• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/23 maj/2025

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Shkup u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas, me të cilën, ndër të tjera, diskutuan për takimin dypalësh me palën bullgare, formatin e tij, kush mund të marrë pjesë dhe ku mund të mbahet. Samiti i ardhshëm i NATO-s në Hagë është një mundësi e mirë për takimin, pasi në të do të merrnin pjesë presidentja Siljanovska Davkova, kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta, kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas, ndërsa përbërja, siç theksoi Mickoski, është zgjeruar me mundësinë e pranisë së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.

Shkup- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas doli me porosi se integrimi evropian i vendit mbetet prioritet, por se ekziston edhe gatishmëri për qasje të reja nëse procesi aktual mbetet në udhëkryq. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, duke iu përgjigjur pyetjes nëse BE-ja ka "plan B" për Maqedoninë e Veriut, ngjashëm si me Ukrainën, Kallasi theksoi se fokusi mbetet në rrugën bazë.

Shkup- Seanca për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Popullore u caktua për të mërkurën, 28 maj. Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e Kuvendit, seanca do të fillojë në ora 11, ndërsa zgjedhja e guvernatorit është pika e parë në rend të ditës. Për guvernator u propozua profesori universitar Trajko Sllavevski, i cili vjen nga Fakulteti ekonomilk dhe i cili duhet të vijë në vendin e guvernatores së deritanishme, Anita Angellovska-Bezhoska.

Shkup- Nga e hëna deri më 9 qershor, Maqedonia e Veriut është nikoqir i "Reagimit të menjëhershëm 2025" (Immediate response 2025), një komponentë kyçe e stërvitjes shumëkombëshe DEFENDER 2025 me rreth 12,000 trupa pjesëmarrëse në vende të ndryshme të Evropës. Në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e stërvitjes "Reagim i menjëhershëm" do të marrin pjesë mbi 2,000 ushtarë nga vende partnere dhe aleate, përfshirë nga shteti nikoqir, Shtetet e Bashkuara, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.  

Shkup- Vetizolim dhe mbikëqyrje shëndetësore për dy personat e sëmurë nga lija e majmunëve, rekomandon Komisioni për sëmundje infektive. Prej aty informuan se në mënyrë shtesë po ndiqet situata e personave, të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me të sëmurët dhe nëse paraqiten simptoma, do të testohen në Institutin për shëndet publik. "Komisioni u apelon qytetarëve që të respektojnë masat e higjienës për mbrojtje personale nga sëmundjet infektive, ndërsa në rast të ndonjë simptome të kësaj sëmundjeje, të kontaktojnë mjekun e tyre amë", thuhet në kumtesë.

Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti sot fjalim në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, që po mbahet në Marrakesh, Mbretëria e Marokut, duke theksuar se Forumi është platformë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit midis vendeve mesdhetare në fusha të tilla si ekonomia, demokracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në fjalën e tij, Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut, ndonëse e vogël në territor, ka ambicie të mëdha dhe vizion të qartë për të ardhmen.

Shkup- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në hapësirat e Ministrisë mirëpriti delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Norvegjisë, të kryesuar nga ambasadorja Kristin Melsom, ambasadore e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe kompanive të njohura norvegjeze. Në takimin u bisedua për mundësitë për zgjerimin e investimeve norvegjeze në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Tetovë (ZZHTI Tetovë), e cila njihet nga qeveria norvegjeze si një nga projektet më të rëndësishme investuese në rajon.

Shkup- Realizimi i projekteve do të mbështetet nga ekspertë të nivelit të lartë nga Mbretëria e Bashkuar të cilët do të sigurojnë realizimin cilësor dhe në kohë të projekteve, ndërsa nga ana tjetër do të rrisin cilësinë e kompanive ndërtimore në Maqedoni dhe do të sjellin dije dhe përvoja të reja në vend, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në një intervistë për RTVM. Ai njoftoi se në pjesën e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë, do të merret mbështetje teknike nga kopmpania e Britanisë së Madhe që ka ndërtuar metron më të sofistikuar dhe të digjitalizuar në Londër. 

