15:00/4 mars/2026
Shkup - Kuvendi, në kuadër të seancës së 90-të, sot, me 71 vota "për" dhe 11 "kundër", për zëvendësministër të Mbrojtjes e zgjodhi Admir Shabanin, ndërsa për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmanin. Kryeministri Hristian Mickoski, duke arsyetuar propozimet, theksoi se zgjedhja e dy zëvendësministrave është një zgjidhje që nuk është vetëm vendim kadrovik, por pjesë e një procesi më të gjerë për forcimin e institucioneve, rikthimin e besimit te shteti dhe ndërtimin e një sistemi që punon në interes të qytetarëve.
Shkup - Në bisedimet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, në të cilin ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve nga deputeti Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Kryeministri Mickoski theksoi se marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë nuk ishte nënshkruar për një kohë të gjatë, ndërsa u nënshkrua me ardhjen e kësaj Qeverie.
Shkup - Komuniteti turk ka mbështetjen time absolute dhe i inkurajoj aplikantët të paraqiten për konkurset e administratës publike që sipas ligjit të ri për përfaqësim të drejtë kriteri i parë do të jetë profesionalizmi dhe kompetenca, iu përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski pyetjes së deputetëve, konkretisht nga deputeti Sali Murati në lidhje me përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike brenda administratës publike.
Shkup - Deri më sot, gjithsej 632 qytetarë tanë kanë kërkuar informacione në lidhje me evakuimin nga rajonet e prekura të Lindjes së Mesme. Interes më të madh ka nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi (gjithsej 447). Për ta finalizohen detajet teknike dhe logjistike që të kthehen me fluturime çarter. Në Izrael, numri i shtetasve tanë që kanë kërkuar ndihmë mbetet i pandryshuar. Për disa prej tyre, përkatësisht gjashtë persona, evakuimi është përfunduar sepse ata vendosën të kthehen në Shkup me shpenzimet e tyre me fluturime komerciale, ndërsa gjashtë personat e tjerë pritet të transportohen përmes rrugës tokësore nga Izraeli në Egjipt gjatë ditës, dhe nesër me aeroplanin qeveritar të kthehen në shtëpi.
Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se ka filluar procedura për prokurim publik për organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e prekura të Lindjes së Mesme. Për këtë qëllim janë parashikuar 60 milionë denarë, të siguruar nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se ka filluar procedura për prokurim publik për organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në zonat e prekura të Lindjes së Mesme. Për këtë qëllim janë parashikuar 60 milionë denarë, të siguruar nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Tetovë - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi sot në Tetovë takim pune me përfaqësues të sektorit të hotelierisë, bujq dhe ekonomistë nga rajoni i Pollogut, në të cilin u prezantua Ligji për Angazhim me Punë të Personave si model i ri i angazhimit të drejtë dhe ligjërisht të rregulluar sezonal dhe i kohëpaskohshëm. Ai theksoi se qëllimi i zgjidhjes ligjore ishte vendosja e balancit midis nevojës së kompanive për fleksibilitet dhe detyrimit që shteti të sigurojë mbrojtje për punëtorët.
Shkup - Pas dy jave, do të ketë pak ose aspak nuk do të ketë rëndësi se kush nga ku erdhi sepse të gjithë ne do të jemi "Vlen", deklaroi kryetari i Çairit dhe lider i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të vendosjes së gurthemelit të pishinës në ShF "7 Marsi", Mexhiti në lidhje me Aleancën për Shqiptarët thotë se ajo është një çështje e brendshme e Aleancës, duke theksuar se të dy krahët e Aleancës morën të njëjtin vendim - të jenë në "Vlen", por se më e rëndësishme është se jemi në finalizimin e projektit "Vlen".
Shkup - Sot është vendosur themeli i një prej projekteve më të mëdha të sportit në Çair në shkollën fillore “7 Marsi”. Me një investim prej rreth 1 milion euro, po ndërtohet një pishinë moderne që do t’i shërbejë brezit të ri dhe gjithë komunës, ka bërë të ditur sot, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Shkup - Me forcimin e arsimit të romëve, forcojmë fuqinë e komunitetit dhe, me këtë, edhe rolin e tij shoqëror. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e fokusuar fuqishëm në zbatimin e dispozitave të Strategjisë për Gjithëpërfshirjen e Romëve, të cilat janë në kompetencën tonë institucionale, me qëllim sigurimin e arsimi më cilësor dhe kontributin në barazinë shoqërore dhe drejtësinë sociale.
Shkup - Vlera e gjobave të parapara me Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare do të rritet dhjetëfish nëse tregtarët vazhdojnë të sillen kështu dhe të mos e respektojnë ligjin, në bazë të të cilit Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) deri më tani ka shqiptuar 30 gjoba për katër kompani për shoqërim në kartel dhe për ata tregtarë priten vendime gjyqësore, tha sot Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në përgjigjen e pyetjes nga deputeti i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.
Shkup - Implementimi i Strategjisë për përfshirjen e romëve është pozicionuar si një prioritet i lartë i Qeverisë. Ky nuk është një detyrim formal programor, por një çështje vlerash, qeverisjeje të përgjegjshme dhe ndërtimit të një shteti në të cilin barazia nuk është vetëm një angazhim, por një realitet - kjo u theksua në prezantimin e sotëm të raportit mbi vlerësimin e zbatimit të Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022 - 2030.
