18:00/ 14 gusht/ 2028
Shkup – Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në afatin e paraparë (tri ditë nga shpallja e zgjedhjeve) për reklamim të paguar politik për zgjedhjet lokale më 19 tetor janë paraqitur 333 media, por nga Komisioni theksojnë se lista nuk është përfundimtare sepse kërkesat po kontrollohen, ndërsa gjithashtu sonte në mesnatë skadon edhe afati për dorëzimin e listave të çmimeve. Sipas Librit të afateve të KSHZ-së, listat e çmimeve duhet të konfirmohen dhe të publikohen në ueb-faqen e KSHZ-së më së voni më 24 gusht. Sipas informacioneve të MIA-s, më të shumti internet portale janë paraqitur për reklamim të paguar politik 257, ndërsa jashtë afatit këtë e kanë bërë katër portale. Në afat janë paraqitur edhe 43 radiostacione, 33 televizione dhe tetë media të shtypura.
Shkup - Ndërmarrjet ndërtimore nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e përmendur, kanë kryer punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 33 714 mijë denarë, që është për 68.2 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Në periudhën janar- qershor 2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 61 785 mijë denarë, që është për 70.7 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, punime ndërtimore më të kontraktuara dhe të përfunduara ka në Gjermani, pastaj vijojnë Mali i Zi, Bullgaria, Serbia, Republika Çeke, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Danimarka.
Shkup- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në Tetovë zhvilloi një takim pune me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi dhe ekipin e tij, si dhe me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të kryesuar nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në takimin e punës, siç njoftojnë nga Kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, u diskutua për prioritetet e Spitalit Klinik të Tetovës për përmirësim infrastrukturor, me dy objektet e reja të planifikuara, si dhe për rikonstruksionin e kapaciteteve ekzistuese.
Tetovë- Personeli mjekësor që punon me vite me kontratë në vepër në Spitalin Klinik të Tetovës, vendime për punësime të përhershme do të marrin pas zgjedhjeve lokale, deklaroi sot në Tetovë, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Ministria dje publikoi se honorarët kanë kontrata pune valide për punësim me afat të caktuar deri më 31 dhjetor 2025 dhe se është siguruar pëlqim nga Ministria e Financave për punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës. Kandidatët u testuan më 7 korrik 2025, ndërsa procedura e punësimit është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale.
Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi, në prag të samitit Moskë-Uashington që do të zhvillohet nesër në Alaskë, se do t'i informojë kolegët e tij rreth progresit në negociatat për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, duke theksuar se administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp po bën përpjekje të fuqishme për t'i dhënë fund konfliktit. Sipas tij, faza tjetër e kontakteve midis dy vendeve mund të jetë arritja e një marrëveshjeje në fushën e kontrollit të armëve ofensive strategjike, transmetojnë mediat ruse. Takimi përpara samitit u zhvillua në prani të udhëheqësisë më të lartë shtetërore të Rusisë, përfaqësuesve të Qeverisë dhe të administratës presidenciale. Siç informoi këshilltari presidencial, Jurij Ushakov, takimi midis Putinit dhe Trampit do të fillojë të premten në orën 11:30 të mëngjesit sipas kohës lokale (21:30 sipas kohës së Maqedonisë) në bazën ajrore Elmendorf-Riçardson në Ankorejxh. Liderët do të zhvillojnë fillimisht bisedime "tet-a-tet", pas çka do të zhvillohet seancë plenare me një mëngjes pune në prani të të dy delegacioneve.
Moskë – Rusia dhe Ukraina sot shkëmbyen nga 84 pengje ushtarake, me ndërmjetësim të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. “Për momentin, personeli ushtarak rus gjendet në territorin e Republikës së Bjellorusisë, ku po merr ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore”, bën të ditur Ministria në një kumtesë në kanalin Telegram, e transmetuar nga mediat ruse. Pas mbërritjes në Rusi, ata do t’i nënshtrohen rehabilitimit dhe mjekimit në institucionet ushtarake – mjekësore”, shtohet në kumtesë.
Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin të hënën deklaroi se Qeveria amerikane po bën përpjekje të sinqerta për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar që Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore. Në takimin në Kremlin me përfaqsues të lartë ushtarakë dhe civilë, Putin paralajmëroi se do t'i informonte ata rreth fazës së negociatave për Ukrainën me SHBA-në dhe bisedimeve dypalëshe me Kievin. Presidenti rus thekson se Qeveria amerikane po bën përpjekje shumë energjike dhe të sinqerta për të ndaluar luftimet, për t'i dhënë fund krizës dhe për të arritur marrëveshje në interes të të gjitha palëve të përfshira në konflikt.