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, sot në Shkup realizoi takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas dhe përfaqësues të Shërbimit Evropian për veprim të jashtëm (EEAS) në kuadër të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje midis BE-së dhe Maqedonisë. Ministri vuri në dukje se pas Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vitit të kaluar, vendi bëri një hap strategjik përpara, duke krijuar një kornizë gjithëpërfshirëse për dialog të strukturuar dhe bashkëpunim praktik në fushat kryesore të sigurisë - nga përballja me kërcënime hibride dhe siguria kibernetike deri te përmirësimi i qëndrueshmërisë, kapaciteteve mbrojtëse dhe pjesëmarrja e përbashkët në misione dhe operacione krize.

Shkup-  Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Fadil Cana, sot në një deklaratë për mediat informoi se pacienti i pranuar mbrëmë në klinikën e tyre me një rezultat të konfirmuar pozitiv për linë e majmunëve është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kryhen teste shtesë. "Mbrëmë, diku para mesnatës u paraqit një pacient me rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për një rast të konfirmuar për prani të lisë së majmunëve. Pacienti u ekzaminua dhe në atë moment nuk kishte asnjë pamje klinike që do të tregonte një sëmundje të tillë, por meqenëse kemi një rast të konfirmuar laboratorikisht, sipas udhëzimeve dhe protokolleve, ai duhet të jetë nën vëzhgim. Pacienti pranoi të shtrohej në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai madje as nuk na pyet pse po mbahet, por meqenëse duhet të mbahet nën mbikëqyrjen tonë dhe duhet të bëhen analiza shtesë, pacienti pranoi të qëndrojë me ne. Para pak kohe e vizitova pacientin dhe ai është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, përveç lezioneve që ka në një pjesë të caktuar të trupit, nga të cilat u mor një mostër dhe testet laboratorike konfirmuan praninë e lisë së majmunëve", tha ai.

Shkup- Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e mësuam nga mediat, ende nuk kemi marrë njoftim zyrtar. Zakonisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, por ky Vendim do të thotë që tani absolutisht liberalizohet procedura për përjashtimin e konsumatorëve nga sistemi i energjisë termike. Kjo mund të çojë në një numër më të madh të konsumatorëve të përjashtuar, që nga ana tjetër do të ndikojë negativisht në çmimin e energjisë termike, pra do të çojë në rritjen e saj, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski. 

Shkup- Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot përsëri përmes transmetimit të drejtpërdrejtë informoi për gropim ilegal të rërës dhe eksploatim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar nga një kompani, e cila, siç pohon, nuk ka kurrfarë licence dhe leje për punë. Arsovska i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve kompetente të veprojnë, ndërsa paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë për shkak të kërcënimeve ndaj jetës së saj dhe familjes së saj nga ana e pronarëve të një kompanie nga Konjara e Poshtme.

Shkup- Drejtori i NP Higjiena Komunale - Shkup, Sabahudin Rustemi pohon se komuna e Çairit ka borxh total prej shtatë mioionë denarë ndaj ndërmarrjes, me të cilën menahxon, i cili, sip thotë, përfshin detyrime të papaguara financiare nga institucionet komunale, duke përfshirë vetë objektet komunale, shkollat fillore dhe çerdhet që janë nën juridiksionin e komunës së Çairit.

Shkup- Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale u caktoi masën "arrest shtëpiak" ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë Nino Vasev dhe drejtori organizativ Nehat Nuhi të. Mbeten në fuqi edhe masat e caktuara më parë për kujdes. Kundër këtyre vendimeve, të dy kanë të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup. 

Bruksel- Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, zhvilloi sot në Bruksel një takim informues me ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP/PBEJ), të akredituar pranë Bashkimit Evropian. I organizuar nga KBR-ja, ky takim informues ofroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve aktuale për bashkëpunim rajonal dhe prioriteteve të ardhshme, me një fokus të fortë në zbatimin e Strategjisë Evropa Juglindore 2030 (SEE2030), një angazhim i përbashkët i të 13 pjesëmarrësve të SEECP-së për zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të zgjuar në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Bruksel- Bursat evropiane sot kanë regjistruar rënie të konsiderueshme, pasi presidenti amerikan, Donald Tramp u kërcënua se do të vendos doganë prej 50 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar Brukselin për praktika jokorrekte tregtare dhe ngecje të negociatave. "Rekomandoj vendosjen e doganës së drejtpërdrejtë prej 50 për qind për Bashkimin Evropian", publikoi ai në rrjetin social "Truth Social". Ai shtoi se rregullat e veta do të mund të hyjnë në fuqi më 1 qershor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR