• e premte, 17 maj 2024
MIA Flesh

12:00 / 9 maj / 2024

Shkup - Gjithsej 2 356 vota paraqet dallimi për t'u bërë deputet në Njësinë zgjedhore 6 ku nevojiten 6 662 vota dhe Njësinë zgjedhore 1, ku nevojiten më së shumti vota të qytetarëve, përkatësisht 9 018. Në rast të një njësie zgjedhore secili nga 120 deputetët do të vlente nga 8 088 vota. Këtë e tregon analiza e MIA-s e numrit të përgjithshëm të votave që i fituan partitë në secilën prej gjashtë njësive zgjedhore në Zgjedhjet parlamentare 2024 të ndarë me numrin e mandateve. Në Njësinë zgjedhore 2, një deputet kushton 8 577 vota, diç më pak se në Njësinë zgjedhore 3 - 8 035 vota dhe 8 264 në Njësinë zgjedhore 4. Njësia zgjedhore 5 është vendi ku një deputet fitohet me 7 959 vota të qytetarëve.

Shkup - Pas zyrtarizimit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova. Ajo para deputetëve nga përbërja e vjetër duhet të japë deklaratë solemne, pas së cilës dhe fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.

Shkup - Presidenti i shtetit është i obliguar që në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë t'ia besojë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Parlament. Mandatari, ndërkaq, në një afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. 

Shkup - Opozita e djathtë në Maqedoninë e Veriut fitoi bindshëm dje zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, njofton DPA. Pas numërimit thuajse të plotë të votave, partia nacionaliste e djathtë VMRO-DPMNE fitoi 43,2 për qind të votave dhe do të ketë 58 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shkup. Partia e djathtë do të zëvendësojë Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) e cila është në pushtet që nga viti 2017.

Shkup - Mandati i përbërjes së re kuvendore që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare, fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive në Kuvend. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjehdur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas zgjehdjeve të mbajtura. Mbledhjen konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Nëse nuk caktohet mbledhja konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzet e njëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Shkup - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, sot në X ia uroi fitoren Gordana Siljanovska Davkovës në zgjedhjet e djeshme presidenciale. "Urime për Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj për presidente të Maqedonisë së Veriut. Pres bashkëpunim të ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit", shkroi Gir në X.

Shkup - Meteorologët paralajmëruan se sot, veçanërisht pasdite, do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë meteorologjike, me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe breshër.  Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) u bën apel qytetarëve për kujdes të madh gjatë shfaqjes së ndryshimeve të papritura lokale të motit dhe kujdes të veçantë gjatë bubullimave dhe vetëtimave, gjegjësisht gjatë shkarkimeve të forta elektrike, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Kumanovë -  Sot mbushen nëntë vjet nga përplasja e armatosur në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në të cilën e humbën jetën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë,  si dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Në përleshjen e armatosur që zgjati për 28 orë, jetën e humbën pjesëtarët e Forcave të sigurisë, Isamedin Osmani, Lubisha Arangjelloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilievski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për guximin. Ndërsa 37 pjesëtarë të tjerë të Forcave të Sigurisë u plagosën.

Prishtinë - Institucionet e Prishtinës kumtuan se procedura për ndërrimin e patentë shoferëve të lëshuara nga institucionet kompetente të Republikës së Serbisë për patentë shoferët e Kosovës do të fillojë nesër më 10 maj dhe do të zgjasë deri më 9 gusht të vitit 2024. "Të gjithë qytetarët që kanë patentë shoferë të lëshuar nga institucionet serbe, mund të aplikojnë për patentë shoferë zyrtar të Kosovës përmes formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ ose të paraqiten personalisht në Qendrën për dhënien e dokumentit. Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës", qëndron në kumtesën e autoriteteve në Prishtinë.

Tiranë - Ministri shqiptar për Europë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani i përshëndeti rezultatet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e djeshme.  "Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit të 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike", shkruan Hasani në X.