Madrid - Numri i të vdekurve nga zjarret në Spanjë është rritur në tre, prej se një vullnetar vdiq për shkak se pësoi djegie të rënda derisa ndihmonte në shuarjen e zjarrit në provincën Zamora, kumtoi kryetari i rajonit Kastila dhe Leon, Alfonso Fernandez Manueko. Kjo është viktima e dytë në këtë rajon dhe e treta në vend që nga fillimi i valës së fundit të zjarreve. Situata është më kritike në Ekstremadura, ku zjarri në komunën Harila është përhapur në mënyrë të pakontrolluar për tre ditë, duke mbuluar rreth 4.600 hektarë. Për këtë shkak, disa lagje janë evakuuar, duke përfshirë Harila, Kebezabellosa dhe Villar de Plasensia, ndërsa Oliva de Plasensia u bllokua plotësisht gjatë natës. Dy shtëpi u dogjën, ndërsa Garda civile kreu evakuime të detyruara për të mbrojtur banorët nga rreziku i afërt. Për shkak të erërave të forta dhe stuhive të thata, një pjesë e autostradës A-66 është mbyllur, duke e komplikuar më tej evakuimin.
Paris - Katër trupa të pajetë janë gjetur në lumin Sena, në afërsi të Parisit, kumtuan sot prokurorët e Parisit, njoftoi DPA. Autoritetet deri tani nuk kanë gjetur prova që lidhin katër rastet, por kanë vënë re se lokacioni në Shoazi-le-Roa, ku u gjetën trupat, mund të sqarohet nga kushtet e lumit në këtë zonë. Prokurorët në periferinë parisiene, Kretej, thonë se shkaqet për vdekjen dhe identiteti i viktimave mbeten të panjohura, njofton DPA. Gazeta "Le Parizien" publikoi se katër viktimat ishin burra. Tre u gjetën të veshur plotësisht, ndërsa trupi i katërt ishte pa pantallona dhe veshje të poshtme.
Riga– Presidenti i Letonisë Gitanas Hauseda e nominoi ministren aktuale të Çështjeve Sociale dhe Punës së vendit, Inga Ruginiene, për kryeministre dhe e angazhoi të formojë qeveri, informon DPA. Kandidatura e socialdemokrates 44-vjeçare tani duhet të miratohet nga parlamenti, pas çka ajo do të mund ta formojë kabinetin e saj, i cili pastaj do të përballet me edhe një votim në parlament. Ruginiene ishte propozuar nga partia e saj si trashëgimtare e Gintautas Palukas, i cili dha dorëheqje në fillim të gushtit pas akuzave për marrëveshje të dyshimta afariste dhe konflikt të interesave.
Nju Delhi - Numri i të viktimave nga përmbytjet shkatërruese në pjesën indiane të Kashmirit u rrit në të paktën 32 sot, ndërsa rreth 100 persona janë shpëtuar, njoftuan autoritetet indiane. Mediat amerikane cituan një zyrtar të lartë për menaxhim me fatkeqësitë, Mohamed Irshad, i cili deklaroi se vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 50 persona ende rezultojnë të zhdukur. Paraprakisht sot u publikua se të paktën 12 persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë rezultojnë të zhdukur pasi shirat e papritur dhe të rrëmbyeshëm goditën zonën Çasoti, në qarkun Kishtvar në Xhamu dhe Kashmir.
Uashington - SHBA-ja ka shumë vegla për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, në intervistë për "Foks Njuz". "Presidenti Donald Tramp dëshiron t'i shtjerr të gjitha opsionet për arritjen e fundit të qetë të luftës, kur të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin në Alaskë", tha jo, e transmetuar nga mdiumet britanike. Levit tha se Putini dhe Trampi në Enkorixh do të realizojnë tet-a-tet takim, e pastaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Islamabad– Pesë policë janë vrarë, kurse tetë të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh militante ndaj forcave policore në provincën veriperëndimore pakistaneze Kiber Pahtunhva, kumtuan autoritetet. Sipas policisë, sot u kryen katër sulme të ndara, tre prej të cilave rezultuan me viktima midis policëve. Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në qarkun Aper Dir, ku persona të armatosur kanë vendosur pritë dhe hapën zjarr ndaj një automjeti policie gjatë një patrullimi rutinë herët në mëngjes. Në sulmin janë vrarë tre policë, ndërsa shtatë janë plagosur, deklaroi nëpunësi policor, Ismail Kan.