• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00 / 13 prill / 2024

Shkup - Fushata zgjedhore e kandidatëve presidencialë për raundin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit hyn në gjysmën e dytë, ndërsa për pesë ditë, më 18 prill, fillon fushata për zgjedhjet parlamentare. Në fokus është integrimi europian i vendit, reformat e nevojshme, por edhe situata ekonomike, krimi dhe korrupsioni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje ka konfirmuar listat e deputetëve për zgjedhjet parlamentare, por edhe disa lista nuk janë pranuar. Është hedhur edhe shorti për renditjen e fletëvotimit për zgjedhjet parlamentare.

Shkup- Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DMSH) vitet e fundit po përballet me mungesë kritike të pilotëve të kualifikuar, situatë e cila, sipas autoriteteve në institucion, rrezikon seriozisht funksionimin e institucioni dhe aftësin; për të reaguar në kohë krize.

Shkup - Në këtë periudhë, përveç infeksioneve respiratore, dominuese janë edhe simptomat e sëmundjeve alergjike. Si rinitit alergjik, rinokonjuktivit, laringit, bronko-obstruksione dhe përkeqësime të astmës, deklaroi sot për MIA-n drejtoresha e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve - Shkup, docent dr. Valentina Cvejoska Çolakovska.

Shkup - Pas sulmit të Konsullatës iraniane në Siri më 1 prill, në të cilin vdiqën të paktën 13 persona, përfshirë shtatë anëtarë të lartë të Gardës Revolucionare iraniane, nuk ndalojnë akuzat dhe kërcënimet nga Teherani për Izraelin.

Ohër- Kandidati për president i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sot kishte takim parazgjedhor me qytetarët e Ohrit.

Shkup - Me rastin e 8 Prillit - Ditës ndërkombëtare të Romëve sot në Parkun e Qytetut do të mbahet ngjarja "Kush jemi ne".

Shkup - Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Manastir dje nga liria janë provuar O.P. dhe O.N (38), të dy nga Manastiri. Siç informoi MPB, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të cilat i ka përdorur personi O.P. nga Manastiri, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një grirëse metalike dhe pesë pako me lëndë pluhuri. Personi është privuar nga liria pas së cilës do të parashtrohet kallëzimi përkatës përvepër penale të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Shkup - Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski pohon se në villa “Vodno” nuk ka pasur asnjë takim për ndryshimet kushtetuese. Akuzat e tilla të bëra dje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ai i hodhi poshtë si insinuata dhe si gjëra të thëna në tubim që nuk kanë asnjë kontakt me realitetin.

Shkup - Sot në mëngjes më së ftohti është në Berov, 4 gradë, ndërsa në Veles janë matur 15 gradë, deri në orën 08:30 temperatura ka qenë 5 gradë në Lazaropolë, 6 në Kodrën e Diellit dhe në Hanet e Mavrovës, 8 në Manastir dhe Pretor. 9 në Ohër, Tetovë dhe Strumicë, 10 në Shkup-Petrovec, Shtip, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Prilep, Dibër dhe Krushevë, 12 në Vinicë, Gjevgjeli dhe Kavadar, si dhe 14 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Dojran.

Shkup, 13 prill 2024 (MIA) - Fillon thirrja për masën 3 nga programi i ri IPARD 3, me buxhet të përgjithsëm prej 14 milionë eurove për investime, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Shkup - Maqedonia e Veriut i nevojitet Bashkimit Evropian. Kam pritur që të gjitha partitë politike të punojnë për ëndrrën evropiane, por nga diskutimet këtu në vend, kam vërejtur se nuk ka shumë opsione proevropiane. Tani është periudha kur BE-ja duhet të bëjë gjithçka që negociatat të realizohet, por edhe Maqedonia e Veriut të ketë qeveri, e cila do të bëjë gjithçka që negociatat të realizohen. porosia është e qartë, do të kemi ardhmëri të përbashkët evropiane vetëm nëse ju zgjedheni dhe nëse Stevo Pendarovski bëhet president i shtetit, tha sot eurodeputeti dhe bartës i listës së sociademokratëve në Austri për zgjedhjet në BE, Andreas Shider pas takimit me liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se kriminelët duhet të ndëshkohen që të mos përsëriten sulmet si ato në veri të Kosovës vitin e kaluar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Athinë- Është e nevojshme një ofertë direkte nga BE-ja, sinjal se këtë herë Unioni është serioz për zgjerimin me vendet e rajonit, theksoi ish-zëvendëskryeministri dhe ish-shefi i diplomacisë. , ndërsa tani kryetar dhe bashkëthemelues i Qendrës Ballkanike për politika konstruktive “Solucija” Nikolla Dimitrov gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e nëntë Delfi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Kancelari gjerman Ollaf Sholc sot udhëtoi për vizitë treditore në Kinë. Krahas Pekinin, Sholc do t'i vizitojë edhe qytetet Çongking dhe Shangai.

Bruksel  – Në listën e sanksioneve globale për shkeljet e të drejtave të njeriut, BE-ja ka shtuar tre grupe përgjegjëse për dhunën seksuale dhe me bazë gjinore gjatë sulmeve terroriste brutale dhe pa selektim kundër Izraelit më 7 tetor 2023, kumtoi Këshilli Evropian.

Bruksel - Në më pak se dy muaj para zgjedhjeve evropiane, por edhe federale dhe rajonale, Belgjika e ka kyçyr alarmin për prani të rrjeteve proruse në territorin e saj, për të cilat pohon se tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor në vend, duke filluar hetim për tentime për involvim dhe ndikim rus.

Moskë – Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi mbrëmë kumtoi se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale në poligonin Kapustin Jar në pjesën jugore të rajonit Astrakhanit.

Ankara – Edhe 29 udhëtarë të tjerë të teleferikut janë ende të varur në një kabinë në jug të Turqisë, pasi një shtyllë u shemb dje, kumtuan autoritetet lokale.

Kiev - Gjatë ditëve të kaluara është e përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme situata në frontin lindor, deklaroi shefi i armatës ukrainase, Oleksandar Sirski.

Kiev - Reaktori i fundit në centralin bërthamor Zaporozhje është i mbyllur. Tani të gjithë reaktorët janë në gjendje të shuarjes së ftohtë, ndërsa gjatë procedurës, nuk është rritur radioaktiviteti, njoftoi Drejtoria e Zaporozhjes në Telegram.

Kanbera - Ndihmës shefi i policisë australiane, Entoni Kuk, deklaroi se në qendrën tregtare "Vestfild bondai xhankshën" (Westfield Bondi Junction)  në Sidnei, me thikë janë vrarë pesë persona.

Kanbera- Ky ishte një akt i tmerrshëm dhune ndaj njerëzve të pafajshëm që bënin pazar në këtë të shtunë të zakonshme. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për të gjithë ata që kanë humbur dikë, deklaroi kryeministri i Australisë, Entoni Albaneze.

Uashington  – Bordi drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi mbrëmë se drejtoresha e përgjithshme Kristalina Georgieva mori edhe një mandat.

Uashington - Në SHBA prej sot është ndaluar importi i aluminit, bakrit dhe nikelit me origjinë ruse. Ndalesa është pjesë e sanksioneve shtesë të ndërmarra së bashku me Britaninë e Madh për të ulur të ardhurat e Moskës, të cilat ajo i përdor për luftën e saj kundër Ukrainës.

Port-o-Prens – Këshilli kalimtar presidencial i Haitit dje është formuar zyrtarisht, një muaj pas paralajmërimit për dorëheqje të kryeministrit kontestues Ariel Henri.

Berlin- Seleksionuesi i Gjermanisë, Julian Nagelsman është kandidati kryesor për vendin e trajnerit në Bajern të Mynihut, njofton "Bild".

Mançester  - Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin de Brujne, është i bindur se është helmuar nga ushqimi në hotelin para ndeshjes së parë nga çerekfinalja e Ligës së kampionëve kundër Real Madridit, shkruan "Dejli star".

QËNDRONI TË LIDHUR