• e mërkurë, 02 tetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15;00/ 6 korrik/ 2024

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sonte deklaroi se Qeveria ka marrë vendim me partneritet publiko-privat që në zonën e Qendrës Klinike në Shkup të ndërtohen dy garazhe në kate për të kapërcyer problemin e parkimit. Për këtë, thotë ai, është përgatitur një studim fizibiliteti dhe do të sigurohen trefish më shumë vende parkimi.

Shkup - Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari mbrëmë deklaroi se është në marrëdhënie të mira me Maksim Dimitrievskin nga ZNAM dhe e vlersëroi "si pikë politike" reagimin e tij se do të largohej nga Qeveria nëse ministrat edhe një herë vendosin flamurin shqiptar në ambientet e qeverisë. 

Shkup- Shteti ka simbolet e veta - himnin, flamurin dhe do të thoja një gjuhë të përbashkët që duhet të jetë mjet komunikimi dhe mirëkuptimi. Fatkeqësisht, na ndodh që fëmijët nuk mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Dhe nëse nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, atëherë nuk mund të ndajnë një jetë të përbashkët, gëzime të përbashkëta, suksese por dhe trishtim të përbashkët. Nuk duhet të jetë kështu, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Shkup - SHBA-ja fuqimisht e përkrah Marrëveshjen nga Prespa dhe shpreson se kontestet bilaterale do të mbeten jashtë NATO-s, deklaroi në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, drejtori kryesor për Evropë dhe NATO në Pentagon, Olton Bjuland, para shënimit të 75 viteve të Aleancës veriatlantike, javën e ardhshme në Uashington.

Shkup- Nëpunës policorë të NJPB Koçanë e kanë privuar nga liria A.J. (26) nga Koçana, për arsye se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër gjyqësor, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë dhe të holla.

Tetovë - Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se pas vrasjes së djeshme të R. T. (39) në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë baza dyshimi për autorin e mundshëm. Dje është raportuar për vrasjen në orën 20:35, pas së cilës policia në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ka formuar një ekip, i cili ka bërl inspektim të rrugës “Shtipska në Tetovë” pas së cilës janë evidentuar provat dhe gjurmët.

Shkup- Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të arrijë nga 30 deri 36 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Shkup - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane sot është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Shkup - Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me rritje të temperaturave të ditës, e cila gjithkund do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë. Në fillim të javës së ardhshme, në orët e pasditës, kryesisht në rajonet malore do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me të reshura të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Shkup - Sot nga ora 11 deri në 15:00 në Ist Gejt Moll do të promovohet platforma “Op-op” për donacione në grup në organizata qytetare.

Shkup - Prokuroria publike sot kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e vrasjes së mbrëmshme në Tetovë, si dhe se prokurori publik i jep të gjitha urdhërat e nevojshme, mes të cilave edhe urdhërin për autopsi dhe urdhërin për sigurimin e incizimeve nga videombikëqyrja.

Kumanovë - Alternativa sot do të mbajë kongres të jashtëzakonshëm zgjedhor, pasi pas zgjedhjes për kryetar të Kuvendit, Afrim Gashi dha dorëheqje nga pozicioni drejtues në pari. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, ushtrues detyre në parti është Bekim Sali.

Shkup - Aleanca e Shqiptarëve e udhëhequr nga Ziadin Sela sot do të mbajë Kuvendin e katërt.

Tetovë - Mbrëmë në ora 20 e 35 minuta në SPB Tetovë është denoncuar vrasja e një burri, për të cilin, sipas informatave të para nga vet vendi i ngjajres, kuptohet se ka qenë rreth 40-vjeçar. Sipas informatës së parë të SPB Tetovë, ndaj këtij personi është shtënë derisa ka qenë në automjet.

Bruksel - Sigurimi i mbështetjes së besueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën, forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, forcimi i bashkëpunimit industrial të mbrojtjes transatlantike dhe rritja e prodhimit të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale me vendet e rajonit Indo-Paqësor do të jenë temat kryesore të Samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik.

Bruksel– Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit të ardhshëm.

Beograd - Në Serbi nga 10 korriku do të ketë shtrenjtim të taksave rrugore, pasi Qeveria e Serbisë e miratoi çmimoren e re të Ndërmarrjes publike Rrugët e Serbisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Teheran– Kandidati reformator Masud Pezeshkijan ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Iran, pasi e mposhti në raundin e dytë të votimit Said Xhalili, deklaroi zëdhënësi i autoritetit zgjedhor mbrëmë në televizionin shtetëror.

Londër- Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, sot do të kryesojë me takimin e parë të kabinetit të tij, pas fitore historike të Partisë Laburiste në zgjedhjet e mbajtura të enjten.

Uashington – Presidenti amerikan Xho Bajden në intervistë për Ej-Bi-Si Njuz për përformancën e tij në debat, përsëriti se kishte kaluar një natë të keqe dhe u tha votuesve se do të luftojë në garën në vitin 2024 pavarësisht thirrjeve që të pensionohet. 

Gazë – Hamasi e pranoi propozimin e SHBA-së për fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve izraelite, përfshirë ushtarë dhe burra, 16 ditë pas fazës së parë të marrëveshjes që synon t'i japë fund luftës në Gazë, deklaroi një burim nga Hamasi.

Riad - Liderët e Arabisë Saudite i uruan reformistit iranian Masud Pezeshkijan për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe kanë shprehur interes për rritje të lidhjeve me vendin e tij.

Teheran – Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, e ka uruar reformistin Masud Pezeshkijan për fitimin e funksionit presidencial.

Berlin  - Ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në futboll do të kompletohen sot pas dy ndeshjeve të mbetura çerekfinale Anglia - Zvicra dhe Holanda - Turqia.

Kajro- Futbollisti egjiptian dhe ish reprezentuesi i këtij vendi, Ahmed Refat vdiq në moshën 31-vjeçare si pasojë e atakut kardiak, kumtoi sot pres shërbimi i Federatës së futbollit të Egjiptit.

QËNDRONI TË LIDHUR