18:00/5 gusht/2025
Shkup - Realizojmë projekte për zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të ekuilibruar të vendit tonë, duke ndjekur nevojat e qytetarëve, deklaroi zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, e cila bashkë me kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, morën pjesë në fillimin zyrtar të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, kanalizimit fekal dhe të ujërave të shiut në Bllokun Urban 4.4 në Komunën e Gjevgjelisë.
Shkup - Filloi trajnimi dyditor i kandidatëve të cilët u paraqitën në konkursin qeveritar publik për parandalim të zjarreve. Siç informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov tashmë gjatë javës së ardhshme disa prej tyre do të prëfshihen në shuarjen e zjarreve me rerzik më të vogël në mbarë vendin. Angellov kumtoi se trajnimin e filluan gjithsej 364 kandidatë në 13 qytete të vendit, me çka pritet plotësim i vendeve në 28 komuna.
Shkup - Sektori për Krimi Kompjuterik pranë MPB-së në PTHP Shkup ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale "Mashtrim kompjuterik". Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, biletat me të cilat mashtroi qytetarët A.H. i shiti në periudhën nga 4 prilli deri më 13 qershor të vitit 2025. "Si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes faqes së internetit për shitjen e biletave, ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert që nuk ishte planifikuar fare të mbahej, përkatësisht nuk ishte lidhur asnjë kontratë për mbajtjen e tij, në ç’mënyrë i ka mashtruar njerëzit që të blinin bileta për koncertin dhe në këtë rast nuk i ka refunduar paratë", thekson MPB.
Dibër - Në garë për kryetar të ri të Dibrës në zgjehdjet e ardhshme lokale forcat do t'i masin tre kandidatë, dy të propozuar nga partitë dhe një kandidat i pavarur. Bëhet fjalë për Fisnik melën, nga koalicioni VLEN (anëtar i Alternativës), zëvendësdrejtor aktual i DAP-it, Ilirian Fetahut nga Fronti evropian (anëtar i krahut të ASH-së së Ziadin Selës), profesor në gjimnazon e Dibrës "28 Nëntori" dhe Ramadan Imerin, kandidat i pavarur, drejtor në gjimnazin e njejtë. Kandidaturat për MIA-n i konfirmuan tre kandidatët, të cilët premtuan angazhim të plotë në interes të të gjithë qytetarëve, ndershëm dhe me përgjegjësi të plotë.
Gjenevë - Shkurtimi i ndihmës financiare po e vë një gjeneratë të tërë fëmijësh në Sudan në probleme serioze, pasi mbështetja po zvogëlohet, ndërsa kequshqyerja vazhdon në të gjithë vendin, bëri të ditur sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). "Fëmijët kanë qasje të kufizuar në ujë të sigurt, ushqim dhe kujdes shëndetësor. Kequshqyerja është e përhapur dhe shumë fëmijë të mirë janë bërë kockë e lëkurë", tha Sheldon Jet, përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, duke folur nëpërmjet një lidhjeje video nga një port në Sudan.
Budapest - Qeveria hungareze e respekton soveranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështet liderët e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke përfshirë edhe presidentin e serbëve të bosnjës, Milorad Dodik, deklaori sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, i ciuar nga agjencia e lajmeve kombëtare MTI. Sijarto pas takimit me Dodik deklaroi se Evropa sot përballet me kërcënime dhe kriza të rrezikshme të sigurisë, të cilat e rrezikojnë gjithë kontinentin. "Dukshëm, këtyre ditëve kemi folur më shumë për Ukrainën dhe luftën atje, por Ballkani Perëndimor është pranë. Ne hungarezët jemi plotësisht koshient për dallimet lidhur me sigurinë e kontinentit në lidhje me atë nëse Ballkani Perëndimor ka paqe ose jo", theksoi ministri hungarez.
Helsink - Suedia, Norvegjia dhe Danimarka do të bashkohen me rreth pesë miliardë korona norvegjeze, gjegjësisht 486,16 milionë dollarë amerikane, në nismën e re të NATO-s për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane, raportojnë agjencitë botërore, duke cituar njoftimin e Qeverisë norvegjeze. Presidenti amerikan Donald Tramp më herët deklaroi se SHBA-ja do të sigurojë armë për Ukrainën, të cilat do të paguhen nga aleatët evropianë, por nuk dha detaje se si do të funksionojë kjo.
Kajro - Konvoji i tetë humanitar egjiptian u drejtua sot për në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Karm Abu Salem në pjesën juglindore të enklavës, raportoi agjencia egjiptiane e lajmeve. Konvoji përfshin dhjetëra kamionë të ngarkuar me sasi të mëdha mallrash bazë, përfshirë qumësht pluhur dhe produke ushqimore bazë. Kamionët u ndalën në pikën kufitare Rafah para se të niseshin për në Gazë. Dërgesat e fundit janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Egjiptit për të lehtësuar krizën humanitare dhe vuajtjet me të cilat përballen më shumë se dy milionë palestinezë në Gazë. Më shumë se 1.000 kamionë që transportojnë rreth 10.000 tonë ushqime bazë kanë mbërritur në Gazë që nga fillimi i fushatës së Egjiptit më 27 korrik.
Uashington - Rënia e çmimeve të energjisë mund të ushtrojë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin që t'i japë fund luftës në Ukrainë, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp në intervistën për Si-En-Bi-Si. "Nëse energjia bëhet mjaftueshëm më e lirë, Putini do të ndalojë së vrari njerëz. Nëse lirohet edhe për 10 dollarë për fuçi, ai nuk do të ketë zgjedhje, sepse ekonomia e tij është në gjendje të keqe", shtoi presidenti amerikan. Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria ruse e Financave njoftoi se të ardhurat e vendit nga nafta dhe gazi janë ulur për 27 për qind në korrik të vitit 2025, në bazë vjetore – në 787,3 miliardë rubla (9,8 miliardë dollarë), krahasuar me 1,079 trilionë rubla në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se doganat e planifikuara për produktet farmaceutike të importuara në vend mund të arrijnë 250 për qind, transmetoi Si-En-Bi-Si. Kjo është shkalla më e lartë me të cilën ai kërcënoi deri më tani. "Do të fillojmë me shkallë të vogël". tha Tramp në një intervistë televizive, "por për një vit, një vit e gjysmë, do të ngritemi në 150 për qind, e më pas në 250". Ai saktësoi se qëllimi kryesor është të ktheht prodhimi i medikamenteve në Shtetet e bashkuara të Amerikës.