• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 2 korrik/ 2025

Shkup– Ribalanci i Buxhetit për të cilin sot filloi debati i përgjithshëm në Kuvend, për deputetët e VMRO-DPMNE-së garanton rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor dhe është porosi për menaxhim me financat shtetërore, zhvillimor, vizionar dhe real. Për deputetët e LSDM-së, ribalanci nuk është i drejtuar drejt zhvillimit produktiv dhe është pasqyrë e papërgjegjësisë fiskale, e mbulon atë që ishte premtuar, ndërsa nuk ishte ofruar. 

Shkup - Në mbledhjen e 88-të të Qeverisë, e cila u mbajt dje, gjashtë ministritë resore të përfshira në nënprogramin për grantet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale – i njohur si AA, dorëzuan para Qeverisë propozim-vendime për projektet e komunave që i kishin përmbushur kushtet e përcaktuara në vetë thirrjen publike.

Shkup- Të martën pasdite, ka ndërruar jetë profesoresha Kimete Agai, njëra nga pishtaret e arsimit shqip në Maqedoni, e cila ka punuar me dekada si arsimtare në shkollën fillore “Liria” të Shkupit dhe më vonë profesoreshë në Akademinë Pedagogjike dhe një nga pjesëmarrëset e Kongresit të drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Shkup - Lënda në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls", e formuar nga Prokuroria Themelore Publike - Koçan, sot u transferua nga Gjykata Themelore Koçan në Gjykatën Themelore Penale Shkup, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të RMV-së, me të cilin përcaktohet se gjykata e Shkupit është kompetent për të vlerësuar aktakuzën.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nga nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Irlandë në kuadër të së cilës janë planifikuar takime me ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Tomas Bërn, si dhe me anëtarët e Komitetit të Përbashkët për Çështje Evropiane në Parlamentit Irlandez (Oireachtas).

Shkup-  Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Forumin e Biznesit "Itali – Maqedonia e Veriut" i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve me fokus investimet në infrastrukturë dhe energji.

Shën Nikollë – Pensionistët, të cilët më shumë se një vit më parë protestuan për një rritje lineare të pensioneve, sot nga Shën Nikolla kërkuan edhe këtë vit të fitojnë një rritje lineare të pensioneve, në vend të një rritjeje përqindjeje. Trajçe Stanojkov, anëtar i Bordit Iniciativ të Komunës së Shën Nikollës, thotë se masat aktuale për harmonizimin e pensioneve, të cilat bazohen në një rritje përqindjeje, janë të pamjaftueshme dhe nuk sigurojnë një shpërndarje të drejtë të mjeteve.

Shkup- Ndodhemi në një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme kur duhet të vlerësojmë nëse po ecim në drejtimin e miratuar nga Strategjia fiskale. Pajtueshmëria ekonomike me rregullat fiskale është thelbësore, potencoi kryetari i Këshillit fiskal, Gligor Bishev sot në fjalimin e tij në debatin mbi ribalancin e Buxhetit të vitit 2025 në komisionin parlamentar amë.

Tetovë- Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, e priti në takim z. Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i Open Gov Hub AI, si dhe profesorët e njohur që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Fatos Selita dhe Prof. Yulia Kovas.

Prishtinë - Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se do të bëjë çmos që Kuvendi i ri të konstituohet deri në fund të korrikut, në frymën e bashkëpunimit midis partive politike.

Bruksel- Mjetet që kemi tani për të tejkaluar çështjet që lidhen me sundimin e së drejtës janë zhvilluar vitet e fundit dhe ne duhet të mësojmë nga përvoja dhe të mendojmë se çfarë ndryshimesh duhet të vendosim, nëse janë të nevojshme, deklaroi komisari i BE-së për Demokraci, Drejtësi, Sundim të së Drejtës dhe Mbrojtje të Konsumatorëve Majkëll MekGret në intervistë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA.

Bruksel - Kina duhet të ndalojë që ta kërcënojë sigurinë evropiane, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Politikë të jashtme dhe siguri pranë BE-së, Kaja Kallas, para takimit me ministrin e Punëve të jashtme të Kinës Vang Ji në Bruksel.

QËNDRONI TË LIDHUR