• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 16 shtator/ 2025

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë, Ola Solstrom. Për presidenten, siç ceket në kumtesën nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, dy shtetet i lidhë miqësia tradicionale dhe e sinqertë, ndërsa nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993, në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie partneriteti. Sipas saj, afërsia dhe besimi këtë vit morën dimension plotësues me solidaritetin dhe ndihmën që Suedia e ofron pas tragjedisë në Koçan, për çka shprehi falënderim në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Siljanovska-Davkova i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses ambasadores Hricova në kryerjen e misionit diplomatik, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim. Bashkëbisedueset, siç informon Kabineti i presidentes, rikujtuan se të dy vendet i bashkon trashëgimia e vëllezërve të shenjtë Ciril dhe Metodi, si dhe tre dekada marrëdhënie miqësore.

Shkup - Zgjedhjet e ardhshme lokale në vend, ngjarjet dhe iniciativat rajonale, si dhe ngjarjet gjeopolitike në Evropë dhe botë, ishin vetëm disa nga temat e takimit të sotëm midis kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, dhe ambasadorit të Hungarisë, Andrash Klein. Siç informoi Kabineti i Gashit, bashkëbisduaesit u zotuan për intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit në nivel parlamentar në të gjitha nivelet. 

Shkup - Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot në SHF "Zhivko Brajkovski" në komunën e Butelit organizuan ngjarje përfundimtare nga projekti dyvjeçar "Ndërtojmë ura të reja" qëllimi i së cilës është arsimi i integruar dhe bashkëpunimi ndërkulturor mes të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme. Projekti është vazhdim i aktiviteteve të mëparshme të Misionit, që synojnë integrimin ndëretnik në arsim, avancimin e demokracisë dhe kohezionit social në shtet. Janë përfshirë rreth 30 shkolla dhe 2600 nxënës të cilët kishin aktivitete të përbashkëta - orë, ngjarje sportive dhe shoqërim.

Shkup - Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, kryetari i Komisionit në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale Zgjedhore Xhelal Bajrami dhe prokurorët publikë në PPRMV Anita Topolova dhe Elvin Veli sot realizuan takim me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të udhëhequr nga u.d. kryetarja e atij organi Cveta Ristovska, në drejtim të koordinimit të aktiviteteve para zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) u dha rekomandim komunave të zbatojnë kontrolle të hollësishme dhe t'i identifikojnë të gjitha deponitë e egra dhe lokacionet e paregjistruara për mbeturina, si dhe të përgatisin plane për mënjanimin e tyre sistematik. Nga MMJPH kumtojnë se Ministria pret nga komunat të ndërmarrin masa për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor urgjentisht të ndërmarrë aktivitete të lidhura me kontrollin dhe menaxhimin e deponive në territorin e shtetit.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski ka realizuar takim pune me Shefin e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut ODIHR, Mateo Mekaçi, në të cilin, siç informojnë, është biseduar për aktivitetet në vijim dhe të planifikuara të Misionit të OSBE/ODIHR, lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Shefi i Misionit të vëzhgimit, Mekaçi, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur interesim të veçantë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, K.nr.186/2024 i cili shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor.

Shkup - Lidhur me rastin e pacientes së ndjerë në Klinikën e Onkologjisë, Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja është sjellë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me metastaza në kocka në fazën 4, me të cilën është diagnostikuar një vit më parë dhe i është dhënë terapi. Ekipi mjekësor menjëherë ka filluar procedurën për sigurimin e një derivati ​​gjaku, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rastin e pacientit që vdiq sot në Klinikë.

Minsk - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot deklaroi se Minsku nuk ka kurfarë lidhje me dronët të cilët fluturuan mbi Poloni dhe Lituani. Ai shtoi se Bjellorusia nuk ankohet kur mbi territorin e saj fluturojnë dronë nga Ukraina, Rusia, përmes Polonisë dhe Lituanisë, por "reagon qetë, në pajtim me linjat adekuate".

Talin - Estonia planifikon deri në vitin 2027 të përfundojë ndërtimin e një hendeku antitank në pjesën juglindore të vendit. Hendeku, pranë kufirit me Rusinë, do të jetë pjesë e të ashtuquajturës vijë mbrojtëse baltike. "Deri në fund të vitit 2027, është planifikuar të përfundojë ndërtimi i më shumë se 40 kilometrave hendek antitank. Përveç kësaj, pothuajse 600 bunkerë duhet ose të jenë të pajisur tashmë në terren ose të vendosen në afërsi të menjëhershme të pozicioneve të planifikuara", deklaroi për televizionin një përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Mbrojtëse të Estonisë.

