• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 14 tetor/ 2023

Shkup- Bashkimi Evropian duhet të tregojë kujdes më të madh për rajonin. Në samitin e ardhshëm të dhjetorit, Këshilli Evropian ka mundësi të marrë vendime për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, në vend që ta shtyjë këtë çështje për pas zgjedhjeve evropiane, tha presidenti Stevo Pendarovski, në Konferencën Rajonale "Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE-sfida dhe perspektiva", që mbahet sot në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Universale të Paqes.

Shkup - Ish presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski sot në një konferencë rajonale në Shkup propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë nga Bashkimi Evropian integrim gradual para anëtarësimit të plotë.

Prilep - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot do të marrë pjesë në tubimin popullor në fshatin Sellcë, komuna e Prilepit. Tubimi popullor në fshatin Sellcë tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së kryengritjes kombëtare, 11 Tetori.

 Prilep - Përgjigja aspak nuk ishte dedikuar ndaj gazetarit, apo ndaj televizionit, apo ndaj ndonjë medias, sepse përgjigjet e mia janë ndaj pyetjes. Konsideroj se ministri Bytyqi ka vepruar mirë dhe e mbështes në atë që e ka bërë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetar i LSDM-së, i cili mori pjesë në tubimin mbarkombëtar në manastirin "Shën Dimitria" në Sellcë të Prilepit. Ai u përgjigj  pyetjes së gazetarëve për situatën në konferencën e djeshme për shtyp në Shkup, kur zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i braktisi deklaratat.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, mori pjesë në debatin e organizuar nga Instituti BIRC, me studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës me temën "A po na ik treni për në BE?".

Shkup - "Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE - sfidat dhe eprspektivat", është titulluar konferenca e sotme rajonale, që do të mbahet në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Paqësore Universale. 

Shkup - Edhe krahas sfidave nga shtrëngimi i kushteve financiare dhe zhvillimet globale, sistemi bankar ka ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e tij, ku kanë kontribuar edhe politikat makroprudenciale të ndërmarra nga banka qendrore. Kjo u theksua në takimet e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatores, Ana Mitreska, me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, nënkryetaren Antonella Basani, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor Shaoçing Ju dhe drejtorin ekzekutiv Kun Davidse.

Shkup -  Interesimi për përkrahjen e ciklit të investimeve që ka nisur Qeveria me projekte të mëdha strategjike në infrastrukturën e transportit dhe sektorin energjetik është shprehur në takimet e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me përfaqësuesit e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare – IFC. 

Shkup - Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësor (SPPSH) ditën e enjte, më 19 tetor, do të organizojë protestë paralajmëruese të punonjësve në të gjitha institucionet shëndetësore në vend gjatë pauzës, nga ora 10:30 deri në orën 11:00, pasi janë të pakënaqur me faktin se edhe pas takimit të përfaqësuesve të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë më 5 tetor nuk kanë përgjigje për kërkesat e tyre.

Shkup- Dita ndërkombëtare e grave rurale - 15 tetori, do të shënohet sot në  kantinën e verës Sopot në Veles, në organizim të Rrjetit për Zhvillim Rural të Maqedonisë së Veriut. Siç është paralajmëruar, në shënimin do të mbajnë fjalim Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Petar Gjorgievski, kryetar i Rrjetit për Zhvillim Rural të Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Me fluturimin çarter të organizuar dhe paguar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në linjën Tel Aviv – Shkup, gjatë ditës së djeshme, të gjithë qytetarët e mbetur të Republikës së Maqedonisë së Veriut që kërkuan ndihmë të largohen nga Izraeli dhe të kthehen në vend u evakuuan me sukses, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Shkup - Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi për energjinë ngrohëse të shpenzuar për momentin mbetet i njëjtë. Një vendim i ri për çmimin do të merret pas instalimit të gazsjellësit në urën e Bellasicës.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Shkup, Manastir dhe Veles, në shkollat fillore dhe të mesme janë mbajtur një sërë punëtorish edukative me disa tema të rëndësishme për mbrojtjen e nxënësve nga dukuritë socio-devijante, kryesisht rreth parandalimit të varësive.

Tetovë - Festivali i muzikës së vjetër qytetare shqiptare "Teuta" sonte do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë. Ky është edicioni i 12-të i Festivalit, program muzikor e cila është pjesë e programit vjetor të Qendrës së kulturës.

Dibër - Në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të Dibrës dhe qytetit kufitar shqiptar të Peshkopisë, mbrëmë në Qendrën e Kulturës në Dibër filloi edicioni i 29-të i festivalit tradicional folklorik shqiptar "Oda dibrane". Manifestimi, i cili tradicionalisht mbahet në Peshkopi, për herë të parë u mbajt në Dibër tetë vjet më parë, që kur filloi zyrtarisht në Dibër.

