• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/28 tetor/2025

Shkup  – Qeveria sot e miratoi Propozim buxhetin për vitin 2026, me të cilin rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së.  Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në konferencë për media në Qeveri njoftoi se të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 413,9 miliardë denarë, përderisa projeksioni për investimet kapitale është në vlerë prej 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro). 

Shkup - Reformat në energjetikë veçmë po japin rezultate. Burimet e energjisë së rinovueshme në vend përbëjnë më shumë se gjysmën e kapacitetit të përgjithshëm të instaluar të energjisë elektrike. Numri është 56 për qind në vitin 2024. Kjo tregon një arritje të madhe dhe është një sinjal i qartë se tranzicioni ynë energjetik është duke u zhvilluar, tha ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në sesionin e parë plenar që u mbajt në kuadër të Forumit të 14-të ndërkombëtarë të energjisë për zhvillim të qëndrueshëm (IFESD-14). 

Shkup - Procesi i riorganizimit të specializimeve sipas ekspertëve do të kontribuojë për dy punë dhe atë e para do të ketë specializim të përgjithshëm, katë ose pesë vjet varësisht nga grupi punues se si do të vendosë, do të kemi kuadër që do të punojë në kujdesin shëndetësor sekondar dhe do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime dhe së dyti, subspecializimet do të riorganizohen sipas nevojave të kujdesit shëndetësor terciar, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.  Një trend në botë, potencoi ai, është organizimi i sistemit shëndetësor bazuar në kërkesa dhe infrastrukturë. 

Shkup  - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska pret që edhe vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pensioneve, duke pasur parasysh se paga mesatare do të rritet në mënyrë natyrore. Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, në të cilën është prezantuar Propozim-buxheti për vitin 2026, ministrja e Financave tha se konform llogarive aktuale pritet që në mars të rriten pensionet për një mijë denarë, ndërsa për në shtator në mënyrë plotësuese Qeveria do të vendos nëse rritja do të jetë lineare.  

Shkup - Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sot pasdite u realizua fluturimi i parë direkt për në Madrid. Kompania ajrore "Viz Er" me subvencione nga Qeveria do të fluturojë në këtë linjë tre herë në javë, çdo të martë, të premte dhe të shtunë. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski njoftoi se pas vendosjes së linjës direkte ajrore nga Shkupi për në Madrid dhe më parë për në Barcelonë, do të ketë më shumë destinacione nga Spanja. Që nga zgjedhja e Qeverisë së re vitin e kaluar, tha ai, janë hapur 21 linja të reja direkte ajrore, dhe si rezultat i ndryshimit në politikën e subvencioneve, është rritur numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit.

Ohër – Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Trajko Sllaveski, theksoi sot se priten kursime të rëndësishme te të gjitha subjektet pas fillimit të realizimit të pagesave dhe transferit të mjeteve përmes Zonës së vetme për pagesa në euro (SEPA).  “Presim kursime të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset private, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse shenjat dhe përfitimet e para të uljes së ndjeshme të shpenzimeve të transaksioneve janë tashmë të dukshme... Në planin afatgjatë, presim që kanalet zyrtare të transferimit të parave të përdoren shumë më tepër sesa ato që kemi aktualisht dhe kursimet të jenë edhe më të mëdha”, tha guvernatori Sllaveski në Konferencën e 16-të për Pagesat dhe Infrastrukturën e Tregut, e cila mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Shkup  - Sfida më e madhe për financimin e borxhit publik për vitin e ardhshëm është servisimi apo kthimi i eurobondit prej 700 milionë eurove. Kjo është ajo që më së shumit i peshon buxhetit, porositi sot ministrja e Finanacve, GOrdana Dimitrieska Koçoska. Theksoi se do të bëhet kombinimi mes detyrimit të huaj dhe vendor, në mënyrë që, siç tha, të mos i ngarkojmë bankat në vend dhe të mund ta financojnë më shumë sektorin privat.

