MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video postimi në profilin e tij në Fejsbuk informon se në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër po punohet intensivisht. Janë përfshirë rreth 1.100-1.200 punëtorë me mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë. Siç thekson Mickoski, aktivitetet po kryhen përgjatë gjithë trasesë së autostradës, 20 kilometrat e para të së cilës u lëshuan javën e kaluar.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 20 korrik, 2025
15:00/ 20 korrik/ 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video postimi në profilin e tij në Fejsbuk informon se në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër po punohet intensivisht. Janë përfshirë rreth 1.100-1.200 punëtorë me mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë. Siç thekson Mickoski, aktivitetet po kryhen përgjatë gjithë trasesë së autostradës, 20 kilometrat e para të së cilës u lëshuan javën e kaluar.
Shkup - Kërkesa e prindërve të fëmijëve me zhvillim atipik për punësim të përhershëm të asistentëve arsimorë nuk mund të plotësohet sepse nevojat në shkolla po ndryshojnë, thotë ministrja e Arsimit Vesna Janevska. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se nëse në të ardhmen krijohet mundësia që disa nga asistentët të punësohen përgjithmonë, me kënaqësi do ta pranonte, por nuk do të jap shpresa të rreme.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale - Përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse nga neni 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kumtoi sot Prokuroria Publike.
Shkup - Prodhuesit bujqësorë duhet të ujisin kulturat, veçanërisht kulturat pranverore, tokat djerrë dhe industriale, sepse temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në nivelin e lagështisë në tokë, paralajmërojnë agrometeorologët. Moti i nxehtë, veçanërisht vala e paralajmëruar prej mbi 40 gradësh që pritet për javën e ardhshme, do të ndikojë edhe te bimët shumëvjeçare, ku rezervat e ujit në shtresat më të thella janë vazhdimisht në rënie.
Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski mbrëmë nga Novaci u bëri thirrje bujqve, kooperativave dhe përpunuesve të regjistrohen në platformën dixhitale www.makedonskonajdobro.mk me të cilën do ta mbështesin fushatën "Më e mira maqedonase". "Qëllimi ynë është i qartë, në vend të importit, të zgjedhim produktet bujqësore vendase dhe përpunimin e tyre", tha Tripunovski, i cili mori pjesë në Festivalin e Vjeljes në komunën e Novacit.
Shkup - Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i KE-së të VMRO-DPMNE-së, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se "strukturat e LSDM-së po veprojnë me propagandë bullgare antimaqedonase, dhe qëllimi i tyre është të sulmojnë VMRO-DPMNE-në dhe kryetarin Hristijan Mickoski". Sipas Lefkovit, një propagandë e tillë, siç tha ai, tregon se LSDM nuk ka ndërmend të imponohet me një program zgjedhor, por po e zëvendëson mungesën e ideve me shitjen e interesave maqedonase, duke u përpjekur të luajë në anën e Bullgarisë.
Shkup - Aktive janë pesë zjarre në hapësirë të hapur deri në orën tetë të mëngjesit nga gjithsej 29 në 24 orëshin e fundit. Dy janë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Sipas QMK-së, sërish është aktiv zjarri në fshatin Zhelinë, drejt Erebenit, në malin Zheden, ku digjet pylli me bimësi të ulët, shkurre dhe vegjetacion të ulët. Edhe më tutje janë aktive zjarret në komunën e Vasilevës, në f. Niviçinë, pyll me bimësi të ulët, në Makedonski Brod, në f. Greshnicë, pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët, midis f. Çreshnevë, f. Llokvicë, f. Krapë, pylli i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion të ulët, si dhe në Prilep mes fshatrave Careviq dhe Smolan, me përfshirje të pyllit të përzier dhe vegjetacionit të ulët.
Manastir - Ekipi i shpëtimit i udhëhequr nga udhëheqësi Petar Nolev ka kryer evakuim të suksesshëm të alpinistit të lënduar i cili në mëngjes u lëndua në gurishten e malit Baba nën majën e Pelisterit. Në një deklaratë për MIA-n, udhëheqësi i ekipit të shpëtimit Petar Nolev, tha se aksioni ishte i shpejtë dhe i kryer në mënyrë profesionale, pasi ishte aktivizuar ekipi për mbrojtje të pyjeve i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Kumanovë - Një motoçiklist nga fshati Llopat i Kumanovës doli nga rruga në autostradën Tabanoc-Kumanovë dhe vdiq në vendin e aksidentit, njoftoi sot SPB Kumanovë. "Sot rreth orës 02:10 në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Tabanoc-Kumanovë, tridhjetë e katër vjeçari V.S. nga fshati Llopat, Kumanovë, duke drejtuar një motoçikletë "Honda" me targa të Kumanovës, ka dalë nga rruga. V.S. ka vdekur në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore", informoi policia.
Shkup - Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM këtë mëngjes.
Shkup - Festivali Olimpik Rinor Evropian (EMOF) Shkup 2025 do të fillojë sonte në orën 20:30 në Qendrën Sportive "Jane Sandanski". Festivalin zyrtarisht do ta hapë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa në ngjarje do të mbajë fjalim edhe kryetari i Komiteteve Olimpike Evropiane, Spiros Kapralos. Ceremonia solemne do të shënojë fillimin e një spektakli sportiv dhe kulturor shtatëditor që do të bashkojë atletët e rinj nga e gjithë Evropa në frymën e fer-plej, solidaritetit dhe miqësisë.
Shkup - Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 39 gradë Celsius pritet sot, ndërsa nën ndikim të masës së ngrohtë ajrore nga jugu, temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Për shkak të indeksit UV të rritur dhe rrezikut nga valët e të nxehtit, institucionet kompetente rekomandojnë qëndrim në hapësira të freskëta, pirje të mjaftueshme të lëngjeve, shmangie të aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta, si dhe kujdes i veçantë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
Londër - Policia britanike arrestoi dje 55 persona në një tubim të organizatës së ndaluar "Veprimi Palestinez" para Parlamentit në Londër, njoftoi policia. Protestuesit në sheshin e Parlamentit mbanin pankarta në mbështetje të organizatës, e cila u ndalua më parë këtë muaj sipas ligjeve antiterroriste të vendit.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për zgjidhje paqësore për Ukrainën, por qëllimi kryesor i Moskës është ti arrijë qëllimet e tij, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, për televizionin shtetëror rus në një deklaratë të emituar sot për udhëheqësin Pavel Zarubin.
Gaza - Armata izraelite zgjeron operacionet e saj në qytetin Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës, siaps deklaratës së zëdhënësit të armatës, i cili sot u bëri thirrje banorëve ta braktisin rajonin në një postim në "X". Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) vazhdojnë "intensivisht aktivitetet e tyre në rajone të reja", thuhet në kumtesën e armatës. "Për sigurinë tuaj, menjëherë evakuohuni në jug të Al-Mavasit", shtohet.
Damask - Situata në qytetin e Sveidës thuhet se është nën kontroll pas disa ditësh dhunë vdekjeprurëse midis druzëve dhe beduinëve, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme siriane. Qyteti me shumicë druze është pastruar nga të gjithë luftëtarët fisnorë dhe përleshjet në lagje kanë mbaruar, thuhet në deklaratë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës, tha se kishte qetësi të kujdesshme.