18:00/ 1 prill/2024
Shkup - Kuvendi sot njëzëri me 82 vota “pro” përcaktoi rendin e ditës të seancës së 150-të, në të cilën janë caktuar tri pika për miratimin e vendimeve ligjore me procedurë të shkurtuar. Për pikën e parë, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e segmentit rrugor Milladinovc - Shtip dhe segmentit rrugor Kërçovë - Ohër, njëzëri me 78 vota “pro”, deputetët vendosën ta shqyrtojnë me procedure të shkurtuar.
Shkup - Kuvendi në seancën e 150-të urgjente të sotme me 78 vota "për" e mbështeti propozimin e Qeverisë që të miratohet me procedurë të shkurtuar Prozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci - Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë - Ohër. Me këtë propozim-ligj kërkohet deri në fud të vitit 2026 të propolngohet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Qeveria javën e kaluar në seancë përcaktoi propozim të dispozitave për plotësime ligjore me qëllim të lidhjes së ankesit të ri, i gjashti me radhë, të Marrëveshjes për ndërtimin me "Sinohidro" të Kinës. Procedurat e e ardhshme janë debate në Komisionin Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe në Komisionin Legjislativ-Juridik.
Shkup - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 150-të, e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci - Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë - Ohër. Deputetët i dhanë "dritë të gjelbër" edhe Ligjit për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhete, si dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Të gjitha ligjet janë miratuar njëzëri, pa debat dhe me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 150-të e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Miladinovci - Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë - Ohër. Deputetët i dhanë "dritë të gjelbër" edhe Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Buxhete, si dhe të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor.
Shkup - Pres që zgjedhjet të jenë demokratike sikurse ato të mëparshme lokale dhe ato të mëparshme parlamentare dhe fitore e kandidatit për president Stevo Pendarovski dhe të Koalicionit "Për një të ardhme evropiane", të udhëhequr nga LSDM-ja, deklaroi lideri i partisë dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. "Përsa i përket zgjedhjeve, pres që të jenë zgjedhje demokratike. Ne dëshmuam se zgjedhjet pas vitit 2016 në Maqedoni janë zgjedhje demokratike, kemi ndërtuar institucione demokratike, kemi rikthyer demokracinë. Ju e dini se deri në vitin 2016 kemi qenë një shtet i robëruar në të cilin institucionet janë keqpërdorur nga një parti politike VMRO-DPMNE. Pres që këto zgjedhje të jenë demokratike sikurse ato të mëparshme lokale dhe parlamentare të mëparshme. Pres fitoren e kandidatit për president Stevo Pendarovski dhe fitoren e koalicionit për ardhmëri evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja, tha Kovaçevski pas pjesëmarrjes në takimin me organizatat e shoqërisë civile me temë "Bashkëpunimi dhe dialogu me shoqërinë civile - situata dhe perspektiva" organizuar nga SÇE.
Shkup - Bashkëpunimi me shoqërinë civile duhet të vazhdojë fuqishëm për të arritur qëllimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, harmonizimin e sistemit sipas normave evropiane dhe zbatimin e reformave. Ne nuk po heqim dorë nga e ardhmja e këtij vendi, e ardhmja jonë është në Evropë dhe jam i bindur se së bashku së shpejti këtë do ta arrijmë. Këto janë përcaktimet siç theksoi zëvendëskryeministri i parë për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq nga takimi i sotëm i tij me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me titull “Bashkëpunimi dhe dialogu me shoqërinë civile – kushtet dhe perspektivat”.
Shkup - Me armë zjarri është gjuajtur sot automjeti i kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa në automjet kanë qenë shoferi i tij dhe një i punësuar në komunë. Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka konfirmuar për MIA-n se në përleshjen është goditur shoferi i kryetarit të komunës dhe është qëlluar edhe ndaj një personi tjetër të punësuar në komunë. Pjesëtarët e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë inspektimin. I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.
Shkup - Drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike në Shkup "Shën Naumi i Ohrit", Luben Arsenkov, për MIA-n sot pasdite deklaroi se te ata është sjellë një pacient i moshës 39 vjeç me plagë nga armë zjarri. "Bëhet fjalë për një person mashkull, jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në Repartin për Trajtim Intensiv. Personi është sjellë rreth një orë më parë. Ka një plagë me armë zjarri në pjesën e shpatullës së djathtë", sqaroi Arsenkov për MIA-n. Sipas të dhënave fillestare, pacienti është lënduar gjatë të shtënave me armë zjarri në Haraçinë.