Shkup  - Tranzicioni energjetik nuk është vetëm një proces teknologjik, por edhe shoqëror që kërkon guximin për të ndryshuar zakonet, kërkon një vizion për marrjen e vendimeve afatgjata dhe një gatishmëri për të investuar në zgjidhje që nuk sjellin rezultate të shpejta, por krijojnë një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm, tha Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska në fjalimin e saj hapës para fillimit zyrtar të Forumit të 14-të Ndërkombëtar të Energjisë për Zhvillim të Qëndrueshëm (IFESD-14) me titull "Nga Qëllimet në Veprim: Fuqizimi i së Ardhmes me Energji të Qëndrueshme" që po mbahet në Shkup.

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se që nga 27 tetori 2025, kur skadoi afati ligjor për dorëzimin e deklaratave të TVSH-së-04 dhe pagesën e borxhit tatimor për tremujorin e tretë të vitit 2025, ende ka tatimpagues që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, 2.209 deklarata tremujore dhe 146 deklarata mujore mbeten të paparaqitura, si dhe 7.436 deklarata tremujore dhe 1.270 tatimpagues mujorë që nuk e kanë paguar borxhin e raportuar tatimor.

Shkup  - Prej orës 10:00 deri në orën 11:30 sot u mbajt protestë në udhëkryqin para NP "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup. Të punësuarit e kësaj ndërmarrje publike kërkojnë pagesën e pagës së shtatorit, pagesën e K-15, shpërblimin jubilar, shtojcat e Vitit të Ri, kompensim për ndërprerjen e kontratës së punës dhe pagesën e ndihmës për një anëtar të ndjerë në familje.  Protesta, siç informoi, Sindikata e Pavarur e "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup, do të ketë dhe nesër, prej orës 10 deri në orën 12, në udhëkryqin e bulevardit "Ilinden" me rrugën "Nikolla Teslla". 

Tetovë  - Kryetari i Tetovës Bilall Kasami nga lagjja Potok porositi se vazhdon transformimi i qytetit në rindërtimin e rrugëve të reja. "Sot jemi në Rrugën e Potokut, ku bashkë me rrugën "134" dhe "Prohorpçinski" u asfaltuan tërësisht dhe sipas standardeve bashkëkohore.  Ndërtuam rrugë të re moderne në gjatësi gati një kilometër, asfaltim i rrugës diku mbi 5.000 m2. Me investim gati 200 mijë euro apo rreth 12 milionë denarë e transformuam këtë lagje pranë çerdhes së Potokut, duke i dhënë pamje evropiane", theksoi Kasami. 

Shkup - Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, është emëruar anëtar  i Komitetit Olimpik të Futbollit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Komiteti, i cili vepron nën patronazhin e Këshillit të FIFA-s, ka për detyrë ta avancojë dhe koordinojë zhvillimin e futbollit në kuadër të Lojërave Olimpike dhe të bashkëpunojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në të gjitha çështjet që lidhen me futbollin olimpik. 

Romë - Italia rrezikon të humbën rreth 20 për qind të plazheve të veta deri në vitin 2050, ndërkaq madje 40 për qind deri në fund të shekullit, për shkak të rritjes së nivelit të detit lidhur me krizën kliamtike, si dhe për shkak të vërshimeve dhe erozionit të tokës, ceket në raportin e ri të Shoqatës gjeografike italiane "Vise të fundosura". Sipas raportit, rajone më të rrezikuara janë pjesa veriore e Adriatikut, plazhet në Gargano në Apulia, disa pjesë të rajinit të Triestes mes Toskanës dhe Kampanias, si dhe rajoneve bregdetare rreth kaljarit dhe orisanos në Sardini.

Valeta - Prindërit e dy ose më shumë fëmijëve në Maltë nga viti i ardhshëm do të paguajnë më pak tatim. Masa është me qëllim që të rritet nataliteti. Ministri i Financave, Klajd Karuana, në fjalimin e djeshëm para deputetëve, theksoi se shkalla ekstrem e ulët e fertilitetit tek popullata e Maltës është "sfida më e madhe" me të cilën përballet vendi. "Duhet të inkurajojmë më shumë familje që të kenë të paktën dy fëmijë", tha Karuana, duke shtuar se nga viti 2026, prindërit e dy ose më shumë fëmijëve do të lirohen nga tatimi i 18.500 erove të ardhurave të para.

