MIA Flesh
- Shkup - Shpresoj se nuk do të shohim shumë çështje bilaterale të cilat do ta pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen. E nxisim Maqedoninë e Veriut të shkojë përpara drejt hapjes së Klasterit të parë sa më shpejtë të jetë e mundur, si dhe t'i miratojë ndryshimet kushtetuse të cilat u dakorduan, deklaroi sot ministri finlandez për çështje evropiane, Joakim Strand, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministirn e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. Strand theksoi se Finlanda i inkurajon vemndin so dhe shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojnë këtë çast, dhe përsëriti se nuk do të përsëriten çështje të këtilla bilaterale që do ta pengojnë procesin inkuadrues.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:00, 2 tetor, 2025
18:00/2 tetor/2025
Shkup - Shpresoj se nuk do të shohim shumë çështje bilaterale të cilat do ta pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen. E nxisim Maqedoninë e Veriut të shkojë përpara drejt hapjes së Klasterit të parë sa më shpejtë të jetë e mundur, si dhe t'i miratojë ndryshimet kushtetuse të cilat u dakorduan, deklaroi sot ministri finlandez për çështje evropiane, Joakim Strand, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministirn e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. Strand theksoi se Finlanda i inkurajon vemndin so dhe shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojnë këtë çast, dhe përsëriti se nuk do të përsëriten çështje të këtilla bilaterale që do ta pengojnë procesin inkuadrues.
Shkup - Reformat nuk janë proces i mbyllur, por jemi së bashku me qytetarët, theksoi ministri i Adrministratës Publike, Goran Minçev në fjalimin e debatit publik për Projekt-planin e përditësuar aksional 2025-2026 të Strategjisë për reforma në administratën publike (RJA). Në ngjarje, që u mbajt në organizim të Ministrisë së Administratës Publike, kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të SIGMA-s, ndërsa fjalim të tij kishte edhe Bagrat Tunian, drejtues i SIGMA në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Çështjet aktuale evropiane dhe rajonale, me theks të posaçëm në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivat në procesin inkuadrues, ishin në fokus të bisedimeve mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Joakim Strand, ministër për çështje evropiane dhe pronësi shtetërore i Finlandës, i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë. Siç kumtoi MPJdheTJ, Mucunski e riafirmoi përkushtimin e fuqishëm për përshpejtim të procesit eurointegrues me qëllim të anëtarësimit të plotë në BE, në pajtim me kriteret dhe standardet e vendosura.
Kumanovë - Tregu në Kumanovë nuk do të shitet, në program është parashikuar rikonstruimi dhe modernizimi i tij, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili sot së bashku me kandidatin për kryetar komune, Martin Kostovski, dhe kandidatët për këshilltarë u takuan me prodhuesit, shitësit dhe qytetarët në tregun e gjelbër të qytetit. Ai tha se prodhuesit janë ankuar për mbështetjen e pamjaftueshme nga shteti, ndërsa qytetarët për çmimet e larta, për të cilat Filipçe tha se "fajtorë janë politikat e këqija ekonomike të Qeverisë".
Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se është nënshkruar kontrata për furnizimin me 80.000 vaksina kundër gripit sezonal. Vaksinat pritet të mbërrijnë gjatë javës së ardhshme, pas së cilës, si çdo vit, imunizimi kundër gripit do të nisë në gjysmën e dytë të tetorit. "Tradicionalisht, imunizimi kundër gripit do të fillojë në gjysmën e dytë të muajit. Ktë vit janë furnizuar numri më i madh i vaksinave deri më tani për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një vaksinë katërvalente nga prodhuesi i njohur "Abot" nga Holanda", bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Tetovë - Tetovën e gjetëm të rrënuar, sinonim i gropave dhe infrastrukturës së shkatërruar, një qytet në kolaps. Sot, lagje pas lagje, Tetova po transformohet dhe po merr pamje tjetër. theksoi kanidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në një deklaratë të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Sot erdha të shoh punimet në Bllok 70, një lagje e harruar nga pushteti i mëparshëm, me shumë probleme infrastrukturore. Në bashkëpunim me Qeverinë, me një investim prej 15 milionë denarë arritëm në transformimin e plotë të Bllokut Urban 70.
Stamboll - Tërmet me një magnitudë 5.0 ballë goditi sot Turqinë perëndimore, me epiqendër në Detin Marmara, 39 kilometra nga provinca Tekirdag, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti është ndjerë edhe në Stamboll, i cili është rreth 100 kilometra nga epiqendra e tërmetit, raportuan mediat turke. Sipas komunikatës së EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej nëntë kilometra.
Bruksel - BE-ja me shumë kujdes i ndjek ngjarjet në Mesdhe dhe lëvizjen e flotilës me ndihmë humanitare për Gazën dhe e respekton përkushtimin humanitar të të gjithëve që ndodhen në anije, theksoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për të Drejta Sociale dhe Barazi, Eva Hërniçova. Deklarata e Hërniçovës ka qenë përgjigje e pyetjes për qëndrimin e BE-së për ndalimin e djeshëm të forcave izraelite të sigurisë së flotilës nga anijet që lundron drejt Gazës, në një kohë kur, siç pohojnë organizatorët e karvanit, ata ndodhen në ujërat ndërkombëtarë territorialë.
Kiev - Situata në centralin bërthamor të Çernobilit në veri të Ukrainës është sërish e qëndrueshme pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike për shkak të një sulmi me dron rus, njoftuan sot autoritetet lokale. Kievi zyrtar mbrëmë bëri të ditur se armata ruse me dron ka goditur një instalim elektrik në kompleksin e Çernobilit, duke e lënë objektin pa energji elektrike për disa orë. Personat zyrtarë deklaruan se incidenti nuk rriti nivelet e rrezatimit në vendin e një prej katastrofave më të këqija bërthamore në botë në vitin 1986.
Moskë - Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte sipas formulës 185 për 185, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Në njoftim thuhet se, përveç 185 ushtarëve ukrainas të kapur, Rusia ka liruar edhe 20 civilë, raportuan mediat ruse. "Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura më 23 korrik në Stamboll, 185 ushtarë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi në Kiev. Në këmbim, u transferuan 185 të burgosur lufte të forcave të armatosura të Ukrainës. Përveç kësaj, u kthyen edhe 20 civilë“, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Mançester - Policia e Mançesterit njoftoi sot se të paktën dy persona janë vrarë në sulmin me automobil dhe thikë me në afërsi të një sinagoge në qytet dhe se "tre qytetarë të tjerë janë ende në gjendje të rëndë". Në komunikatën e Policisë Metropolitane thuhet se besohet se sulmuesi, i cili u qëllua nga policia, i është nënshtruar plagëve të marra, por se kjo "nuk mund të konfirmohet në këtë kohë për shkak të shqetësimeve të sigurisë" në lidhje me sendet e dyshimta në trupin e tij, raportoi BBC.