Shkup - Në SPB Shkup sot është denoncuar se në hyrje të fshatit Haraçinë një burrë me pushkë automatike ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi i cili ka qenë së bashku me disa persona tjerë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Nga MPB-ja thonë se janë plagosur dy persona të cilët kanë qenë bashkë me kryetarin e komunës. "Kryetari i komunës nuk është lënduar, ndërsa nuk janë të sakta as spekulimet e publikuara në disa portale se është lënduar një nëpunës policor. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit", thuhet në kumtesën e MPB-së.
Shkup - Gjykata Themelore Penale- Shkup ka sjellë vendim për lirimin me kusht të ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov ku më 25 dhjetor të këtij viti ai do të del nga SHNP Strugë, ndërsa lirimi me kusht i llogaritet deri më 25 prill 2025. Vendimi i Penales vjen pasi Gjykata e Apelit në Shkup muajin e kaluar e pranoi ankesën e Mijalkovit dhe e ktheu lëndën "Perandoria" para Penales në mënyrë që ajo të vendosë përsëri mbi kërkesën për lirimin me kusht të Mijallkovit.
Shkup - Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka zhvilluar takim me shefen e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhilian Stirk. Në takim morën pjesë edhe prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetari i Komisionit të Prokurorisë publike për monitorimin e parregullsive të mundshme zgjedhore si dhe Elena Kovalova, analiste juridike nga ODIHR, bën të ditur PPRMV-së.
Shkup - Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, është rritur për 1.5 për qind. Në periudhën janar-shkurt, megjithatë, krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2023, numri i tyre është më i lartë për 2.0 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup - Drejtoria doganore (DD) informon se duke filluar nga mesnata e sontme, ora 00:00, deri në orën 23:59 të së mërkurës për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të doganave në Greqi, në vendkalimet kufitare Bogorodicë - Evzoni, Dojran - Dojrani dhe Mexhitlia - Niki qarkullimi i mallrave do të jetë në ndërprerje, përveç mallrave të prishura.
Tetovë - Pas numrit të madh të ankesave të qytetarëve për faturat e reja komunale, sot kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informoi se me kompaninë Zaubermaher ka mbajtur takim për tejkalimin e lëshimeve. Ai paralajmëroi shuma fikse për ujin dhe kanalizimin, ndërsa metodologjia për grumbullimin e mbeturinave mbetet të paguhet për metër katror.
Beograd - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, sot konfirmoi se të enjten më 4 prill në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për shfuqizimin e dinarit dhe shpreson se do të tejkalohen “dallimet e mbetura”, bën të ditur korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. “Të dyja palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se të enjten do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e ngelur”, tha Lajçak në një mesazh në Fejsbuk.
Bruksel - Zyra e Prokurorit publik evropian (EPPO) po heton akuzat për vepër penale në lidhje me negociatat për vaksinat midis kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe drejtorit ekzekutiv të Fajzerit, deklaroi zëdhënësi i prokurorisë në Liezh, raporton Politiko. Ata po hetojnë korrespondencën mes kreut të Komisionit Evropian dhe kreut të kompanisë farmaceutike “Fajzer”, Albert Burle.
Moskë - Një grup hakerësh kundlr Kremlit ka fituar qasje në një rrjet kompjuterik të drejtuar nga Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë dhe pretendon se ka marrë të dhëna për qindra mijëra të burgosur, pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni në një koloni penale, raportoi Si-En-En-i. Sipas hakerëve, ata kanë fituar qasje në bazën e të dhënave të agjencisë, e cila përmban informacione për rreth 800.000 të burgosur rusë, familjet dhe kontaktet e tyre, duke përfshirë detaje të të dënuarve që vuanin kohën në koloninë ku Navalni vdiq më 16 shkurt. Në faqen e internetit të shërbimit të burgut hakerët publikuan një foto të liderit të ndjerë të opozitës me bashkëshorten e tij Julia në një tubim politik.
Uashington - Në një studim të publikuar sot nga disa media perëndimore, mësohet se “sindroma e Havanës”, e shprehur përmes simptomave të ndryshme shëndetësore për të cilat ankohen qindra diplomatë dhe zyrtarë amerikanë në misionet amerikane jashtë vendit, është lidhur me sulmet e inteligjencës ushtarake ruse GRU.
Mançester –Futbollisti i Mançester Sitit, Erling Haland beson se skuadra e tij mund ta fitojë Premier ligën edhe këtë sezon. Ai mbetet optimist pas barazimit të djeshëm në derbin me Arsenalin. "E bëmë një herë dhe mund ta bëjmë përsëri!", ka shkruar Haland në Instagram. Ishte Halandi ai që mori shumë kritika për shkak të paraqitjes së dobët në duelin me Arsenalin, ndërsa Roj Kin e krahasoi lojën e tij me një futbollist të ligës së katërt.