Minsk – Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, deklaroi sot se vendi i tij shpreson në formimin e aleancës qendrore evropiane me Çekinë dhe Sllovakinë, vende të cilat kanë qeveri patriotike dhe sovrane dhe ndajnë qëndrime të ngjashme për politikën e jashtme dhe çështjen e Ukrainës.  Duke folur në margjinat e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare për sigurinë euroaziatike në Minsk, Sijarto theksoi se Budapesti ndan pikëpamje të përbashkëta me Bratislavën për të ardhmen e Evropës, bashkëpunimin dhe rolin e Ukrainës.

Minsk - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov e vlerësoi gjendjen e arkitekturës së sigurisë në Euroazi në Konferencën ndërkombëtare për siguri evropiane në Minsk, duke folur për "planet agresive të Perëndimit", zgjerimin e NATO-s, pikëpamjet për zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe raportet me Uashingtonin. Llavrov paralajmëroi se Rusia nuk do të lejojë që Euroazia të bëhet "feud i NATO-s", duke i akuzuar vendet perëndimore se "po përgatiten për luftë të re të madhe", transmetoi RIA Novosti.

Uashington  - Ministri i Mbrojotjes së SHBA-së, Pit Hegseth sot deklaroi se forcat amerikane kanë kryer tre sulme në Oqeanin Paqësor dhe kanë shkatërruar katër anije, të cilët kanë transportuaer narkotikë. "Me urdhër të presidentit amerikan Donald Tramp, Ministria e Luftës kreu tre sulme kinetike vdekjeprurëse ndaj katër anijeve të drejtuaa nga organizata të caktuara terroriste që trafikojnë narkotikë në Paqësorin Lindor. Katër anijet ishin të njohura për komunitetin tonë të inteligjencës, po udhëtonin në rrugë të njohura të trafikimit të narkotikëve dhe po transportonin narkotikë", njoftoi Hegseth në platformën Iks.

El Arish  - Në qytetin egjiptian El-Arish u themelua qendra koordinuese për Gazën, e ngjashme me Qendrën për koordinim civil-ushtaral në qyteton izraelit Kirjat Gat, vetëm më e vogël, deklaroi një diplomat arab për Tajms of Izrael. Siç theksoi funksionari anonim, qendra që u themelua në të vërtetë është mekanizëm koordinues për vendet ndërmjetësuese, mes të cilave janë Egjipti, Katari, Turqia dhe SHBA-ja. Ai koordinim për momentin po bëhet nga Kajro, theksoi diplomati.

Tokio - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, sot deklaroi se ekziston një listë e gjatë e njerëzve të cilët mund ta marrin pozitën kryesore në rezervat federale amerikane (FED), duke e kritikuar ashpër kryetarin aktual Xherom Pauel, mandati i të cilit skadon në maj. "Kemi një shef të paaftë të FED, kemi një tip të keq në FED, por ai do të largohet për disa muaj, ndërsa ne do të sjellim ndonjë të ri", u tha Trampi liderëve zyrtar në darkën në Tokio gjatë vizitës së tij njëjavëshe në Azi.

Gllazgou  - Dorëheqje nga skuadra e Seltikut ka dhënë Brendan Roxhers, ndërsa në vendin e tij kampioni i Skocisë i emëroi përkohësisht trajneri Martin O'Nil dhe ish-lojtari i klubit, Shon Maloni. Dorëheqja e 52 vjeçarit, strateg i Irlandës së Veriut  ka ardhur për shkak tël rezultateve të këqija në kampionatin vendos dhe eliminimin në kualifikimet për Ligën e kampionëve nga Kairati Almati i Kazakistanit.

QËNDRONI TË LIDHUR