Shkup - Nesër do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës, e më pas gjatë natës së hënë nën ndikimin e depërtimit të masës ajrore të ftohtë nga veriu do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore e cila në dy ditët e para të javës së punës do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore për më shumë se dhjetë gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Tiranë - Një grup hakerash rusë kanë sulmuar e bllokuar faqet onlajn të Shërbimit Informativ Shtetëror SHISH, njoftoi Top çenëll. Një burim nga SHISH konfirmon se bëhet fjalë për një sulm që nuk lejon qasje në ueb faqen zyrtare. Sipas burimit, sulmi është kryer vetëm në faqen e internetit  e cila nuk është e lidhur me serverët ose arkivin e shërbimit, shton televizioni.

Tiranë - Policia shqiptare dhe Garda Kombëtare janë të gatshme të garantojnë rendin, paqen dhe sigurinë publike para, për dhe pas Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, tha sot zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Bruksel - Komisioni Evropian ka iniciuar një anketë për Propozimin e Parimeve Ndërkombëtare për Organizatat që Zhvillojnë Sisteme të Avancuara të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga G7 në konsultim me palët e interesuara.

Bruksel - Tre grupe burimesh të personelit të NATO-s që avokojnë për një mjedis pune më gjithëpërfshirës për pakicat racore, anëtarët e komunitetit LGBTI+ dhe prindërit që punojnë në rrethin e selisë së Aleancës në Bruksel, organizuar një ngjarje të titulluar "NATO-ja vrapon për të gjithë", që synonte të promovojë diversitetin dhe forcimin e unitetit.

Paris - Presidenti francez Emanuel MaKronI urdhëroi mobilizimin e 7.000 ushtarëve që të përforcohen patrullat e sigurisë në vend, bëri të ditur sot Pallati i Eliseut, një ditë pasi një ekstremist islamik 20-vjeçar nga qyteti i Arras, në Francën veriore, me thikë qëlloi për vdekje një profesor të shkollës së mesme lokale.

Pekin - Diplomati më i lartë evropian, Zhozep Borell, në mëngjes në një konferencë për shtyp deklaroi se është krejtësisht e pamundur të evakuohen një milion njerëz nga pjesa veriore e Gazës. Dhjetëra mijëra civilë dje filluan të largohen nga pjesa jugore e Gazës pasi Izraeli u tha njerëzve të largoheshin nga zona përpara një ofensive të pritur tokësore.

Tel Aviv - Trupat e disa izraelitëve, të cilët javën e kaluar u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit, janë gjetur nga ushtria izraelite gjatë një sulmi të djeshëm tokësor ndaj Gazës, lajmëruan gazetat izraelite. Gazetat "Harec" dhe "Jerusalem Post" raportuan se Forcat Mbrojtëse të Izraelit gjetën një numër të paspecifikuar trupash, duke i kthyer ato në territorin izraelit, si dhe disa gjëra që u përkisnin personave të zhdukur.

Tel Aviv - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari paralajmëroi sot palestinezët në Gazën veriore që të evakuohen, duke theksuar se Izraeli "do të sulmojë me të gjitha forcat". "Ne jemi të vendosur dhe gati për fazat e ardhshme të luftës", tha Hagari në një konferencë për shtyp, raporton "Times of Izrael".

Gaza - Hamasi në Rripin e Gazës mban peng mbi 120 civilë, lajmëruar forcat mbrojtëse izraelite (IDF). Paraprakisht, mediat izraelite publikuan se gjatë bastisjeve të IDF-së janë gjetur trupa të vdekur të të zhdukurve në sulmin e javës së kaluar.

Gaza - Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza u rrit në 2.215, ndërsa 8.714 persona u plagosën, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Shëndetësisë së Gazës, transmetoi DPA. Palestinezët, shtoi agjencia gjermane, po ikin masivisht nga pjesa veriore e Gazës duke ndjekur udhëzimet e Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) për t'u evakuuar përpara një pushtimi tokësor të pritshëm.

Uashington- Kryetari i Komitetit Gjyqësor në Kongresin Amerikan, Xhim Xhordan, një nga "trampistët" republikanë është nominuar dje për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi fitoi në votimin e brendshëm mes republikanëve, njoftuan liderët e partive. Xhordan me votim të fshehtë fitoi  Austin Skot, i cili gjithashtu i përket krahut të fortë të partisë. Xhordan mori 124 vota dhe kundërkandidati i tij 81.

Pragë - Federata e Futbollit të Maqedonisë sot kundër Ukrainës në terren neutral në Pragë i vazhdon kualifikimet evropiane me ambicie me fitoren e dytë në seri për t'i ruajtur shanset për plasman në EURO 2024. Ndeshja është caktuar me fillim nga orën 15 në "Epet Arena" në Pragë, ku "kuqeverdhët" do të kenë mbështetjen e të paktën 1.000 tifozëve të Maqedonisë në tribuna.

QËNDRONI TË LIDHUR