Jerusalem - Aeroplanë ushtarakë izraelitë kryen seri sulmesh ndaj portit jemenas Al Hudaida, Armata izraelite kumtoi se sulmi është përgjigje ndaj sulmit raketor të huthëve. Paraprakisht, zëdhënësi i IDF-së. Avihaj Adrae në platformën X kumtoi paralajmërimin për evakuim dhe paralajmëroi se porti do të jetë cak i sulmeve.

Tel-Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael kac sot deklaroi se nëse Hamasi nuk i liron pengjet dhe nuk e dorëzon armën, Rripi i Gazës do të shkatërrohet. "Kërkojmë nga Hamasi vetëm dy gjëra, e ai nuk do t'i plotësojë vullnetarisht: t'i lirojë të gjitha pengjet dhe të çarmatoset. Fuqia e madhe e këtij sulmi është dështim i drejtpërdrejtë i Hamasit, ndërsa kjo gjithashtu krijon presion më të madh për lirimin e pengjeve", tha Kac gjatë vizitës në selinë e divizionit të 162-të, forcat e të cilave veprojnë për momentin në Gaza", publikoi "Tajms of Izrael".

Gazë - Grupi palestinez islamik Hamas sot kumtoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu është përgjegjës për fatin e pengjeve pas fillimit të ofenzivës tokësore izraelite në qyteton e Gazës, lajmëroi DPA. "Krimineli i luftës Netanjahu' e bartë tërë përgjegjësinë për jetët e të burgosurve të tij në Rripin e Gazës", kumtoi grupi në Telegram. Hamasi pengjet izraelite, shumica prej të cilëve janë civilë, i quan "të burgosur", sqaron agjencia gjermane.

Uashington - Rezultatet e sondazhit më të ri të porositur nga "Uashington post" dhe organizata joqeveritare "Kej-ef-ef" (KFF) tregojnë se çdo i gjashti prind eviton ose e shtyn imunizimin e fëmijëve për shkak të mungesës së besimit në vaksina. Pas pandemisë së Kovid-19, gjithnjë e më shumë amerikanë nuk u besojnë vaksinave. Trendi i këtillë rritet pas emërimt të Robert Kenedi të Riut për ministër të Shëndetësisë, i cili është skeptik ndaj vaksinave.

 Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp do ta ankimojë  vendimin e Gjykatës së Apelit të SHBA-së që anëtarja e Këshillit të Rezervave Federale Lisa Kuk mund të mbetet në pozicionin e saj pasi u shkarkua nga Trampi.  "Presidenti e shkarkoi ligjërisht Lisa Kukun nga pozicioni i saj për arsye të bazuar. Administrata do të ankohet për këtë vendim dhe shpreson për një fitore përfundimtare në këtë çështje", deklaroi Kush Desai, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga media britanike.

Uashington - Rreth dy të tretat e amerikanëve vlerësuan se retorika e ashpër që po përdoret në diskutimet politike, nxitë dhunë, tregojnë rezultatet nga anketa më e re e Rojters dhe Ipsos, e zbatuar disa ditë pas vrasjes së aktivistit konservator politik, Çarli Kirk. Rreth 63 për qind e të anketuarve deklaruan se mënyra në të cilën amerikanët flasin për çështjet politike "ka kontribuuar shumë" për nxitjen e dhunës, Përderisa 31 për qind theksuan se qasja e tyre drejt diskursit politik dha "impuls të caktuar" për dhunën. Të anketuarit e tjerë u përgjigjën se nuk e kanë vërejtur ndikimin apo nuk u përgjigjën.

Los Anxhelos - Në malet e shtetit amerikan të Utah-ut, i rrethuar nga të dashurit e tij, legjenda e aktrimit amerikan dhe ikona e Holivudit Robert Redford vdiq në moshën 89 vjeç, raportoi Bi-Bi-Si. Robert Redford u bë gjithashtu një regjisor i shquar dhe fitues i çmimeve në vitet e mëvonshme. Publicistja e tij, Sindi Berger, tha se aktori vdiq sot në shtëpinë e tij "në Sandens në malet e Utah-ut - vendi që ai e donte, i rrethuar nga ata që i donte".

QËNDRONI TË LIDHUR