MIA FLESH
- Shkup - Në seancë urgjente sot Këshilli gjyqësor e shqyrtoi njoftimin për tërheqje të kërkesës nga kandidatja për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga radhët e Gjykatës së lartë, Cvetanka Periq dhe miratoi përfundimt me të cilin konkludoi se listat e kandidatëve për votimin e ardhshëm mbeten të pandryshuara.
18:00/ 3 qershor /2024
Shkup - Në seancë urgjente sot Këshilli gjyqësor e shqyrtoi njoftimin për tërheqje të kërkesës nga kandidatja për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga radhët e Gjykatës së lartë, Cvetanka Periq dhe miratoi përfundimt me të cilin konkludoi se listat e kandidatëve për votimin e ardhshëm mbeten të pandryshuara.
Shkup - Një komision do të konstatojë parregullsi gjatë provimit të maturës dhe për herë të parë Qendra Shtetërore e Provimeve do të formojë dhjetë komisione për secilën nga lëndët e përfshira në maturë, të cilët do të konstatojnë parregullsi gjatë vlerësimit.
Shkup - Deputeti i Koalicionit "Fronti Evropian", Blerim Bexheti në deklaratë për mediat në Kuvend theksoi se ndryshimet ligjore lidhur me riorganizimin e ministrive ende nuk kanë arritur te ata dhe potencoi se do të japin qëndrim konkret pasi që t'i shohin dhe shqyrtojnë.
Shkup - Në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup (FSHBU) në Shkup, prezantohet program i ri studimor ndërdisiplinor në bujqësinë digjitale, me lëndë nga sektori bujqësor dhe ushqimor dhe nga shkencat teknike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup. Nisma i përket biznesit dhe stafi që do të dalë - inxhinierët digjitalë të bujqësisë, duhet të mundësojnë uljen e kostove dhe rendimentin më të lartë të ushqimit dhe veçanërisht të ndihmojnë digjitalizimin e prodhuesve të vegjël.
Shkup- Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në një deklaratë për mediat në Kuvend për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, theksoi se nuk mundet të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë.
Shkup - Stacioni i kompresorit punon pa ndërprerje. Klinikat që përdorin salla për intervenime kirurgjike mund të tregojnë se cili është problemi, thonë nga Shërbimet e përbashkëta të Qendrës Klinike.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot e mbajti koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re të Kuvendit, në të cilin ishte diskutuar kryesisht për konstituimin e komisioneve, por edhe të trupave joformalë të punës në Dhomën Ligjvënëse.
Shkup - Gjykata kushtetuese nuk arriti të zgjedh pasardhës të Dobrilla Kacarskas, mandati i së cilës përfundoi dje. Gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva sot e ka tërhequr kandidaturën me qëllim që mos të futet shteti në krizë kushtetuese, ndërsa kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, pas çka gjykatësit kushtetues votuan për gjykaëtsin Osman Kadriu, i cili po ashtu nuk e fitoi shumicën e nevojshme.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadorin e Republikës Franceze, Siril Bomgartner. Në takim ishin shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe gjithpërfshirëse mes të dyja shteteve, që karakterizohen me miqësi tradicionale, dialog të hapur dhe konstruktiv dhe avancim të vazhdueshëm të bashkëpunimit në shumë sfera me interes të ndërsjellë, informojnë nga kabineti i saj.
Shkup - Deputeti i Koalicionit "Vlen", Halil Snopçe theksoi se mbështesin dhe presin që edhe deputetët e tjerë të mbështesin ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese.
Shkup - Kuvendi për nesër në mesditë ka caktuar seancë të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet.
Prishtinë - Studentët e Administratës Publike të Fakultetit të Administratës së Biznesit në Universitetin e Tetovës, të udhëhequr nga dekani, Prof. Dr. Llokman Hebibi dhe shefi i katedrës së Administratës Publike, Doc. Dr Jahi Jahija, më 31 maj 2024 e vizituan Institutin për Administratë Publike të Republikës së Kosovës.
Prishtinë - Shefi i zyres së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Shunjog sot kumtoi se Kosova ka marrë 75 milionë euro nga BE-ja si pjesë e Pakos për mbështetje energetike.
Tetovë - Në kuadër të programit CEEPUS dhe rrjetit: “SK-1018– Biologji, Bioteknologji dhe Shkenca Ushqimore” Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së, i udhëhequr nga dekani, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, me 10 studentë master dhe katër pedagogë në fund të muajit maj realizuan vizitë studimore në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Szeged në Hungari.
Tiranë - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni këtë javë duhet të udhëtojë në Shipëri për vizitë me fokus migrimin, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, publikuan mediat shqiptare.
Bruksel - BE-ja ndau 1,2 milionë euro ndihmë humanitare për përballje me pasojat nga goditja e ciklonit tropikal Remal në Bangladesh dhe Indi.
Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, paralajmëroi se fillon konsultime dypalëshe me liderët e vendeve të BE-së, që institucioni ta përmbushë detyrimin e tij për përcaktimin e shefit të ardhshëm të Komisionit Evropian deri në fund të qershorit.
Mynih– Trupi i një gruaje 43-vjeçare është gjetur sot nga ekipet e shpëtimit në bodrumin e një shtëpie në qytetin Shrobenhauzen, në Bavarinë e Epërme, rajon që është prekur nga përmbytjet e mëdha.
Teheran - Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot dekaroi se "Stuhia Al Aksa", siç e quajti ai sulmin e Hamasit ndaj Izraelit m; 7 tetor, e ka vendosur Izraelin në rrugën drejt shkatërrimit.
Nju-Jork - Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara sot u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin shtetin e Palestinës, për t'u arritur paqe në Lindjen e Afërt.
Alepo - Numri i të vrarëve në sulmin ajror izraelit ndaj milicive proriraniane në veri të Sirisë u rrit në 16, informon DPA.
Amsterdam - Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Olongern sot, pas takimit me presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në Singapor, deklaroi se Kievi mund të shfrytëzoj F-16 holandeze për caqe në territor rus.
Gazë - Rreth 55 për qind e të gjitha objekteve në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar që nga shpërthimi i konfliktit në territorin palestinez tetë muaj më parë, sipas një analize paraprake satelitore të OKB-së. Analiza tregoi se u goditën më shumë se 137.000 ndërtesa, publikoi UNOSAT, agjencia për analiza satelitore e OKB-së, në "X".
Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se zbatimi i fazës së parë nga plani i promovuar nga SHBA-ja për përfundimin e luftës në Gazë, i cili parashikon lirimin e pjesërishëm të pengjëve, të cilët i mban Hamasi, mund të fillojë pa marrëveshjen e nevojshme çka do të vijojë më tej, publikuan mediumet izraelite.
Nion - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Junior është shpallur për lojtar më të mirë të Ligës së kampionëve të UEFA-s në sezonin 2023/2024, publikoi sot organi udhëheqës i futbollit evropian.