promovimin e produkteve cilësore bujqësore, informojnë nga MBPEU. Ngjarja ka për qëllim të krijojë lidhje të drejtpërdrejtë mes prodhuesve bujqësorë dhe qytetarëve, të promovojë ushqimin cilësor vendor të prodhuar në tokën maqedonase, si dhe të mbështesë zhvillimin e mjediseve rurale dhe turizmit rural.
Shkup – Në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ka ndodhur dje, rreth orës 16:20, në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, ndërroi jetë një vajzë 19-vjeçare. “Një automjet ‘bmv’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga 22-vjeçarja M.Xh. nga fshati Semenishtë, Komuna Saraj, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Në aksident lëndime të rënda në trup ka marrë bashkudhëtarja V.M. (19) nga fshati Semenishtë, e cila ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, ku në orën 17:40 mjeku ka konstatuar vdekjen”, njoftoi sot MPB. Lëndime në trup kanë marrë edhe bashkudhëtaret A.M. (21), A.M. (21) dhe R.M. (24), të gjitha nga fshati Semenishtë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
Shkup- Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për nesër parashikon mot shumë të nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 26 deri në 38 gradë Celsius. Nga e hëna do të fryjë erë e mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat ditore do të ulen në 3 deri 5 gradë. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për mot jostabil lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Ankara – Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memishogllu, njoftoi se 14.372 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të mara gjatë prerjes së kurbaneve në ditën e parë të Bajramit të Kurbanit. Sipas ministrit Memishogllu, i cili i publikoi numrat në rrjetet sociale, raportime për lëndime janë regjistruar në secilën nga 81 zonat në Turqi. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Ankara - 1.049 të lënduar, Stamboll - 753, Konja - 655, Gaziantep – 634 dhe Manisa - 572. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që prerjen e kurbaneve tua lënë profesionistëve, duke e theksuar rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të sigurisë për parandalimin e lëndimeve.
Harkov– Të paktën tre persona u vranë në një sulm rus ndaj qytetit të dytë ukrainas për nga madhësia Harkov, dhe sipas kryetarit Ihor Terehov, ai ishte sulmi më i vështirë që nga fillimi i luftës, me afro 60 shpërthime të cilat jehuan në qytet për një orë e gjysmë. Ai shtoi se është regjistruar edhe dëm në 18 ndërtesa banesore dhe 13 shtëpi private. Terehov tha se 17 persona janë plagosur në sulm. Një sulm brutal rus është duke u zhvilluar ndaj Harkovit. Gjatë katër orëve të fundit, qyteti i Harkovit ka qenë nën sulmin më të rëndë që nga fillimi i luftës. Rusët kanë qëlluar me bomba të drejtuara, raketa dhe dronë në zonat e banuara në të gjithë qytetin. Të paktën 60 shpërthime janë regjistruar, ndërsa njerëz janë bllokuar nën rrënoja në disa vende, raportuan mediat ukrainase.
Uashington – Gjykata e Apelit të SHBA-së i lejoi presidentit Donald Tramp që ta kufizojë qasjen e gazetarëve të Asoshiejted Pres në disa ngjarje në Shtëpinë e Bardhë. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë u ndaloi gazetarëve të AP që të marrin pjesë në ngjarje në Dhomën Ovale dhe të qëndrojnë në aeroplanin “Er Fors Uan” për shkak të politikës redaktuese të agjencisë së lajmeve, më saktë kontestit rreth emrit të Gjirit të Meksikës, të cilin Trampi e riemëroi në Gjiri i Meksikës. AP ka paditur tre ndihmës të lartë të Trampit, duke thënë se kufizimet e shkelin garancinë për lirinë e fjalës së Kushtetutës së SHBA-së. Më 8 prill, gjykatësi i qarkut të SHBA-së, Trevor Mekfaden e shfuqizoi urdhrin e Shtëpisë së Bardhë.
Los Anxhelos – Policia u përlesh me demonstruesit në qendrën e Los Anxhelosit, mbrëmë në fund të ditës së masave federale kundër emigrantëve në të cilat ishin arrestuar dhjetëra njerëz përgjatë gjithë qytetit. Një video nga ngjarjet tregon si policia është rreshtuar në rrugë në qendrën e Los Anxhelosit, duke mbajtur shufra dhe gaz lotsjellës, duke u përballur me demonstruesit. Në fillim të konfrontimit, disa demonstrues hidhnin copë betoni ndaj policëve, ndera policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe spërkatës me biber. Nëpunësit e policisë, gjithashtu, përdorën shok bomba. Nuk është e qartë nëse ka pasur arrestime.
Bangkok – Tajlanda e rriti praninë e saj ushtarake në kufirin kontestues me Kamboxhian si përgjigje e rritjes së numrit të ushtarëve nga ana tjetër, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes së Tajlandës. Tajlanda dhe Kamboxhia e rrisin praninë e forcave në kufirin kontestues pas përleshjeve në maj, deklaroi ministri tajlandez. Tensionet mes të dyja vendeve nga Azia Juglindore u rritën pasi një ushtar kamboxhian ishte vrarë më 28 maj në të shtënat në zonën e kontestuar kufitare. Në ditët në vijim, autoritetet shkëmbyen me kujdes deklarata të formuluara me të cilat u angazhuan në dialog. Por, ministri Fumtam Veçajaçai, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Tajlandës, tha se në bisedimet dypalëshe të mbajtura të ënjtjen, Kamboxhia i ka hedhur poshtë propozimet të cilat mund të ulnin tensionet.
Tiranë – Tifozët serb nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Shqipërisë sonte në Tiranë. Siguria do të jetë në nivelin më të lartë. Rrugët pranë stadiumit do të jenë të mbyllura. Sipas kryetarit të Federatës së Shqipërisë në futboll, Armand Duka, ndalimi i tifozëve serbë do të "ndihmojë në krijimin e një atmosfere më të qetë". Herën e fundit që Shqipëria priti Serbinë ka qenë në vitin 2015. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të mysafirëve. Tifozëve serbë iu ndalua hyrja në stadium. Në Grupin K të turneut kualifikues të Kupës së botës 2026, Shqipëria ka tre pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë.
Oslo – Pas humbjes ndaj Norvegjisë (0:3) në ndeshjen kualifikuese të Kupës së botës në vitin 2026, trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti ka si qëllim të flasë me kryetarin e federatës kombëtare, Gabriele Gravina për të ardhmen e tij me reprezentacionin. "Ai më dha mundësinë të bëhem trajner dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë, ndërsa më pas ai mund ai të vendosë. Për momentin duhet të mendoj për ndeshjen e radhës dhe pastaj do të flas me Gravinën për të ardhmen time si trajner”, tha Spaleti për "Sky sport". Italia e cila luajti ndeshjen e saj të parë të turneut kualifikues të Kupës së botës 2026 është në vendin e katërt në Grupin I. Më 9 qershor, italianët do të luajnë kundër Moldavisë në shtëpi. Kombëtarja italiane lëshoi Kupën e botës në vitin 2022 pasi humbjes ndaj Maqedonisë në gjysmëfinalen në balotazh.
Napoli – Mesfushori i Napolit, Viktor Osimen, ka pranuar ofertën nga Al-Hilal, bën trë ditur gazetari Xhanluka Di Marcio. Klubi saudit e ka rritur ofertën për nigerianin 26-vjeçar në 70 milionë euro, por Napoli vazhdon të kërkojë të paktën 75 milionë euro. Osimeni luajti për Galatasarain si huazim në sezonin 2024/25. Sulmuesi shënoi 37 gola dhe 8 asiste në gjithsej 41 ndeshje në të gjitha garat.
Munih – Superylli i futbollit, Kristiano Ronaldo, deklaroi se nuk do të dalë në pension së shpejti. "Unë jetoj në të tashmen. Nuk më kanë mbetur shumë vite futboll, por po e shijoj momentin. Ende nuk do të dal në pension. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj të luaj për aq kohë sa më pëlqen", citon Ronaldon, gazetari Fabricio Romano. Katërdhjetë vjeçari Ronaldo është fitues i pesëfishtë i Ligës së kampionëve, tre herë kampion i Anglisë, dy herë kampion i Spanjës dhe Italisë. Në nivel klubesh, ai ka luajtur për Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtedin, Real Madridin, Juventusin dhe Al-Nasrin.