09:00/20 prill/2026
Shkup - Në Kabinetin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova sot do të mbahet një aktivitet sportiv për realizimin e angazhimit për zhvillimin dhe implementimin e një modeli kombëtar për promovimin e aktivitetit fizik dhe zakoneve të shëndetshme te fëmijët. Iniciativa, e cila është nën organizim të Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit, ndërsa mbështetet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ka për qëllim të zhvillojë, zbatojë dhe vlerësojë një model kombëtar për promovimin e aktivitetit fizik, zakoneve të shëndetshme dhe shëndetit mendor te fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç, bazuar në të dhënat ekzistuese kombëtare për aftësinë fizike dhe statusin ushqyes.
Shkup - Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve sot do t'i shqyrtojë amendamentet e parashtruara të Propozim ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Për ligjin, sipas infomacioneve të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, janë parashtruar 26 amendamente. Amendamente për ligjin kanë dorëzuar edhe grupi i deputetëve i kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, LSDM dhe koalicioni dhe BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.
Shkup - Në kuadër të stërvitjes "Shkëndija 26" sot në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip do të fillojë procesi i vlerësimit të Grupit të Batalionit të këmbësorisë së lehtë, me qëllim përmbushjen e objektivave të kapaciteteve të NATO-s. Stërvitja, e cila filloi dje dhe do të vazhdojë deri më 27 prill në disa lokacione, është vazhdim i serialit "Shkëndija maqedonase" dhe paraqet hap të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të kapaciteteve operative të Armatës.
Shkup - Biznes-forumi i Maqedonisë së Veriut dhe kazakistanit, kushtuar avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit do të mbahet sot në Shkup, kumtoi Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Odës me fillim në orën 11:30.
Shkup - Ministri i Tregtisë dhe Intgerimeve të Republikës së Kazakistanit, Arman Shakaliev sot qëndron për vizitë pune në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në kuadër të vizitës është parashikuar që ministri i Punëve të Jahstme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski të realizojë takim kokë më kokë me ministrin kazak, pas së cilës do të pasojë një seancë plenare e dy delegacioneve zyrtare, e përcjellë me deklaratën e përbashkët për mediat.
Shkup - Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike (FETI) prej sot e deri më 25 prill do të jetë nikoqir i garave për robotikë, automatikë, elektronikë dhe inteligjencë artificiale RoboMac 2026 dhe RoboMac Junior 2026, ku do të marrin pjesë studentë, nxënës dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë.
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Nga orët e pasdites do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut dhe kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende në pjesët perëndimore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 23 gradë Celsius.
Sofje - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bullgarisë publikoi në ueb faqen e saj rezultatet e përkohshme me 68,34 për qind nga protokollet e përpunuara nga ana e komisionit zgjedhore në vendvotime (KZV) në komisionet zgjedhore rajonale (KZR). Të dhënat janë nga ora 7:00 e mëngjesit sipas kohës bullgare (orës 6 të asaj të Maqedonisë), transmeton BTA.
Kiev - Evropa duhet të ndërtojë sistemin e saj të mbrojtjes kundër raketave, ndërsa Ukraina tashmë ka nisur bisedimet me disa shtete për krijimin e tij, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. Mbrojtja kundër raketave balistike është një nga sfidat më të mëdha për Ukrainën në luftën me Rusinë, pasi vetëm disa lloje raketash të sistemit amerikan "Patrioit" janë të afta të kapin raketat balistike ruse. Rusia përdor raketa balistike për sulme ndaj insfrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkatërruar termocentralet dhe elemente të infrastrukturës për transmetimin e energjisë elektrike.
Nju Jork - Çmimet e naftës sot u rritën ndjeshëm, ndërsa përshkallëzimi i ri mes SHBA-së dhe Iranit tronditën tregjet, raporton DPA. Nafta e tipit "brent" për dorëzim në qershor u tregtua për më shumë se 7 për qind më lartë krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta referencë amerikane "West Texas Intermediate" (WTI) shënoi rritje të ngjashme. Në fillim të eskalimit në fund të shkurtit, "Brent" tregtohej nën 70 dollarë.
Uashington - Forcat amerikane hasën dhe morën kontrollin e një anijeje ngarkuese nën flamurin iranian në Gjirin e Omanit, pasi që tentoi ta depërtojë bllokadën detare në afërsi të ngushticës së Hormkuzit, deklaroi presidenti Donald Tramp, përderisa Teherani premtoi se do të përgjigjet. Irani "së shpejti do të përgjigjet", transmetoi Press TV, mediume i afërt me kryesinë e vendit, duke e cituar komandën e përbashkët ushtarake të iranit, transmetoi DPA.
Londër - Kryesuesi i Koventri sitit, Frenk Lampard është shpallur trajneri më i mirë në sezonin 2025/26 në ligën e dytë të Anglisë, publikoi pres-shërbimi i Çempionship. Koventri ka barazuar 1:1 me Blekburn Rovers të premten. Kjo ia siguroi klubit vendin e dytë dhe kthimin në Premir Ligë për herë të parë nga sezoni 2000/01. Dyzet e shtatë vjeçari Lampard e ka ndërmarrë Koventrin në nëntor të vitit 2024. Paraprakisht ka qenë trajner i Detbi Kaunti, Çellsi dhe Everton.