Zagreb - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka uruar fitoren e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në zgjedhjet e djeshme parlamentare si dhe "presidentes së sapozgjedhur të vendit". "Urime deri tek Hristijan Mickoski për fitoren bindëse të VMRO-DPMNE-së. Me padurim pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, rrugën evropiane të së cilës ne e mbështesim fuqishëm. Përgëzoj edhe presidenten e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova", ka shkruar Plenkoviq në platformën X

Sofje - Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presdienti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër. Siç transmetoi BTA, ai këtë e deklaroi pasi që së bashku me nënpresidenten bullgare, Ilijana Jotova vendosën lule para përmendores së ushtarit të panjohur me rastin e 9 majit.

Athinë - Zgjedhjet e djeshme të dyfishta në Maqedoni të Veriut dhe fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, sot në mëngjes është një prej temave kryesore në mediumet greke, të cialt i transmetojnë rezultatet, komentojnë se bëhet fjalë për triumf të madh, theksojnë se vendi për herë të parë në histori do të ketë presidente grua, por edhe analizojnë se çka do të thotë për marrëdhëniet me Greqinë ardhja në pushtet e partisë opozitare, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel - Bashkimi Evropian mbi të gjitha është një ide dhe ëndërr për Evropë të bashkuar në paqe, e cila punon për prosperitet më të madh dhe përmirëson jetën e njerëzve, porositi kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel me rastin e Ditës së Evropës - 9 maj. "Sot, në Ditën e Evropës është koha të konfirmojmë vendosmërinë tonë të palëkundër për të vazhduar, pjesë pas pjese, të ndërtojmë këtë projekt evropian që na bashkon të gjithëve, është shprehur Mishel në video porosinë e shkurtër të publikuar në rrjetet sociale

Bruksel - Më 9 maj Evropa e feston përvjetorin e "Deklaratës së Shumanit", e cila e dha shtysë të parë të asaj asaj që çoi në krijimin e sotëm të Bashkimit Evropian. Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Robert Shumani me 9 maj të vitit 1950  promovoi ide të re të bashkëpunimit politik në Evropë, si një mjet për uljen drastike të mundësive për një luftë të re midis kombeve evropiane, e cila më vonë u bë e njohur si "Deklarata e Shumanit".

Bruksel – Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale në vend. "Urime për presidenten e re të Maqedonisë së Veriut! Me padurim pres të punojmë me presidenten Gordana Siljanovska Davkova për të përshpejtuar reformat e nevojshme për të çuar përpara procesin e negociatave qasëse", tha Varheji në urimin në platformën Iks.

Stokholm - Aktivistja suedeze e klimës, Greta Tunberg (21) është gjobitur për protestat në Stokholm dhe gjykata e ka urdhëruar të paguajë një gjobë prej 6.000 korona suedeze (512 euro). Tunberg akuzohet se i ka injoruar urdhrat e policisë për t'u larguar  nga dy protesta para parlamentit të Suedisë në mars, duke bërë thirrje për aksion ndaj ndryshimeve klimatike. 

Kiev - Në natën e 9 majit, armiku sulmoi nga Çaud - Krime me 20 dronë, publikoi në aplikacionin Telegram komandanti i Forcave ajrore të Ukrainës, gjenerali Mikola Oleshçuk. Shtatëmbëdhjetë dronë u rrëzuan në rajonin e Odesë nga njësitë e Forcave ajrore të Ukrainës, informon komandanti.

Londër - Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, po përballet me probleme të reja në klub,  pasi rezultatet  e dobëta këtë sezon kulmuan me humbjen e javës së kaluar në Premierligë.  Sipas gazetës  "Dejli mejls",  futbollistët paralajmëruan bojkot të trajnerit të tyre pas humbjes në xhiron e 36-të të Premierligës nga Kristal Palasi me 0:4.  Gazeta pretendon se futbollistët refuzojnë t'i ndjekin udhëzimet e trajnerit, që më tej e minon autoritetin e strategut holandez 54-vjeçar.

QËNDRONI TË LIDHUR