18:30 / 9 tetor / 2024
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike- Tetovë po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit në fshatin Sllatinë të Tetovës ku dje u gjetën të vdekur nënë e bijë. Të dhënat fillestare nga autopsia, bëjnë të ditur nga MPB, tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së dy personave dhe nga viktimat janë marrë mostra për analiza toksikologjike shtesë me qëllim për të përcaktuar shkakun e helmimit.
Shkup – Bordi Drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev” nesër duhet të emërojë drejtor të ri të Akademisë. Emërimi i drejtorit të ri është pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e 221-të të Bordit Drejtues të Akademisë të caktuar për nesër në orën 15.
Shkup – Evidenca ose regjistrimi për përkatësinë etnike në administratën publike, "vulosje" në noter e përkatësisë etnike gjatë punësimit të kandidatit, pika shtesë për kandidatin me përkatësi etnike i cili i nevojitet institucionit, janë vetëm disa nga propozimet e draft-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilat “VLEN” do t’i ofrojë si zgjidhje pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi "balancuesin" –mekanizëm për punësim në bazë etnike, thekson zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Shkup - Ndryshimet kushtetuese dhe integrimi evropian i vendit ishin një nga temat më të përfaqësuara në raportimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore, por pa një qasje analitike. Raportimet në mediat përgjithësisht bazoheshin në deklaratat e politikanëve, tregojnë analizat e publikuara në publikimin e Institutit për mediat dhe analitike (IMA).
Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin e Festave të RMV-së (“Gazeta Zyrtare e RMV-së”, nr. 21/98 dhe 18/07), 12 tetori 2024 (e shtunë), dita e parë e Jom Kipur, është ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Gjykata Kushtetuese sot në mbledhje solli vendim për shfuqizimin e "balancuesit" - mjeti për punësim sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive. Siç sqaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vendimi i Gjykatës është marrë me shumicë votash dhe nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive. Ai theksoi se manipulim është pretendimi se Gjykata Kushtetuse ka shfuqizuar të drejta të komuniteteve.
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov u takua me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Mihail Rokas. Në takim u diskutua për agjendën ligjvënëse, aktivitetet e planifikuara reformuese në gjyqësor, në Këshillin gjyqësor, Strategjinë sektoriale zhvillimore për gjyqësorin 2024-2028, Kodin penal, digjitalizimin e gjyqësorit, proceset eurointegruese, si dhe luftën kundër korrupsionit, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Kovid-19. Bëhet fjalë për 11.520 doza që gjatë javës do të shpërndahen në qendrat shëndetësore. "Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Kovid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të zhvillohet në poliklinikën e Bit Pazarit", thuhet në kumtesën e sotme të ministrisë.
Shkup - Anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot në seancë vendosën që të mbeten të njëjta koeficientet për përcaktimin e pagës së presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe funksionarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski sot në Fejsbuk e akuzoi LSDM-në opozitare se ka përhapur gënjeshtra për udhëtimin e djalit të tij në kuadër të delegacionit shtetëror në SHBA, menjëherë pasi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancë vërtetoi se ai në korrik të këtij viti nuk ka udhëtuar me shpenzime shtetërore në Samitin e NATO-s në Uashington, si dhe në Nju Jork.
Shkup - Pajisjet elektronike që duhet t'i marrin të gjithë studentët do të sigurohen përmes kompanive të TI-së, ndërsa negociatat me ta tashmë kanë filluar dhe pritet të përfundojnë deri në fund të vitit. Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp sqaroi se çdo student do të marrë një vauçer prej 250 euro për blerjen e një pajisje elektronike.
Shkup - Rezervat devizore në fund të shtatorit të këtij viti arritën në 4.406.6 milionë euro, kumtoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (63.9%), pas çka vijon valuta dhe depozita (24.2 për qind) dhe ari monetar (11.9 për qind).
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në Samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore" që mbahet në Dubrovnik. Samitin do ta hapë kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ndërsa fjalim do të mbahë edhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
Shkup – Dëshiroj të porosis se do t’i zbatojmë reformat e nevojshme, sado që të jenë të vështira dhe nuk do të ndalemi këtu, derisa qytetarët nuk fillojnë të shohin me besim të plotë drejt gjykatave në procedurat për mbrojtje të të drejtave të tyre, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në debatin në temën “Këshilli Gjyqësor i RMV-së – Sfida dhe rekomandime për sigurimin e gjyqësorit të pavarur”, ndërsa i organizuar nga ana e Institutit për të Drejtat e Njeriut.
Shkup - Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva sot në konferencën për shtyp në Qeveri tha se kur të jetë gati vendimi se si do të vazhdojnë negociatat për rrugën e eurointegrimeve të vendit, opinioni do të informohet. "Nuk bëhet fjalë për diçka që do të mbahet sekret. Përkushtimi i Qeverisë në lidhje me proceset eurointegruese është gjithmonë i hapur për qytetarët me kushte të shprehura qartë. Kur të krijohen kushte, opinioni do të informohet", tha Miteva.
Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë Zaubermaher, ku u diskutuan hapat konkretë për ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë në qytet. Paralajmërohet se çdo shkelje do të sanksionohet me masa ligjore në bazë të ligjit për pastërti publike.
Ohër - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, sot nga Ohri theksoi se janë duke u zhvilluar aktivitete për miratimin e ligjit të ri për vetëqeverisje lokale, me të cilin do të rregullohet edhe çështja e mundësisë së revokimit të një kryetari komune nën kushte të caktuara. Perinski tha se me legjislacionin ekzistues, zyrtarët e zgjedhur në zgjedhje të menjëhershme për kryetarë komunash, nuk ka mundësi ligjore për revokimin e tyre.reko.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq po e përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Dubrovnik. “Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropa Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Prishtinë - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode ka bërë të ditur se zyrtarisht, pas heqjes së ndalesës së importit nga Serbia në Kosovë përmes një vendkalimi kufitar, është zhbllokuar Marrëveshja për tregti të lirë të Evropës qendrore (CEFTA), njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në postimin në platformën “X”, Rode ka informuar se tash e tutje Kosova në CEFTA nuk do të përfaqësohet më me emrin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, siç ishte deri tani, por nga përfaqësuesit e saj zyrtarë.
Dubrovnik - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka arritur në Dubrovnik ku do të marrë pjesë në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore. Ai tha se planifikon të diskutojë me bashkëbiseduesit e tij për përgjigjen e përbashkët dhe sfidave të sigurisë dhe përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e formulës ukrainase për paqe, si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Dubrovnik - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot u takua me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq për të nënshkruar marrëveshje 10 vjeçare dypalëshe për bashkëpunim dhe mbështetje nga Kroacia për Ukrainën. Takimi u zhvillua para fillimit të samitit Ukrainë- Evropa Juglindore në Dubrovnik ku Zelenski është paraparë të diskutojë mbi përpjekjet ndërkombëtare për paqen, bëjnë të ditur mediat vendase dhe botërore.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot ka vizituar ushtarët ukrainas që janë duke u stërvitur në një kamp ushtarak në lindje të Francës. Për shkaqe sigurie, kabineti i Makronit tha se nuk mund të tregojnë vendndodhjen. Brigada ukrainase që Makroni vizitoi sot po përgatitet dhe po armatoset për luftë kundër armatës ruse
Ankara - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se Izraeli është "organizatë terroriste sioniste", e cila siç tha, "kreu gjenocidin më brutal të shekullit të kaluar në Gazë". "Mos dyshoni në këtë, Izraeli është një organizatë terroriste sioniste. Izraeli është kryerës i gjenocidit në Gazë, por ky krim u krye me mbështetjen e fortë të vendeve dhe administratave perëndimore", tha Erdogani në një takim partiak.
Bejrut - Kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati sot deklaroi se vazhdojnë përpjekjet arabe dhe ndërkombëtare për të ndalur sulmet izraelite ndaj vendit. “Mos lëshimi pe i Izraelit dhe përpjekjet e armikut për të arritur atë që i konsideron si fitore vazhdojnë të pengojnë suksesin e këtyre përpjekjeve. Disa mund të besojnë se përpjekjet diplomatike janë ndalur dhe se ka diçka që i ngjan një miratimi të heshtur të Izraelit për të vazhduar agresionin e tij, por kjo përshtypje nuk është e saktë", vlerësoi Mikati.
Nju Jork - Një pilot i "Turkish erlajns" ka vdekur gjatë një fluturimi ndërkombëtar mbi SHBA. Ekuipazhi më pas ndërpreu linjën dhe aeroplani ateroi në Nju Jork, bëri të ditur sot kompania ajrore turke. Një aeroplan "Erbus 350" u ngrit mbrëmë nga Sietëll, në bregun perëndimor të SHBA-së për në Stamboll të Turqisë. Kapiteni ka humbur vetëdijen gjatë fluturimit. Tentimi për ndihmën e parë ka qenë i pasuksesshëm, thuhet në komunikatë.
Uashington – Zëdhënësja e Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, Sabrina Sing deklaroi sot se nuk mund të flasë për agresion të mundshëm izraelit ndaj Iranit, por se është e sigurt se Uashingtoni nuk dëshiron luftë me Republikën Islamike. "Personat zyrtarë amerikanë dhe izraelitë janë në kontakt të vazhdueshëm mes vete dhe vazhdojnë të konsultohen me izraelitët që të kuptojnë se si do të jetë përgjigja e tyre", tha ajo, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë në bazë të spekulimeve.
Mançester - Erik Ten Hag i ka mbijetuar takimit të krizës të bordit të Mançester Junajted, por presioni ndaj tij po rritet me kalimin e kohës dhe ai pritet të shkarkohet së shpejti, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në ndërkohë. Mediat spanjolle shkruajnë se gjermani Tomas Tuhel është kandidati kryesor për drejtimin e gjigantit nga "Old Traford", por tashmë ai ka vendosur një kusht të madh për drejtimin e “djajve të kuq”.