• e shtunë, 18 maj 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 9 maj/ 2024

Shkup - Votuesit e Maqedonisë mbrëmë kanë zgjedhur presidenten e shtetit dhe 120 deputetë në shtëpinë ligjvënëse. I urojë fituesit për suksesin e tyre, ndërsa qytetarët dhe institucionet për zgjedhjet e qeta dhe demokratike. Qeveria e re ka ka mjaftueshëm vota dhe mbështetje nga qytetarët për të vazhduar reformat evropiane, por për tu mos u larguar nga rruga e integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal, diçka që u promovua dhe u premtua publikisht prej tyre në disa raste. Ne, si socialdemokratë, si politikanë përparimtarë dhe parimorë, lëmë pas një shtet më të mirë se ai që gjetëm, por jo mjaftueshëm të mirë për pritjet e qytetarëve", ka shkruar zëvendëskryeministri Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk. Ai shtoi se LSDM-ja si opozitë do të jetë përsëri këtu për nevojat e zhvillimit, për të iniciuar por edhe për të mbështetur atë që u nevojitet qytetarëve.

Shkup - Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot në profilin e saj në Fejbuk  njoftoi se tërhiqet nga funksioni i kryetares së forumit të grave të LSDM-së. Ajo theksoi se po tërhiqet nga strukturat partiake tërhiqet plotësisht e përgjegjshme dhe e vetëdijshme, me sigurinë se nuk e ka tradhtuar besimin që i është dhënë. "Me ditën e djeshme të zgjedhjeve treguam se jetojmë në një shtet demokratik ku fuqia është  e popullit! Ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të cilët dje dolët dhe e dhatë voton tuaj për ndryshime në mënyrën tuaj! Në mandatin tonë si Lidhje Socialdemokrate  e Maqedonisë, askënd nuk lamë vetë, miratuam masa dhe ligje që u ndihmojnë të gjithë qytetarëve", theksoi Trençevska. 

Shkup - Profesoresha universitare Gordana Jankullovska - Davkova do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë. Siljanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE në rrethin e djeshëm të dytë të Zgjehdjeve presidenciale, e mposhti presidentin e deritanishëm, Stevo pendarovski. Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, Siljanovska-Davkova fitoi 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërkandidati i saj Pendarovski nga LSDM 251.541 (29,25%).

Shkup - Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski do ta caktojë seancën për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova pas marrjes së raportit nga KSHZ-ja për rezultatet përfundimtare nga raundi i dytë i djeshëm i zgjedhjeve presidenciale, informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.  Afati i fundit kur KSHZ duhet ta dorëzojë raportin është deri të premten në orën 19. Pasi të merr raportin, Mitreski do ta caktojë seancën inauguruese e cila do të mbahet më 12 maj (e diel) në orën 12. Gordana Siljanovska Davkova para deputetëve të përbërjes së vjetër duhet të japë deklaratë solemne kur edhe fillon të rrjedhë mandati.

Shkup - Gjithsej 22 raste të reja të kollës së mirë janë raportuar në vend nga data 26 prill deri më 2 maj. Shumica e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup - 15, pastaj në kuadër të epidemisë në Kumanovë - dy, ndërsa rastet janë raportuar edhe në Prilep - dy, Kërçovë - një dhe dy rastet e para në Krushevë. Nga 22 rastet e reja, katër janë shtruar në spital, njoftojnë nga Instituti i Shëndet Publik (ISHP) në raportin e fundit publikuar pasditen e sotme. Deri më 2 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 538 raste të kollës së mirë. Kjo paraqet rritje të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin në periudhën e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cilëson vendimin e Komisionit për sigurimin e autopërgjegjësisë si jo përkrahës për mirëqenien e biznesit dhe ekonomisë. Shumë biznese duhet të mbështeten në përdorimin e automjeteve për të kryer aktivitetet e tyre, si transporti i mallrave, shërbimeve ose punonjësve. Çmimet më të larta të polisave të sigurimit të makinave mund të kenë efekte më të gjera makroekonomike duke ulur besimin dhe shpenzimet e konsumatorëve, të cilat janë shtytës thelbësor i rritjes ekonomike.

Shkup -  Me vendosjen e luleve të freskëta para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit", si dhe në varrezat partizane në Butel, sot u shënua Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës - 9 Maj. Ambasadori evropian Dejvid Gir, së bashku me delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, sot para pllajës së Qeverisë e shënuan Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës duke vendosur lule të freskëta para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit".

Shkup - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshohen, kumtoi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 1,223 den/kg dhe tani është 44,609 denarë den/kg.

Shkup - Moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në pjesët jugore reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa ditët në vijim pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura ditore do të jetë në rritje. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Sidomos pasdite dhe në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura të shiut, shkarkime të forta elektrike, erë të përforcuar dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 16 deri në 25 gradë Celsius.

Athinë - Presim që t'i shohim deklaratat e Qeverisë së re, sapo të formohet dhe japë betimin dhe këtu jemi të komentojmë gjithçka tjetër, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Pavllos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina lidhur me pritjet e Greqisë nga Qeveria e re te ne. Marinakis theksoi se dukshëm nuk mund t'i komentojnë zgjedhjet dhe rezultatet në vende të tjera dhe se respektohet vendimi i qytetarëve, por edhe theksoi se duhet të pritet "të shohim çka do të thotë pas zgjedhjeve qeveria që do të dalë nga procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut". 

Athinë - Shpresë se Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së nuk do të bëjë ndryshime në politikën e jashtme, por edhe se vendi do ta vazhdojë rrugën e tij evropiane, shprehu shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në intervistën për radion greke "Skaj", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, duke folur për zgjedhjet e djeshme te ne, tha se nga afër e ndjekin zhvillimin e ngjarjeve dhe theksoi se janë të gatshëm për të gjitha skenarët.

Bruksel - Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji, i ka uruar fitoren VMRO-DPMNE-së  në zgjedhjet e djeshme parlamentare liderit të partisë Hristijan Mickoski.  "Urime për fitoren bindëse. Jemi të gatshëm të punojmë së bashku për ngritjen e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në një nivel tjetër", theksoi Varheji në urimin drejtuar Mickoskit të publikuar në platformën Iks. Paraprakisht, Varheji ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren e saj në zgjedhjet e djeshme presidenciale.

Bruksel - Partia konservatore VMRO-DPMNE në Maqedoni të Veriut duhet të kthehret në pushtet pas shtatë viteve, duke shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe presidenciale, thekson portali nga Brukseli "Politiko" në shkrimin për rezultatet zgjedhore. "Epilogu i këtillë pritet plotësisht ta komplikojë ambicien shumëvjeçare të Maqedonisë së Veriut për inkuadrim në Bashkimin Evropian, si dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët bullgarë dhe grekë, vlerëson portali. Në tekst ceket se edhe pse ka korrur fitore bindëse, konservatorët do të duhet të formojnë koalicion për të siguruar shumicë në Parlamentin 120-anëtarësh, sepse sipas rezultateve filelstare, kanë 59 deputetë.

Moskë- Presidenti rus Vladimir Putini sot e akuzoi Perëndimin se rrezikon një konflikt global dhe tha se askush nuk do të lejohet të kërcënojë fuqinë më të madhe bërthamore në botë, duke e shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ndërsa trupat ruse përparojnë kundër forcave ukrainase, të cilat mbështeten nga Perëndimi, Putini i akuzoi elitat "arrogante" perëndimore se kanë harruar rolin vendimtar që Bashkimi Sovjetik e luajti në mposhtjen e Gjermanisë naziste dhe nxitjen e konflikteve në mbarë botën, raportoi Hina. "E dimë se në çfarë çon mospërmbajtja në qëllime të tilla. Rusia do të bëjë gjithçka që të parandalohet një konflikt global, tha Putini në Sheshin e Kuq pasi Ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu bëri kontroll të forcave të rreshtuara të shumta.

Dublin - Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Malta po мендојнч  та нјохин shtetiн palestinez më 21 maj, njoftoi televizioni shtetëror irlandez.RTA njuz mbrëmë raportoi se po intesifikohen bisedimet midis Dublinit, Madridit, Lubjanës dhe Valetës për njohjen e përbashkët të mundshme të shtetësisë palestineze. Televizioni irlandez pretendon se ato vende presin votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 10 maj, i cili mund të rezultojë në hapjen e rrugës së Palestinës për anëtarësim  në organizatë.  Katër vendet në një deklaratë të përbashkët më 22 mars theksojnë se kishin rënë dakord për hapin e parë drejt njohjes së Palestinës.

Jerusalem - Ministri izraelit i ekstremit të djathtë për siguri nacionale Itamar Ben Gvir në X publikoi se "Hamasi e do Bajdenin", një ditë pasi presidenti amerikan tha se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë që vendi mund të përdorë për të sulmuar Rafahn. Në intervistën për Si-En-En, Bajden tha dje se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe se do të furnizojë atë me raketa dhe armë të tjera mbrojtëse, por jo me artileri dhe armë tjera, mjete dhe granata, nëse janë përdorues më parë, derisa ushtria izraelite "shkon" në Rafah.

Uashington - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat presidencial gjithnjë e më i mundshëm republikan për zgjedhjet në nëntor, Donald Trampi, ka kritikuar presidentin aktual Xhozef  Bajdenin për kushtëzimin e dërgesave të armëve dhe mbështetjen e  Izraelit me përmbajtje nga një "pushtim i plotë" i  Rafës. Tramp e akuzoi Bajdenin se është në anën e ekstremistit palestinez Hamas, raportuan sot mediat izraelite.  Trampi në rrjetet sociale ka shkruar se "Krimineli Xho është në anën e terroristëve", duke aluduar në Hamasin dhe deklaroi se Bajdeni "anon në turmat radikale që kanë pushtuar kampuset sepse donatorët e tij po i financojnë"

Los Angjelos - Mbi një muaj pasi që ishte akuzuar për dhunim dhe maltretim fizik nga ish-e dashura Dafne Xhoj Narvaez - derisa ishin të lidhur në vitin 2011, reperi Kurtis Xhekson, i njohur si Fifti Sent, tani e paditë për shpifje. Parashtresa e 6 majit thekson se akuzat publike për keqpërdorim të hapësirës së internetit të Narvaezit në mars dalin nga tentimi i Xheksonit për të marrë kujdestari të plotë ndaj djalit të tyre 11-vjeçar Sajr, pasi që reperi kuptoi se është emëruar si një nga punëtoret e seksit në padinë e Rodni Xhons kundër Xhon Kombs - "Pi Didi". Narvaez i mohoi ato lidhje me Kombs.

Madrid- Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinisius pas kualifikimit të mbrëmshëm në finalet e Ligës së kampionëve ka vlerësuar se suksesi i Klubit mbretëror në skenën evropiane është falë kohezionit dhe përkushtimit të lojtarëve dhe tifozëve. Reali kaloi në finalen e "Uemblit" pas një kthese dramatike në ndeshjen kthyese gjysmëfinale kundër Bajernit, duke eliminuar gjigantin gjerman me dy gola në fund (2-1) të ndeshjes në "Santiago Bernabeu". "Kur luajmë në shtëpi, kemi ndjenjën se asgjë nuk është e pamundur. Kjo është për shkak të unitetit të grupit tonë dhe kjo bënë diferencën me ekipet tjera", deklaroi Vinisius pas ndeshjes.

Mançester -  Mesfushori i Kristal Palasit, Majkëll Olise do të mund ta vazhdojë karrierën te Mançester Junajterd, shkruan sot "San". Sipas burimit, "djajtë e kuq" janë gati të paguajnë rreth 70 milionë euro për francezin 22-vjeçar. Për shërbimet e Olyses janë të interesuar edhe Aston Villa dhe Arsenali. Këtë sezon Olise luajti në 17 ndeshje në Premierligë, duke shënuar nëntë gola, ndërsa shtoi edhe katër asistime. Portali Transfermarkt e vlerëson vlerën e lojtarit në 50 milionë euro.

Londër - Nga dy futbollistë nga Mançester Siti dhe Arsenali dhe nga një nga Liverpulli, Aston Villa, Njukasëll dhe Çellsi ishin në listën e të nominuarve për çmimin "lojtar i sezonit", të cilën sot e shpalli Premier Liga. Ndër të nominuarit nga kampioni aktual Mançester Siti janë fituesi i çmimit të vitit të kaluar Erling Haland dhe bashkëlojtari i tij Fil Foden. Arsenalin e përfaqësojnë kapiteni Martin Odegard, si dhe përforcimi i ri Deklan Rajs. Për çmimin prestigjioz konkurojnë edhe mesfushori i Çellsit, Kol Palmer, si dhe Aleksander Isak nga Njukasëll dhe Oli Uotkins nga Aston Villa.

QËNDRONI TË LIDHUR