• e shtunë, 23 nëntor 2024
MIA Flesh

9:00/7 maj/2024/

Shkup - Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 1.999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë - 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes. Për raportim të zgjedhjeve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 66 gazetarë të huaj.

Shkup - Në prag të zgjedhjeve të dyfishta - raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (8 maj), sot në vend do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votojnë edhe të burgosurit, personat në paraburgim dhe në bashkësi jashtëmartesore, si dhe dy persona të zhvendosur.

Shkup - Sot në Shkup do të mbahet manifestimi qendror i 7 majit - Ditës së policisë së Maqedonisë.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme dhe kushte për bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri 27 gradë Celsius. 

Zagreb  - Kryetari i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe i qeverisë teknike, Andrej Plenkoviçi pas seancës së kryesisë së partisë deklaroi se ka më shumë se 76 deputetë që janë të gatshëm ta mbështesin.

Bruksel - Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Kroacisë për ndarjen e 25 milionë euro ndihmë shtetërore për mbështetjen e zgjerimit të terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat Kërk.

Bruksel - Përfaqësimi i grave në pozita drejtuese dhe fuqizimi i tyre ekonomik, pavarësia financiare dhe barazia do të jenë temat kryesore të mbledhjes së Këshillit për Punë, Politikë Sociale, Shëndetësi dhe Çështje të Konsumatorit në nivel të ministrave përgjegjës për barazinë gjinore.

Jerusalem - Izraeli mbrëmë bëri të ditur se do të dërgojë një delegacion në negociatat ndërmjetësuese me Hamasin, pasi organizata militante palestineze pranoi propozimin e Katarit dhe Egjiptit për armëpushim, derisa  vazhdon me operacionet në Rafah me qëllim që "të kryejë presion ushtarak" mbi palestinezët.

Gazë - Tanke dhe forca izraelite hynë në qytetin Rafah, në jug të Gazës, ku arritën rreth 200 metra larg kufirit me Egjiptin, lajmëruan zyrtarët palestinezë dhe egjiptianë të cilët kërkuan të mbeten anonim, transmetojnë mediumet amerikane.

Tel-Aviv - Forcat izraelite (IDF) vendosën kontroll ndaj anës palestineze të vendkalimit kufitar Rafah, që ndodhet në kufirin e Rripit të Gazës me Egjiptin, lajmëruan mediumet britanike, duke iu referuar kumtesës së radios së Armatës izraelite.

Bejrut - Grupi libanez Hezbollah njoftoi se ka kryer sulm me dron ndaj pozicionit ushtarak izraelit pranë qytetit verior Metula. Armata izraelite më vonë konfirmoi se në sulmin jetën e kanë humbur dy ushtarë. 

Rafah - Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka paralajmëruar se 600.000 fëmijë në Rafah nuk kanë ku të shkojnë për të qenë të sigurt në rast të një sulmi izraelit dhe shpërngulje të detyrueshme në qytetin në jug të zonës së bllokuar të Rripit të Gazës.

Nju-Jork - Çmimi prestigjioz për gazetari, Pulicer, i është ndarë mediumit hulumtues "Pro Publica" për raportim "inovativ" për atë se si miliarderët i kanë "përfituar" gjykatësit e Gjykatës supreme të SHBA-së me dhurata dhe sigurim të udhëtimeve. Agjencia Asoshiejted pres është shpërblyer në kategorinë foto-reportazhë për raportim për emigracioni në SHBA përmes Amerikës Latine.

Londër - Trajneri i Mançester junajtedit, Erik ten Hagu, është përqendruar në humbjen e mbrëmshme të lartë në Londër nga Kristal Palasi.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR