• e premte, 17 maj 2024
MIA Flesh

12:00/8 maj/2024

Shkup - Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të prëcaktohen për njlrin prej dy kandidatëve për shef të shtetit - Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më së shumti vota në rrethin e parë më 24 prill. Për Siljanovska Davkovën votua 363.085 votues, ndërsa për Pendarovskin 180.499, që ishte e pamjaftueshme për zgjedhje të presidentit.

Shkup - Në vend sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta në të cilat duhet të zgjedhen 120 deputetë për mandatin kuvendor 2024-2028. Deputetët zgjehden sipas modelit proporcional, me ç'rast vendet ndahen sipas metodës së Dontit. Territori i Republikës është ndarë në gjashtë njësi zgjedhore. Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë 1.815.350 votues të regjistruar në Listën zgjedhore. Në ekstraktet e Listës zgjedhore për votim janë regjistruar 1.716.664 votues.

Shkup -  Në zgjedhjet e sotme të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e cila do të zbatohet vetëm për këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument të udhëtimit vlefshmëria e të cilave ka skaduar në periudhë prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Shkup - Dita e sotme, nga aspekti i gjendjes së sigurisë është stabile. Ministria e Punëve të Brendshme vepron në përputhje me kompetencat që ka, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas votimit për zgjedhjet në SHFK "Johan Hajnrih Pestaloci" në Komunën Qendër. "Sipas informacioneve që kam nga mëngjesi, të gjitha vendvotimet janë stabile, të hapura. Qytetarët duhet të realizojnë të drejtën e tyre të votës në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike", tha Toshkovski.  Ai dërgoi mesazh deri te qytetarët gjatë ditës së sotme të realizojnë të drejtën e tyre të votës, dhe të mos lejojnë, siç tha, vullneti i tyre të rrëmbehet nga ana e çfarëdolloj subjekti dhe i çfarëdolloj mënyre. 

Shkup - Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjehdjeve parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 2246 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më së shumti të akresdituar janë vëzhguesit vendorë - 1303. Zgjedhjet do t'i ndjekin edhe 860 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar edhe 85 përkthyes. Për raportim nga zgjedhjet, sipas të dhënave të KSHZ-së, janë akredituar 83 gazetarë të huaj. Më së shumti vëzhgues vendorë ka akredituar Shoqata për zhvillim të shoqërisë - inovacione sociale "WAKE UP" Shkup - 966, më pas Fondacioni Romët për demokraci - 162, Civil - 82, Qendra për hulumtime të sigurisë - 46, Instituti për marrëdhënie dhe strategji ndërkombëtare Ohër - 20, Qendra nacionale rome Kumanovë - 14, Shoqata për promovim dhe zhvillim inkluziva Kumanovë - 12 dhe Qendra maqedonase për zhvillim kulturor - një vëzhgues.

Shkup - Nga ora 8 deri në orën 19 sot do të punojë Departamenti për Çështje Civile, gjegjësisht  të gjitha seksionet për punët administrative të kësaj njësie organizative në Ministrinë e Punëve të Brendshme. "Gjithashtu, i njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për dokumente personale që janë dorëzuar deri më 3 maj të vitit 2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t'i marrin", informon MPB-ja.

Shkup - Në zyrën e Avokatit të Popullit,  nesër nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. Siç informojnë sot nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën "Maqedonia" nr.19 në ndërtesën e SHT "Makoshped" (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës).  

Kumanovë - Sipas të dhëlnave të KSHZ-së, në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale dalja deri në orën 9 është 3,91, ndërsa për parlamentaret është 4,25 për qind. Në Likovë, sipas KSHZ-së dalja për presidencialet është 0,53, për parlamentare 2,05. Në Nagoriçan të Vjetër ndërkaq është 3,81 për presidencialet, për parlamentaret 4,70.

Tetovë - Mosfunksionaliteti i aparatit për identifikim është arsyeja që votimi në dy vendvotime në Komunën e Tetovës fillon me metodën e vjetër të marrjes së gjurmës së gishtit në një bllok grafit dhe më pas lënies së gjurmës në listën zgjedhore, ndërsa përdoret edhe sprej dhe llambë UV për kontroll. "Në një vendvotim në SHF “Liria” në Tetovë votimi ka filluar në ora 08:40 pasi është konstatuar se aparati identifikues nuk punon. Me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), përdoret metoda e vjetër me gjurmë gishtash dhe llambë UV. E njëjta gjë është bërë edhe në një vendvotim në fshatin Bozovcë, ku votimi ka filluar në ora 09:22, njoftoi Zulqufli Rexhepi, kryetar i KKZ Tetovë.

Strugë - Për zgjedhjet parlamentare në Strugë dhe rrethinë në orën 9 kanë votuar 2,8 për qind e qytetarëve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialet të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 1,9 për qind e votuesve, njofton për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta.

 Tetovë - Nga 86.550 qytetarë deri në orën 9 në Komunën e Tetovës kanë votuar 2.761 votues ose 3,23 për qind e qytetarëve për zgjedhjen e deputetëve. Dalja deri në orën 9 në komunat rurale të Tetovës për zgjedhjet parlamentare është Bogovinë 1,43 për qind, Bërvenicë 3,07 për qind, Zhelinë 2,11 për qind, Jegunocë 3,47 për, Tearcë 2,75 për qind, Tetovë 3,23 për qind.

Dibër - Pa pengesa po zhvillohet procesi zgjedhor i zgjedhjeve parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupë. Sipas Jovanka Josifovskës, nënkryetare e KKZ-Dibër, deri në orën 9 të drejtën e votës për zgjehdjet presidenciale e shfrytëzuan 216 votues apo 1,1 për qind nga gjithsej 19.269 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë votuan 283 persona apo një për qind nga numri i përjgithshëm i 19.334 personave të regjistruar.

Veles - Në Veles dhe rrethinë në të gjitha 84 vendvotimet deri në orën 9:00 për të votuar në rrethin e dytë për zgjedhje të presidentit nga 33 858 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore deri në orën 9 kanë votuar 2 794 qytetarë, përkatësisht 6,36 për qind. Në Listën e vetme zgjedhore nga 44 954 të regjistruar për zgjedhje të deputetëve në Parlament deri në orën 9:00 votuan diç më pak përkatësisht 2763 apo 6,29 për qind, informoi për MIA-n Rebeka Bajdevska Gjosheva, anëtare e KKZ Veles.

Veles - Në Komunën Gradsko deri në ora 9  në 11 vendvotime kanë votuar 243 ose 8,05 për qind nga 3.019 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa nga 3024 në listën për deputetë deri në orën 9 kanë votuar 8,03 për qind, informoi për MIA-n Meri Sedmakova Dimovska, kryetare e KKZ Gradsko. Sqaron se gjithçka zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë.

Prilep - Në komunën multietnike të Dollnenit votimi po zhvillohet pa probleme, njoftojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Deri në orën 9 në votimin për zgjedhjet presidenciale kanë dalur 1,73 për qind e të regjistruarve nga 11.730 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës deri në orën 9 e kanë shfrytëzuar 2,34 për qind nga 11.748 votues.

Prilep - Procesi zgjedhor në Prilep po zhvillohet pa pengesa dhe probleme. Sipas informatave nga komisioni komunal zgjedhor, deri në orën 9 për të votuar kanë dalë, për zgjedhjet presidenciale 6,69 për qind nga 62 169 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote, ndërsa për zgjedhjet parlamentare jehona është 6,52 për qind nga 62 271 votues. Votohet në 142 vendvotime.

Dellçevë - Në Dellçevë deri në orën 9:00 nga gjithsej 14.515 votues të evidentuar për rrethine  dytë të zgjedhjeve presidenciale votuan 850 votues. Siç informuan nga KKZ Dellçevë, numri është i ngjashëm edhe për zgjedhjet parlamentare në të cilat të drejtën e votës, nga 14.569 qytetarë deri në orën 9 e realizuan 852 votues. "Ndodhemi në vendvotimin 573 ku kemi gjithsej 652 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 655 për zgjedhjet parlamentare. Në këtë vendvotim deri në orën 9 kanë dalë 42 votues", theksoi Zvonko Atanasovski, përfaqësues i vendvotimit 573.

Kavadar - Kavadari ka 6.22 për qind të daljes deri në orën 9, në Rosoman 5,4 për qind, informuan nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Në Kavadar votohet në 60 vendvotime, votohet për president të shtetit dhe për mandate të deputetëve, njoftoi kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Emilia Petrovska. Janë regjistruar gjithsej 31.982 votues për zgjedhjet parlamentare, 31,926 për presidencialet, me të drejtë vote në Kavadar.

Berovë - Në Berovë sot votojnë 10.421 votues me të drejtë vote. Siç informuan nga Komisioni Komunal Zgjedhor, deri në orën 9 në Berovë të drejtën e tyre e kanë realizuar 895 votues. Në këtë komunë dje  të drejtën e votimit nga 258 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në kushte shtëpi kanë votuar 249 persona. "Në kuadër të votimit është votuar edhe në Shtëpinë e Pleqve ku nga 28 persona që qëndrojnë në institucion, të cilët janë nga disa qytete, kanë votuar gjithsej 24 persona, ndërsa 4 fletëvotime kanë qenë të pashfrytëzuara", informuan nga KKZ Berovë.

Makedonska Kamenicë - Në Makedonska Kamenicë deri në orën 9 nga gjithsej 6652 votues për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 332 votues. Siç informuan nga KKZ, numri është i ngjashëm edhe për zgjedhjet parlamentare në të cilat për të drejtën e votës nga gjithsej 6641 qytetarë kanë votuar 331 persona. "Në përqindje deri në orën 9, numri për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është 4.99 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare është 4,98 për qind", sqarojnë nga KKZ-ja.

Karbincë - Në Komunën Karbincë pa probleme janë duke u zhvilluar zgjedhjet e dyfishta në 16 vendvotime. Lupka Gaceva Velinova, anëtare e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve- Karbincë për MIA-n thotë se në listën zgjedhore janë regjistruar 3165, ndërsa deri në ora 9 kanë votuar 149 votues ose 4,7 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote lanë 3,164, ndërsa deri në orën 9 kanë votuar 149 votues ose në përqindje 4,7.

Shkup - Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm në për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 20 deri në 26 gradë.

Edinburg - Lideri i ri i Partisë Kombëtare skoceze në pushtet (SNP), Xhon Svini, sot edhe zyrtarisht është zgjedhur kryeministër i Skocisë, pasi fitoi shumicën e votave në parlament.  Svini dje ishte zgjedhur për lider të ri të SNP-së, raportoi N1, duke shtuar se ai më parë ka qenë në krye të partisë, nga viti 2000 deri në vitin 2004. "Pasi shumica e deputetëve votuan për Xhon Svin, në emër të parlamentit e uroj për kandidimin e tij për postin e kryeministrit", deklaroi pas votimit kryetarja e parlamentit skocez, Alison Xhonston.

Rafah - Izraeli sulmoi sot objektiva në Rripin e Gazës pasi dje mori nën kontroll pikën kryesore kufitare me Egjiptin, vend ku negociatorët po përpiqen të shfrytëzojnë shansin e fundit për të kontribuar në marrëveshjen e armëpushimit. Pas disa javësh njoftimi për fillimin e një ofensive tokësore në qytetin kufitar Rafah, pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar, tanket izraelite hynë dje dhe ndërmorrën një pikë kalimi kyçe për dërgimin e ndihmave në territorin e rrethuar palestinez.

QËNDRONI TË LIDHUR