• e premte, 17 maj 2024
MIA FLESH

09:00 / 9 maj / 2024

Shkup - Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15 do t'i shpallin vlerësimet fillestare nga monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare. Shefja e misionit të OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve  Xhillian Stirk, dje deklaroi se do t'i shqyrtojnë raportet për procesin zgjedhor nga i gjithë vendi, ndërsa më pas do të   nxjerrin konkluzione në bazë të monitorimit të vëzhguesve të tyre. 

Shkup - Bota sot e shënon Ditën e Fitores mbi Fashizmin. Më 9 maj të vitit 1945 me nënshkrimin e kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, zyrtarisht përfundoi Lufta e Dytë Botërore në të cilën morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2.1 miliardë banorë, ose 96 për qind e popullsisë së botës dhe e cila mori më shumë se 50 milionë jetë.

Shkup - Me fitoren e Gordana Siljanovska Davkovës dhe të VMRO-DPMNE-së, sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend. Të gjithë pjesëmarrësit, si dhe anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor vlerësuan se zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Sidomos pasdite dhe në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu afatshkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsja maksimalja do të arrrijë prej 16 deri në 23 gradë,informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Gazë - Të paktën 109 palestinezë humbën jetn, ndërsa 296 janl plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga e hëna deri të mërkurën pasdite, përfshirë gra dhe fëmijë që u vranë në sulmet në shtëpitë e banimit në Rafah, bëri të ditur Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (UNOCHA), mbi bazë të informacioneve që mori nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, të kontrolluar nga Hamasi.

Uashington - Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është në rend dite të mbledhjes së Komitetit të ministrave të jashtëm që mbahet javën e ardhshme, kumtuan për Zërin e Amerikës nga kjo organizatë ndërkombëtare. “Çështja e Kosovës nuk është në axhendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit të Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen, por pa dhënë më shumë hollësi

QËNDRONI TË LIDHUR