• e premte, 11 tetor 2024
MIA FLESH

15:00 / 10 tetor / 2024 

Shkup - Paratë nga kredia hungareze dedikuar për sektorin e biznesit do të shkojnë përmes Bankës zhvillimore e cila duhet të negociojë me bankat komerciale nën të cilat kushte do t'u jepen kompanive. Paratë pritet të jenë të kapshme deri në fund të vitit. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve që ta komentojë shfuqizimin e "balancuesit" nga ana e Gjykatës Kushtetuese, tha se pasi përkatësia etnike është kategori kushtetuese, nevojitet ligji i ri.

Shkup - Shoqata për Hulumtime dhe Analiza ZMAI, sot prezantoi raportin për Indeksin e hapjes së komunave për vitin 2023 në të gjithë vendin, që tregon gjendjen aktuale të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies në proceset buxhetore të komunave.

Shkup - Në sheshin "Maqedoni" në Shkup sot u shënua Dita botërore e shëdnetit mendor. Ngjarja ishte në organizim të Klinikës universitare për psikiatri, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e shëdnetit mendor. Siç u tha, në shtetin tonë ka rritje të personave me shëndet mendor të çrregulluar, ndërkaq u paralajmëruan edhe një sërë aktivitetesh me qëllim që të ngritet vetëdija për këtë temë.

Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska sot në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve nga puna e Ministrisë, deklaroi se mbetet në qëndrimin e vet kundër ngrirjes së marzheve sepse nuk sjellin rezultat, sepse në institucionet shtetërore nuk ka kapacitet për ndjekje të respektimit të masave dhe pret të ketë ndryshime në atë pjesë.

Shkup - Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS nga mesnata do të shtrejtohet për 1,254 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 44,034 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.   Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1) nuk ndryshojnë

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, 90,8 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Në tremujorin e parë të vitit 2024, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 91,2 për qind, ndërsa 76,4 për qind e kanë përdorur disa herë gjatë ditës.

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska-Koçovska është e kënaqur nga puna e 100 ditëve të kaluara duke pasur parasysh se në çfarë gjendje e ka marrë Buxhetin. Ajo thotë se financimi është siguruar për të përmbushur të gjitha detyrimet deri në fund të vitit dhe për të stabilizuar gradualisht financat publike.

Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot organizoi tryezë të rrumbullakët kushtuar rolit të cilin shoqatat e kanë në përbërjen e saj në krijimin e edukimit dhe aftësimit profesional sipas kërkesave dhe nevojave të biznesit. Natasha Janevska, menaxhere e projektit në Odën Ekonomike, deklaroi se "arsimimi i përshtatur për biznesin" ka qenë gjithmonë ndër prioritetet e Odës, sepse, siç tha, kompanitë kanë nevojë për kuadër cilësor dhe profesional i cili mund të kalojë menjëherë nga shkolla në mjedisin e punës dhe për të përgjigjet në nevojat dhe në të gjitha proceset dhe ndryshimet teknologjike me të cilat përballen kompanitë. 

Shkup - Drejtoritë e doganave kanë rol të rëndësishëm për sigurinë nacionale, por edhe sigurinë ndërkombëtare. Aeroportet legale për momentin janë objektiv për kriminelët, me qëllimin që substancat e ndaluara të arrijnë në aeroportet e shënjestruara dhe më pas t'i dsitribuojnë në tregje të dnryshme. Detyrë e jona është që përmes bashkëpunimit të rritur, këmbimit të përvojave dhe investimit në përforcimin e kapaciteteve institucionale t'i asgjësojmë ato rrjete kriminele.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Zoran Miljaniq, në të cilin u theksuan partneriteti dhe aleanca e fuqishme bilaterale, në veçanti rruga evropiane e të dyja vendeve. 

Prishtinë - Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi sot do të realizojë takim me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi, Mirosllav Lajçak, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në konferencën e djeshme për mediat pas seancës së Qeverisë së Kosovës, Bislimi tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve të të dyja vendeve. 

QËNDRONI TË LIDHUR