• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/13 korrik/2025/

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të marrë pjesë në manifestimin "Dasma e Galiçnikut 2025" që mbahet nën patronatin e saj, informojnë nga Kabineti i presidentes.

Ohër - Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë - Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, mori pjesë në darkën e punës kushtuar Ukrainës - format i rëndësishëm politik në të cilin, si rajon, edhe njëherë u konfirmua mbështetja e fuqishme për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, në pajtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, kumtoi Ministria.

Shkup - Sot jam këtu për vizitë te një bujk i ri, me të cilin biseduam për çështjet që lidhen me prodhimin e rrushit. Është për t’u gëzuar kur të rinjtë vendosin të merren me bujqësi, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë vizitës në Kavadar.

Dibër - Gjatë vizitës së djeshme njëditore në Ohër, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Prilep - Dy persona, babë e bir janë vrarë, ndërsa vrasësi kreu vetëvrasje mbrëmë në Prilep. Sipas njohurive të para, qytetari 63-vjeçar i Prilepit së pari e privoi nga jeta nipin e tij 43-vjeçar (djalin e motrës) dhe djalin e tij 11-vjeçar, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare dhe çështjeve të pazgjidhura familjare, ndërkaq më pas ka kryer vetëvrasje.

Shkup - Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Prilep kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në shtëpinë në qendër të Prilepit ku janë gjetur trupat e pajetë të një fëmije 11-vjeçar dhe dy burrave në moshë 43 dhe 63 vjeç.

Prilep - Tragjedia e madhe që e tronditi opinionin në të cilën mbrëmë u vranë babë e bir, 43 dhe 11 vjeç, ndërsa i afërmi i tyre që i vrau më pas kreu vetëvrasje, është zhvilluar shkëmbim zjarri me policinë, sepse kryesi nuk ka dashur të dorëzohet.

Shkup - Deri në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 28 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat dy janë ende aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa plot 22 janë shuar plotësisht.

Shkup - Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 deri 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi sot në mëngjes Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani paralajmëroi se sërish do t'i drejtohet Gjykatës kushtetuese për sqarim lidhur me konstituimin e pasuksesshëm të Kuvendit deri më 26 korrik, kur skadon afati të cilin e caktoi ajo gjykatë.

Ankara - Autoritetet turke kanë njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, në katin e katërt të ndërtesës 26-katëshe në lagjen Çankaja në Ankara, ka shpërthyer një zjarr, në të cilin kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve edhe një foshnje tremuajshe.

Madrid - Reshjet intensive të shiut e kapluan pjesën verilindore të Spanjës, përfshirë edhe Katalonjën, ku komunikacioni hekurudhor ishte ndërprerë plotësisht për disa orë, ndërsa autoritetet paraqitën edhe vërshime.

Pekin - Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës ruse, Sergej Llavrov, sot arriti për vizitë në Kinë, ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Shangait për bashkëpunim.

Moskë - Sistemet ruse për mbrojtje antiraketore gjatë natës shkatërruan 36 fluturake ukrainase pa pilot të llojit të aeroplanëve mbi rajonet ruse, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Kiev - Forcat e mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës rrëzuan 40 nga gjithsej 60 fluturake pa pilot me të cilat forcat ruse kryen sulme ndaj Ukrainës mes 12 dhe 13 korrikut, kumtuan sot nga Aviacioni i Forcave të armatosura të Ukrainës.

Gazë - Mbrojtja civile në Rripin e Gazës kumtoi se së paku 27 palestinezë, mes të cilëve edhe fëmijë, e humbën jetën sot në sulmet izraelite ndaj territorit.

Aman - Organizata humanitare jordaneze këtë mëngjes ka dërguar 50 kamionë me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, njofton agjencia zyrtare jordaneze e lajmeve Petra.

Teheran - Presidenti iranian Masud Pazeshkian për pak e ka evituar vdekjen gjatë luftës 12 ditore me Izraelin, transmeton DPA, duke iu referuar mediave iraniane.

Kinshasa - Kryengritësit nga Forcat aleate demokratike (ADF), të cilat janë të lidhura me Shtetin islamik, vranë 66 persona në pjesën lindore të Republikës demokratike të Kongos, kumtuan sot autoritetet lokale.

QËNDRONI TË LIDHUR