• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/5 janar/2024 

Shkup - Kryetari i Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski, sot është thirrur në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup pas zhvillimeve të fundit në M-NAV. Tasevski në deklaratë për media të dhënë pas takimit tha se Delegacioni i BE-së dhe ambasadat po i përcjellin me përkushtim të gjitha zhvillimet dhe se janë të njohur me të gjithë situatën. "Ata ishin shumë të njohur me të gjithë situatën, i kuptonin kërkesat tona për profesionalizëm. Patjetër që kemi pasur një mirëkuptim nga institucionet që funksionojnë ashtu siç ne duam të funksionojmë. Ata na dhanë mbështetje për të gjitha veprimet që kemi në dispozicion. Është për të ardhur keq që kjo gjë ka bërë jehonë kudo", tha Tasevski.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski e dënon me vendosmëri sjelljen e dhunshme në M-NAVnga ana e të punësuarve të atij institucioni dhe personave të tjerë, të cilët kanë hyrë pa leje në objektet e tyre, njoftoi pasdite Kabineti i presidentit të shtetit. Në të njëjtën kohë, Pendarovski e përkrah iniciativën e Qeverisë, e cila paralajmëron ndryshimin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës për gjendjen në institucion, puna e së cilës, siç thekson është "thelbësore për zhvillimin e sigurt të trafikut ajror”

Shkup - Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosshmëri çdo formë të dhunës. Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri. Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.

Shkup - Gjatë javës së 52-të të vitit 2023 (25.12.-31.12.2023), në vend janë raportuar 403 raste të gripit ose sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 96,6% më shumë në krahasim me javën e kaluar, njoftoi Instituti i shëndetit publik. Numri i personave të raportuar krahasuar me javën e 52-të të sezonit të kaluar është rritur për 16,1%, ndërsa krahasuar me 13 sezonet e mëparshme është më i lartë për 79,0%. Incidenca e raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit. Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 151 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 108 janë fëmijë të moshës nga 0-4 vjeç, 115 fëmijë 5-14 vjeç dhe 29 janë persona mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Shkup - Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot në konferencën për media para Kuvendit duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, deklaroi se Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) ka si qëllim të fitojë në kampin politik shqiptar dhe hëpërhë nuk shqyrtojnë mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me ndonjë parti politike nga blloku maqedonas. "Koalicioni ynë dëshiron të fitojë zgjedhjet e ardhshme në kampin politik shqiptar. Pra, do të shohim se kush do të fitojë në taborin maqedonas dhe nëse do t'i plotësojnë kushtet tona të cilat i kemi thënë para se të hyjmë në procesin zgjedhor", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve.

Shkup - Nuk ekziston asnjë shkelje ose kërcënim për sigurinë e trafikut ajror, ndërsa gjithashtu nuk ka asnjë ngjarje apo incident serioz në lidhje me funksionimin e sigurisë së trafikut ajror, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë së aviacionit civil, Tomisllav Tuntev, pas incidentit të djeshëm në M-NAV me ndërhyrjen në institucionin dhe sulmin ndaj punonjësve. Në kontrollin e fluturimit, thekson Tuntev punojnë profesionistë me përvojë dhe ekspertë të cilët i dinë shumë mirë përgjegjësitë dhe detyrat e tyre për qiell të sigurt.

Shkup - Grupi parlamentar i Lidhjes evropiane për ndryshim, nga sot do të bojkotojë punën e Kuvendit, derisa në rend dite të Parlamentit nuk vendoset anëtyri i tyre për kandidat në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Abdush Demiri. Deputetja Safije Sadiki Shaini, në konferencë për shtyp të këtij grupi parlamentar para Kuvendit, tha se ky është vetëm hapi i parë dhe se pret që "opozita maqedonase t'i qëndrojë besnike deklaratës se do të largohen nga KSHZ-ja nëse opozita shqiptare nuk e emëron anëtarin e saj në KSHZ”.

Shkup - Për momentin nuk ka ndotës të mëdhenj që shkaktojnë ndotje të ajrit. “Çimentorja” është në 50 për qind të kapacitetit, funksionon me një furrë, nuk përdor lëndë djegëse alternative. "Makstili" nuk punon. Shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes për momentin janë qytetarët që djegin çfarëdo lloj mbeturinash për ngrohje dhe më pas sektori i ndërtimit, vlerësoi sot drejtori i Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Sreten Stojkovski. "Nuk mund të hyjmë nëpër shtëpi pa urdhër gjykate për të parë kush çfarë djeg, por në oborre nëse gjejmë mbeturina që planifikojnë t'i djegin, kemi kompetenca të veprojmë si dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor dhe ato shtetëror. 

Shkup - Trafiku ajror në vend është i sigurt, ndërsa propozimi për shkarkimin e menaxhmentit dhe Bordit të drejtorëve të M-NAV është që të dërgohet mesazhi se kompromis me sigurinë e trafikut ajror - nuk ka dhe nuk guxon të ketë, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska lidhur me zhvillimet në M-NAV. "Propozimi për shkarkim është sepse ne duam të dërgojmë mesazhin se kompromis me sigurinë e udhëtarëve dhe sigurinë e qiellit të Maqedonisë nuk do të ketë dhe nuk guxon të ketë. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje partive politike dhe lëvizjeve politike në vend që të mos përdorin apo keqpërdorin punësimin apo punonjësit e këtij institucioni për realizimin e agjendës së tyre personale

Shkup - Kryetari i Bordit drejtues dhe drejtori ekzekutiv i M-NAV, Fahrudin Hamidi thotë se për incidentin e djeshëm me bastisje në M-NAV dhe sulmin ndaj punonjësve, është caktuar Komisioni për siguri në kompaninë dhe se në interes të hetimit nuk do të komentojë më tej. Ai nuk do të japë dorëheqje sepse, siç tha sot në konferencë për shtyp, pas tij ka shumë rezultate pozitive dhe për shkak se qeveria tashmë ka paralajmëruar shkarkimin e menaxhmentit, ndërsa zhvillimet i cilëson si “ngjarje fatkeqe” dhe “konflikt mes dy kolegëve”.

Shkup - Navigacioni maqedonas M-NAV si ofrues i shërbimeve në aviacion garanton se siguria as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë  e kërcënuar, tha sot në një konferencë për shtyp, kryetari i Bordit drejtues dhe drejtori ekzekutiv i M-NAV, Fahrudin Hamidi. Konferenca për shtyp po mbahet pas incidentit të djeshëm në Navigacionin maqedonas (M-NAV), ku disa persona hynë në institucion dhe sulmuan një punonjës dhe pasi Sindikata pProfesionale e kontrollorëve të fluturimit njoftoi se në mbështetje të aktiviteteve të tyre sindikale, 20 me 30 kontrollorët e fluturimit dhe ndihmësit e tyre do të tërhiqen nga pozicionet drejtuese në M-NAV dhe projektet e punës.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se nesër (e shtunë, 6 janar) do të punojnë sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e RTMV-së. Koha e punës e sporteleve do të jetë prej orës 8 deri ora 16.

Tetovë - Shkëndija e emëroi sot Jeton Beqirin për trajner të tyre, duke nënshkruar me të kontratë për bashkëpiunim në 18 muajt e ardhshëm. Beqiri (41) kthehet në klubin tetovar, ku në të kaluarën ishte asisteni i parë, ndërsa dy herë edhe ushtrues i detyrës trajner kryesor. "Me përvojën e tij të pasur vendore dhe ndërkombëtare, tek Beqiri shohim zgjidhje të duhur në stol në periudhën që vijon", kumtoi Shkëndija, e cila në pjesën e të sezonit gjendet në vendin e tretë në Ligën e parë me 35 pikë, katër më pak se Struga në vendin e parë.

Paris - Presidenti francez Emanuel Makron sot i ka bërë homazh të ndjerit Zhak Delor në ceremoni solemne, pasi ai i ka bërë disa nga hapat më të mëdha në integrimin e Bashkimit Evropian gjatë kohës së tij si kryetar i Komisionit Evropian. Delor, përkrahës i ashpër i integrimit evropian pas luftës, vdiq më 27 dhjetor në moshën 98-vjeçare. Ai ishte kryetar i Komisionit Evropian në tre mandate, më gjatë se cilido tjetër bartës të atij funksioni, nga janari i vitit 1985 deri në fund të vitit 1994.

Gazë - UNICEF-i sot ka publikuar se më shumë fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna në Rripin e Gazës nuk kanë mundësi të plotësojnë kushtet e tyre elementare për jetesë. Rezultatet nga hulumtimi i UNICEF-it, të publikuara sot tregojnë se 90 për qind të fëmijëve në moshën dy vjeçare marrin nga dy ose më pak vakte ushqimore për çdo ditë, kryesisht qumësht dhe bukë, ndërsa një e katërta e grave shtatzëna ushqehen vetëm një herë.

Pekin - Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji deklaroi sot se detyra më urgjente për marrëdhëniet Kinë-SHBA është të vendosin mirëkuptim dhe se bashkëpunimi mes dy palëve "nuk është më opsion, por imperativ" për të dy vendet ashtu edhe për botën. Bashkëpunimi është "zgjidhja më e saktë për Kinën dhe SHBA-në për të arritur marrëveshje", tha Vang në fjalimin hyrësme rastin e ngjarjes së organizuar për të shënuar 45 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe SHBA-së.

Riad - Arabia Saudite ka dërguar në Egjipt aeroplanin e tij të 37-të me ndihma humanitare i cili duhet të arrijë deri te palestinezët në Rripin e Gazës, publikoi agjencia saudite SPA. Aeroplani është në pronësi të Qendrës së mbretit saudit Salman për ndihma humanitare. Dërgesa e cila përbëhet nga ushqimet, pajisje strehimi dhe pajisje mjekësore peshon 23 tonë. Mbështetja është dhënë me rastin e rolit historik të Arabisë Saudite në mbështetjen e popullit palestinezë në situata krize

Helsinki - Finlanda planifikon të ndalojë importin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) nga Rusia në vitin 2025, njoftoi gazeta finlandeze "Helsingin Sanomat", duke cituar ministrin e Mjedisit dhe Çështjeve Klimatike, Kai Mikanen. Qeveria finlandeze duhet të konsultohet me Komisionin Evropian (KE) për këtë çështje dhe mund të vendosë një ndalim importi vetëm për një periudhë të kufizuar kohore, raporton Komersant. Kompania shtetërore finlandeze e energjisë "Gasum" vazhdon të blejë sasi minimale të gazit natyror të lëngshëm nga Rusia sipas një marrëveshjeje afatgjatë që nuk i nënshtrohet sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Nju-Delhi - Ministria e Mbrojtjes së Indisë garanton sigurinë e anijeve të mallrave indiane rreth Detit të Kuq, ku situata e sigurisë është përkeqësuar, tha sot një burim qeveritar anonim. Ai thotë se marrja e një rruge më të gjatë dhe anashkalimi i Detit të Kuq shkakton shpenzime më të larta të transportit dhe sigurimit. Anijet e mallrave shmangin lundrimin nëpër Detin e Kuq pasi rebelët Huthë të Jemenit shtuan sulmet detare ndaj anijeve tregtare si përgjigje ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Gazë - Nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës, 22.600 njerëz janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, me të cilën menaxhon Hamasi. Gjatë 24 orëve të kaluara, janë vrarë 162 persona, kumtoi Ministria, duke shtuar se nga fillimi i konfliktit janë lënduar 57.910 persona. Paraprakisht u publikua se nga viktimat, dy të tretat janë gra dhe fëmijë. Në Izrael jetën e kanë humbur 1.200 njerëz, shumica civilë, ndërsa numri më i madh prej tyre janë vrarë në sulmet e Hamasit më 7 tetor në territorin jugor izraelit.

Uashington - SHBA-ja ofron dhjetë milionë dollarë për informacione për pesë sponsorë të Hamasit apo çfarëdo qoftë që do të çonte në prishje të mekanizmave financiarë të grupit militant palestinez, komunikoi sot Departamenti i Shtetit. Njoftimi vjen pasi katër paketa sanksionesh amerikane u vendosën ndaj Hamasit. Pesë perfsonat që besohet se janë financues të Hamasit janë Abelbasit Hamza Elhasan Her, Amer Kamal Sharif Alshava, Ahmed Sadu Xhadala dhe Muhamed Ahmad Abd al-Daxhim Nasralla, të cilët më parë janë etiketuar si terroristë në SHBA, shtoi Departamenti i Shtetit.

Xhakarta - Numri i viktimave në përplasjen e sotme të trenave në një provincë në Indonezi është rritur në katër, ndërsa janë lënduar gjithsej 42 persona, kumtoi policia lokale. Zëdhënësi i policisë theksoi se kanë humbur jetën katër anëtarë të ekuipazhit të trenit, përfshirë dhe dy të cilët ishin bllokuar midis vagonëve. Zëdhënësi deklaroi se në tren kishte gjithsej 478 udhëtarë.

Brizbejn - Tenisti australian Xhordan Thompson i gëzoi tifozët e tij, duke e mposhtur tenistin e famshëm, dikur numër 1 në botë, spanjollin Rafael Nadal me rezultatin 5-7, 7-6, 6-3 në çerekfinale të turnesë ATP në Brizbejn. Thompson, i radhitur në vendin e 55-të në listën ATP, shpëtoi tre "meçpoint", një prej tyre në tajbrekun e setit të dytë, në ndeshjen që ka zgjatur pothuaj tre orë e gjysëm.

QËNDRONI TË LIDHUR