Shkup - Krimi ekologjik në botë paraqet një nga krimet më të mëdha, do të thoja më i kushtueshmi, por edhe më pak i ndjekur penalisht. Kjo është veçanërisht e theksuar në Evropën Juglindore, bazuar në statistikat e Euroxhast, të cilat konfirmojnë se janë përpunuar vetëm 57 raste që lidhen me krimin ekologjik, deklaroi drejtori i Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), Albert Hani, në trajnimin e sotëm për përfaqësuesit e Sektorit të Mbrojtjes së natyrës-biodiversitetit në fushën e Vlerësimit të Rrezikut të Korrupsionit (VRrK).
Shkup - Të gjithë shprehen se duan mjedis të pastër jetësor, por realiteti është ndryshe, porositi sot ambasadori austriak Martin Pamer në fjalën hyrëse të "Trajnimit për përfaqësuesit e Sektorit të Mbrojtjes së Natyrës/Biodiversitetit në fushën e Vlerësimit të Rrezikut të Korrupsionit (VRK)", të organizuar nga Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI). Ambasadori duke theksuar se tema e udhëkryqit midis mjedisit jetësor dhe korrupsionit është shumë i rëndësishëm, theksoi se ai shpesh takohet me njerëz që punojnë në fushën e luftës kundër korrupsionit, por në terren, siç tha ai, situata është ndryshe.
Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi Iftarin tradicional në ambientet e kompanisë anëtare Nita Palace. Ngjarja mblodhi përfaqësues të biznesit, krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të institucioneve, partnerë dhe media, duke ofruar një mbrëmje të veçantë ku u theksua vlera e bashkëveprimit dhe e mirëkuptimit.
Shkup - Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudh të vitit 2024, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 14,6 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 8,1 për qind.
Strugë - Turbullira e ujit në ujësjellësin e Strugës është në kufij të normales, por, për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në burimin "Shum", ndalesa për pirje mbetet, konfirmoi për MIA-n dr. Lidija Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për Shëndet Publik - Ohër.
Shkup – Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët me shi të lehtë lokal përgjatë gjithë vendit dhe me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit.
Romë – Papa Leoni i Katërmbëdhjetë apeloi për paqe gjatë audiencës së përgjithshme që u mbajt sot në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes iraniane që shkaktoi një konflikt të ri në Lindjen e Afërt. “Të vazhdojmë udhëtimin tonë gjatë Kreshmës së Pashklëve në frymën e pendesës dhe përmbysjes, duke kërkuar mëshirën dhe paqen e Zotit për veten dhe për të gjithë botën,” tha Papa, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Gjenevë - Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve tha sot se është "thellësisht e shqetësuar" nga raportet për bombardimin e shkollës së vajzave "Shaxhara Tajebeh" në qytetin jugor iranian Minab, që sipas raporteve humbën jetën më shumë se 160 fëmijë.
Budapest - Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbani sot deklaroi se për shkak të sabotimeve të mundshme ukrainase dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, është rritur prania policore dhe ushtarake në vendet publike. Në një video të publikuar në platformën Iks, deklaroi se ushtarët janë vendosur në 75 vende në të gjithë vendin.
Nikozia – Një objekt i mundshëm i dyshimtë u zbulua në hapësirën ajrore në afërsi të Libanit. Për arsye parandaluese, autoritetet ndërmorrën të gjitha masat e nevojshme për hetim dhe, nëse është e nevojshme, përballje me incidentin, informoi zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letibiotis, kurse sipas mediave qipriote, menjëherë intervenuan aeroplanët luftarakë grekë "F-16", të cilët ndodhen në ishull që nga e hëna, njoftoi korrespondentja e MIA-s.
Moskë - Ministria e Transportit të Rusisë sot konfirmoi se një dron detar ukrainas sulmoi një anije cisternë me gaz natyror të lëngshëm (LNG) me flamur rus në Detin Mesdhe. Konfirmimi pasoi pas raportimeve të mëparshme se anija ishte përfshirë nga flakët në afërsi të Maltës, publikoi "Moska tajms" (The Moscow Times). Sipas kumtesës së Ministrisë, sulmi ndodhi dje në afërsi ujërave territoriale malteze, ndërsa objektivi ishte tankeri i NLG Arctic Metagaz.
Bagdad - Një dron goditi sot një bazë ushtarake amerikane në afërsi të Bagdadit, raportuan mediat irakiane, duke cituar burime sigurie. Nuk u raportua dëm në sulm, i cili po ndosh në kushte të përshkallëzimit rajonal pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Ndërkohë, milicia irakiane pro-iraniane mori përgjegjësinë sot për një sulm me dron ndaj bazës amerikane në Erbil, në rajonin kurd, dhe tha se goditi edhe një hotel në qytet, ku, siç tha po qëndronin ushtarët amerikanë.
Teheran - Ceremonia mortore për liderin suprem të ndjerë të Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, e cila duhej të fillonte në orën 22:00 sipas kohës lokale, është shtyrë, njoftoi Televizioni shtetëror i Iranit.Iranianët janë ftuar që gjatë tre ditëve adhurimi t'i japin nderimet e fundit liderit, i cili u vra në një sulm ajror si pjesë e një operacioni izraelito-amerikan kundër Iranit.