• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 26 korrik/ 2025

Shkup- Shkupi sot shënon 62 vjetorin e tërmteti katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963,  kur jetën e humbën  1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Shkup- Ministria e Sportit nuk është organizatore e Festivalit Olimpik Rinor Evropian EMOF 2025, organizatorët e këtij festivali sportiv që po mbahet në Maqedoni këto ditë janë Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOm) dhe Qyteti i Shkupit. Gjithçka që u kërkua nga ne si Qeveri dhe si Ministri e Sportit në aspektin logjistik dhe të mbështetjes financiare, e kemi përmbushur plotësisht për të ndihmuar në mbajtjen e kësaj ngjarje sportive, shpjegoi ministri i Sportit Borko Ristovski në paraqitjen e sotme në RTMV.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se tërmeti që para 62 vitesh goditi Shkupin na kujton se jeta mund të ndryshojë në një çast, por edhe se në momentet më të vështira, solidariteti dhe humaniteti janë më të rëndësishmet për ripërtëritjen.

Shkup – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 36 deri në 43 gradë Celsius.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot do të vizitojë Shtipin, në kuadër të iniciativës "Kabineti mobil".

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski sot kritikoi paraardhësin e tij Bujar Osmani, duke theksuar se ai ka standarde të dyfishta politike, derisa është në pushtet sillet si evropian, ndërsa kur është në opozitë e përdor çështjen e bashkëjetesës për të nxitur përçarje.

Shkup -Gjithsej 29 zjarre kishte në hapësirë të hapur deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, dhjetë prej të cilave ishin aktive, tre u vunë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar. Për situatën më të fundit me zjarret në Maqedoni, informacionet zyrtare nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim paralajmëruan informacione për rreth orës 14.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë pjesëmarrjes së tij sot në emisionin “Stadion” në Kanal 77, njoftoi për futjen e një zgjidhjeje të re softuerike që do ta lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen e pacientit nëpër sistemin shëndetësor.

Shkup - Në zonën e Qytetit të Shkupit sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.

Shkup - Nëpunës policor nga SPB Strumicë- DPB Gjevgjeli mbrëmë midis orës 22:00 dhe 03:00 në rrugën lokale nga fshati Miravci deri në vendin e quajtur "Bel raj", rajoni i Gjevgjelisë kanë privuar nga liria B.J. (25), S.N., M.K. (31), N.M. (20), A.I. (24), F.P. (22) dhe D.B. (34), të gjithë nga Shkupi, G.A. (21) dhe T.J. (38), të dy nga Kavadari, K.P. (21) nga Negotina, P.Z. (38) nga Radovishi dhe E.J. (22) nga Berova.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme, në përputhje me sistemin për monitorimin dhe matjen e konsumit ditor të ujit, NP Ujësjellës dhe Kanalizime - Shkup përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 m3 në baza ditore. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i ujësjellësit të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit.

Shkup - Pas disa ditësh të motit me diell dhe shumë të nxehtë me temperatura  që madje kalojnë 43 gradë, DPHM nga nesër njofton ulje të temperaturave nën 38 gradë dhe mot jostabil lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht të martën.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se deri në orën 12:00, në vend ka pasur gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe tre janë shuar.

Shkup– Sot në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Drejtues e thirrur nga kryetari Mendi Qyra, me prani të drejtorit ekzekutiv Durim Zekiri si dhe përfaqësues të Këshillit mbikëqyrës.

Berovë - Kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, mbrëmë pas mbledhjes së shtabit të krizës i bëri thirrje popullatës lokale dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore të përfshihen në shuarjen e zjarrit në malin Goten.

Tiranë - Zjarre po përhapen në mbarëë territorin e Shqipërisë, derisa situata më kritike është në jug të vendit, pranë Delvinës.

Athinë – Dy persona të cilët rastësisht kanë qenë në afërsi, janë lënduar lehtë nga shpërthimi i një bombe të vendosur para një pallati banesor në periferinë lindore të Selanikut, ku, sipas mediave greke jeton një nëpunës burgu, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Ankara - Drejtoria turke për menaxhim me situata të jashtëzakonshme (AFAD) evakuoi 2.619 persona pasi këtë javë Turqia u përball me një seri zjarresh intensive pyjore në disa provinca, njoftoi gazeta "Dejli sabah".

Ankara - Në qarkun Shirnak në juglindje të Turqisë, sot janë matur 50,5 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian, njoftoi botimi turk "Turkije tudej", duke cituar të dhëna nga Shërbimi meteorologjik shtetëror turk.

Londër – Britania e Madhe do t'u bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës nga ajri, bëri të  ditur kryeministri Kir Starmer, pasi Izraeli lejoi një metodë të tillë të shpërndarjes në  kushtet e përkeqësimit të situatës humanitare.

Edinburg- Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka mbërritur në Skoci, ku po qëndron në pronën e tij të golfit në Tornberi. Vizita është e karakterit privat, por sipas paralajmërimeve do të përfshijë edhe aktivitete diplomatike.

Gazë – Të paktën 25 persona u vranë gjatë natës në sulmet e reja të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, në një kohë kur bisedimet e paqes janë në ngecje.

Gazë – Çdo i treti banorë në Rripin e Gazës me ditë të tëra nuk ka konsumuar ushqim, paralajmëron Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara (WFP).

Teheran - Të paktën tetë persona - pesë civilë dhe tre sulmues - humbën jetën sot në një sulm terrorist ndaj një ndërtese të gjykatës në Iranin juglindor, bënë të ditur autoritetet gjyqësore.

Nju-Jork- Kamboxhia ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në konfliktin e armatosur me Tajlandën, deklaroi përfaqësuesi i saj i përhershëm në OKB, Keo Çea, pas seancës së mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit në Nju-Jork, njoftoi DPA.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se dëshiron të mbesin kufizimet për forcat bërthamore strategjike amerikane dhe ruse të përcaktuara me marrëveshjen "START i ri" të vitit 2010. 

Pnom Pen - Përleshjet në kufirin midis Kamboxhias dhe Tajlandës vazhdojnë, ku numrin i përgjithshëm i të vdekurve nga të dyja palët arriti në 33, kumtuan autoritetet në të dy vendet.

QËNDRONI TË LIDHUR