MIA FLESH
- 12:00/24 shkurt 2026
12:00/24 shkurt 2026
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Tubacioni përmes të cilit transsportohet derivati dizel nga Rafineria në Selanik drejt rafinerisë OKTA në Shkup, pas 13 viteve sërish vihet në përdorim. Ministria e Energjetikës sot kumtoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme për funksionalitetin e sistemit dhe se ky është hap i rëndësishëm për përforcimin e sigurisë në furnizimin me derivate të naftës.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Në universitetin "Goce Dellçev" në Shtip, sot nga ora 18:00 do të mbahet një debat publik për propozim-ligjin për arsimin e lartë, në kuadër të serisë së diskutimeve në universitetet publike, ku do të marrë pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Debate publike u mbajtën në Universitetin "Nëna Terezë" - Shkup, Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, dhe dje në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup dhe në Akademinë e Maqedonisë të Shkencave dhe Arteve.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura më e ftohtë këtë mëngjes në orën 07:00 ka qenë në Berovë, ku janë matur -3 gradë, më pas -2 në Shkup-Petrovec dhe -1 në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë. Në Ohër, Pretor, Prilep, Shtip, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe Kodrën e Diellit 0 gradë, Shkup-Zajçev Rid 1, Hanet e Mavrovës, 2, Krushevë dhe Vinicë 3, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - LAMM njoftoi se sot në mëngjes nga ora 08:40 për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë - Veles, 2,5 kilometra pas BP "Detoil", trafiku po zhvillohet në një korsi me gjatësi prej 20 - 25 metrash. Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë në terren dhe punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Shteti gjatë muajit të ardhshëm duhet të paguajë pjesën e parë të tatimit të solidaritetit, të cilat kompanitë e kanë paguar në vitin 2023 në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. Nga Ministria e Financave deklaruan për MIA-n se ka filluar procesi për rimbursimin e fondeve të paguara në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. "Është miratuar një Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për rimbursimin e taksës së paguar tepër ose të mbledhur gabimisht dhe është publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare. Kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë për rimbursimin e fondeve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike", njofton Ministria e Financave.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në orën 12 do të mbeten shfrytëzuesit në bulevardin "Aradhat Partizane" nr. 70B – QT Aluminka, pastaj rrugët 30, 36 dhe 38 në lagjen Trubarevë dhe rruga “8”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “12” në fshatin Sonje e Poshtme. Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Gjashtë emigrantë janë gjetur në një automjet në autorstradën Shkup-Kumanovë, ndërsa shoferi u privua nga liria, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kumanovë, 24 shkurt 2026 (MIA) - Policia arrestoi një shtetas të Turqisë, i cili transportonte emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria, bëri të ditur sot MPB. "Dje rreth orës 21:30 në një pikë karburanti në autostradën Shkup-Kumanovë, nëpunës policorë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, për shkak se me një automjet ,,Shkoda'' me targa regjistrimi të Kosovës, transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria", bëri të ditur MPB.
Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mohoi sot i ka mohuar raportet e mediave se kryetari i Shtabit të përbashkët të SHBA-së, gjenerali Den Kajn, e kishte paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes së plotë ushtarake në Iran. "Gjenerali Kejn, si të gjithë ne, do të preferonte të mos shihte luftë, por nëse do të merrej një vendim për të ndërhyrë ushtarakisht kundër Iranit, ai beson se do të ishte diçka që mund të fitohej lehtësisht", shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social "Truth Social".
Berlin, 24 shkurt 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc bëri thirrje për unitet evropian në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se vetëm fuqia kolektive mund ta përfundojë luftën. "Katër vite, çdo ditë e çdo natë ka qenë një makth për popullin e Ukrainës. Dhe jo vetëm për ta, por për të gjithë ne. Sepse lufta ka kthyer në Evropë", shkroi Merc në "X".
Kiev, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sse presidenti rus, Vlladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e veta në Ukrainë në kontekst të shënimit të katërvjetorit të fillimit të konfliktit ruso-ukrainas. "Putin nuk i arriti qëllimet e veta. Ai nuk arriti t'i thyejë ukrainasit. Ai nuk e fitoi këtë luftë. Ne e mbrojtëm Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur paqe dhe që të mbisundojë drejtësia. Dëshirojmë paqe - paqe të fuqishme, dinjitoze dhe të pëerhershme", tha Zelenski në video fjalimin e tij.
Paris, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makroni theksoi se katër vite pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk ka pasur sukses "ushtarak, ekonomik dhe strategjik" "E ka forcuar NATO-n, të cilin donte ta shmangte të zgjerohej, ka bashkuar evropianët, të cilët donte t’i dobësonte, dhe ka zbuluar paqëndrueshmërinë e imperializmit të një epoke tjetër. Ukraina është "linja e parë e mbrojtjes së kontinentit tonë" dhe Evropa do të qëndrojë në anën e saj", theksoi Makroni në X.