MIA Flesh
- Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. Gjithashtu, Komisioni kuvendor për çështje evropiane do të mbajë sesion ku do të prezantohen gjetjet kyçe nga Raportet vjetore për vitin 2025 të Komunitetit ndërkombëtar - Komunitetit transportues. Para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet janë Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2025, Programi vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2926, Plani strategjik i Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2026 dhe Plani financiar i Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2026.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:55, 21 prill, 2026
09:00/21 prill/2026
Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. Gjithashtu, Komisioni kuvendor për çështje evropiane do të mbajë sesion ku do të prezantohen gjetjet kyçe nga Raportet vjetore për vitin 2025 të Komunitetit ndërkombëtar - Komunitetit transportues. Para anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet janë Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2025, Programi vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2926, Plani strategjik i Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2026 dhe Plani financiar i Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike për vitin 2026.
Shkup - Agjencia për inovacione, zhvillim shkencor-teknologjik dhe sipërmarrësi - INOVA sot organizon ngjarje edukativo-kreative "Zeleniks - nga sfida drejt inovacionit", dedikuar për nxënësit e shkollave fillore në Shkup. Ngjarja do të mbahet në Qendrën kulturore për të rinj (QKR) në Shkup, ndërsa qëllimi është të rinjtë të nxiten të mendojnë në mënyrë inovative dhe të krijojnë zgjidhje të qëndrueshme, të gjelbra për sfida reale nga mjedisi i tyre.
Shkup - Me moton "Migrena është më shumë se një dhimbje" sot në Shkup do të shënohet Dita kombëtare e Migrenës, në organizim të Shoqatës maqedonase Neurologjike dhe Klinikës së Neuorologjisë.Organizatorët theksojnë se shënimi ka për qëllim ta formojë opinionin publik për ndikimin e migrenës ndaj cilësisë së jetesës dhe rëndësisë së diagnostifikimiit me kohë dhe trajtimit adekuat. Ngjarja do të mbahet në ora 12 në sallën e madhe në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, me qëllim ngritjen e ndërgjegjës publike për migrenë si sëmundje serioze neurologjike.
Shkup - Nën patronazhin e Ministrisë së Sportit nga sot deri më 29 prill, Shkupi do të jetë nikoqir i Kampionatit botëror shkollor në hendboll për nxënësit e shkollave të mesme. Siç informojnë nga Ministria e Sportit, në këtë Kampionat pritet të marrin pjesë rreth 1,000 hendbollistë dhe hendbolliste të rinj - nxënës të shkollave të mesme deri në moshën 18 vjeç nga e gjithë bota. Organizimi i këtij kampionati paraqet mirënjohjen për përpjekjet e Ministrisë, që sporti të jetë pjesë e përditshmërisë së të rinjve përmes sistemit arsimor.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informojnë nga LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Luksemburg - Minstrat e punëvëve të jashtme të Bashkimit Evropian sot duhet të bisedojnë për ngjarjet më të reja Në Lindjen e Mesme dhe për mbështetjen vijuese për Ukrainën. Në takimin në Luksemburg, ministrave u është bashkëngjitur edhe kryeministr libanez Navaf Salam për bisedime rreth situatës në vendin e tij. Diplomatët e lartë, gjithashtu, duhet të përqendrohen në luftën në Iran dhe implikimet e saj më të gjera rajonale, duke përfshirë edhe tensionet në Ngushtiucën e Hormuzit, transmeton DPA.
Uashington - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit mbrëmë deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së marrëveshjes me Iranin, edhe përkundër paqartësisë rreth mbajtjes së raundit të dytë të negociatave. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së një marrëveshjeje me të vërtetë të mirë, për dallim bga marrëveshja e tmerrshme e arritur nga Barak Obama", dekalroi Livit, duke aluduar në marrëveshjen bërthamore tëvitit 2015 që më vonë ishte anuluar nga presidenti Donald Tramp.
Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, mbrëmë hodhi akuza të reja ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk përjashtoi mundësinë e një raundi të ri bisedimesh. "Provokimet, retorika kërcënuese dhe shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit nga SHBA-ja, veçanërisht sulmet ndaj anijeve tregtare iraniane, përbëjnë një pengesë të rëndësishme për vazhdimin e procesit diplomatik", tha Aragçi në një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, duke vënë në dukje se "Irani do t'i shqyrtojë me kujdes rrethanat dhe më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm".