• e mërkurë, 25 shkurt 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/24 shkurt/2026

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane,  Bekim Sali sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë.  Në kuadër të vizitës, ministri Sali do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, si dhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve ukrainase përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik.  "Vizita synon forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe shprehjen e mbështetjes për Ukrainën", informojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Shkup - Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi mori masë prej 30 ditëve arrest shtëpiak me mbikëqyrje 24-orëshe, vendosi gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup. Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, pas deklarimit të të dyshuarit A.G., i cili dje u dërgua në Gjykatë, solli vendim me të cilin e pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të mbrojtjes për caktimin e masës së arrestit shtëpiak me masa shtesë për sigurim të prezencës kundër të dyshuarit.

Shkup  - Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lexim të parë sot është në rend dite të mbledhjes së Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. Propozuess i autorizuar është kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa propozues të tjerë janë deputetët Bisera Kostadinovska Stojçevska, Bllagoj Boçvarski, Borçe Cvetkov, Venko Filipçe, Goran Misovski, Daniella Nikollova, Dimitar Kovaçevski, Jovan Mitreski, Jovanka Trençevsska, Ljupço Nikollovski, Mile Talevski, Mitko Trajçuleski, Monika Zajkova, Oliver Spasovski, Sanja Llukarevska, Sllavjanka Petrovska, SOnja Mirakovska, Fatmir Bytyqi.

Shkup  - Oda ekonomike sot e organizon ngjarjen "Revolucion në arsim: fuqia e arsimit dual në Maqedoni" - Projekti i parë i rrumbullakësuar nga tre prioritetet e mëdha të odëss, për prezantim të rezultateve dhe aktiviteteve që i ndërmori komuniteti afarist në procesin e implementimit të arsimit dual dhe inspirim për hapat e ardhshëm në ngritjen e cilësisë. Fjalime hyrëse në ngjarje do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Odës, Branko Azeski.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Paradite qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë mesatare herë pas here e fortë nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në interval nga minus tre deri në tre, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 17 gradë.

Berlin- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful deklaroi dje se ishte i hapur në parim për bisedime me Moskën për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, por përjashtoi mundësinë e bërjes së lëshimeve ndaj Rusisë. "Ukraina, sigurisht, duhet të flasë e para. Por edhe ne jemi të gatshëm të flasim", tha Vadeful në forumin "Kafe Kiev" të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në Berlin.

Meksiko Siti - Të paktën 74 persona janë vrarë në Meksikë, përfshirë 25 anëtarë të Gardës kombëtare, në operacionin që vrau liderin e kartelit "El Menço" dhe në dhunën që pasoi, deklaroi mbrëmë ministri i Sigurisë, Omar Garsia Harfuç. Trupat qeveritare u përpoqën të arrestonin bosin e drogës, emri i plotë i të cilit është Nemesio Oseguera Servantes, të dielën në shtetin perëndimor Halisko. Oseguera u plagos dhe vdiq ndërsa transportohej me aeroplan në Meksiko Siti, gjë që shkaktoi një reagim të dhunshëm nga karteli.

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp,  paralajmëroi shtetet në mbarë botën të mos devijojnë nga klauzolat e marrëveshjeve të fundit tregtare me SHBA-të, pasi Gjykata Supreme amerikane anuloi tarifat e tij globale. Trampi kërcënoi se, nëse e bëjnë këtë, do t’u vendosë tarifa edhe më të larta sipas ligjeve të tjera tregtare.  

Sidnei  - Australia do të nisë sot një hetim të udhëhequr nga qeveria për antisemitizmin pas sulmit në fesën për Hanuka në plazhin Bondaj në Sidnei, ku u vranë 15 persona. Masakra e plazhit Bondaj tronditi vendin, i cili ka ligje të rrepta për armët dhe ka nxitur thirrje për kontrolle më të rrepta dhe masa më të ashpra kundër antisemitizmit. Policia beson se sulmuesit, baba dhe bir, u frymëzuan nga grupi i Shtetit Islamik.

 Karakas - Rreth 30 të burgosur politikë u liruan sot nga burgu "Rodeo 1" në periferi të Karakasit, në përputhje me ligjin për amnisti që u njoftua të enjten nën presionin e ShBA-së pas paraburgimit të Presidentit Nikolas Maduro më 3 janar.  "Jemi të lirë, jemi të lirë! - bërtitën të burgosurit me koka të rruara dhe bluza të bardha, të pritur nga të afërmit e tyre të shumtë që kishin kampuar jashtë burgut për javë të tëra, raportoi BTA.

Kiev  - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen njoftoi se ka mbërritur në Kiev në ditën e përvjetorit të katërt të ofensivës ruse, për të "konfirmuar se Evropa e mbështet Ukrainën financiarisht, ushtarakisht dhe gjatë gjithë këtij dimri të ashpër".  "Në Kiev për herë të dhjetë që nga fillimi i luftës. Të konfirmojmë se Evropa qëndron palëkundur me Ukrainën, financiarisht, ushtarakisht dhe gjatë këtij dimri të ashpër. Të theksojmë angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj luftës së drejtë të Ukrainës. Dhe të dërgojmë një mesazh të qartë popullit ukrainas dhe agresorit: nuk do të dorëzohemi derisa të vendoset paqe. Paqe sipas kushteve të Ukrainës", shkroi Lajen në X.

Lima - Pesëmbëdhjetë persona, mes tyre shtatë të mitur, humbën jetën në Peru pas rrëzimit të helikopterit ushtarak që u zhduk të dielën në rajonin Arekipa, në pjesën jugore të vendit, njoftuan forcat ajrore të Perus. "Pas aktivizimit të operacioneve të kërkimit, patrullat e forcave speciale dhe policisë e lokalizuan helikopterin Mi-17, i cili humbi kontaktin radio të dielën pasdite", thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Perusë.

Seul  - Ish presidenti i Koresë së Jugut, Jun suk-Jeol, ka paraqitur ankesë kundër dënimit të tij me burgim të përjetshëm për udhëheqjen e një kryengritjeje, njoftuan sot avokatët e tij. Gjashtëdhjetë e pesëvjeçari e kundërshton vendimin e javës së kaluar, duke u bazuar në pretendime për gabime ligjore në aktgjykimin e shkallës së parë dhe në atë që ekipi i tij juridik e përshkroi si "entuziazëm të tepruar".

QËNDRONI TË LIDHUR