• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/ 29 qershor/ 2025

Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës dhe do të mbajë fjalim në sesionin e parë plenar në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financim të Zhvillimit (FfD4), e cila nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbahet në Seviljë.  Siç bënë të ditur nga kabineti i Siljanovska – Davkova, sonte, ajo do të marrë pjesë në pritjen zyrtare, të cilën për shefat e delegacioneve, e organizon mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe mbretëresha Leticia. “Qëllimi i tubimit të liderëve është gjetja e zgjidhjeve për përballje me sfidat financiare në përmbushjen e Qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe Agjendës 2030, reformimi i arkitekturës ndërkombëtare financiare dhe nxitja e investimeve nga ana e sektorit privat”, qëndron në kumtesë. 

Shkup– Tashmë janë rezervuar 15 terminet e para për takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, ishte bërë e ditur në konferencën e sotme për media në Ministrinë e Shëndetësisë.   “Reforma e vërtetë fillon atëherë kur institucioni ndalon së foluri me veten dhe fillon ta dëgjojë popullin me mendje të hapur dhe qëllim të qartë për ndryshim. Për këtë, sot nuk prezantojmë vetëm ueb-faqe të re, por krijojmë institucion që dëgjon dhe reagon”, tha Aliu.  Përmes mjetit Kabineti i hapur, siç përkujtoi ministri, çdo qytetar mundet drejtpërdrejtë të caktojë takim me të, çdo të premte, pa barriera dhe burokraci. 

Shkup- Sigurimi i teksteve shkollore më 1 shtator, rritja e pagave të mësimdhënësve dhe profesorëve, ndërsa ndërtohen shtatë objekte të reja shkollore, janë rikonstruktuar 20 objekte, po ndërtohen edhe katër salla të reja sportive dhe rinovohen tërësisht dy konvikte studentore në Shkup. Këto janë disa nga rezultatet e arritura në vitin e parë të mandatit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska të cilat ajo i elaboroi në konferencën e sotme për shtyp në ministri. Janevska e shoqëruar nga zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe drejtorët e Shërbimit pedagogjik, Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Qendrës shtetërore për provime, theksoi se së bashku kanë hedhur themelet për ndërtimin e një sistemi arsimor kombëtar cilësor dhe konkurrues i cili do të mundësojë barazi, efikasitet, njohuri dhe aftësi më të mira dhe kënaqësi të përgjithshme midis të gjithë palëve të interesuara në procesin arsimor. Ajo tha mes tjerash se arsimi dhe shkenca po marrin vëmendjen e nevojshme dhe bëhen resurse kyçe zhvillimore për vendin.

Shkup - Në Shkup nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion për shkak të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.  "SPB Shkup njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti  i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit", informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.  SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë.

Shkup - Për momentin, 70 për qind e pacientëve të nivelit terciar duhet të jenë në shëndetësinë sekondare, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke u thirrur në ekspertë mjekësorë në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencë  e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë. I pyetur se si të caktohen më shpejtë takime me profesionistë mjekësor dhe diagnostikës, ai tha se po bëhet një analizë dhe do të vijojë një sistem me zgjidhje realiste, sistem i lidhur me “Termini im” dhe protokolle të definuara qartë për kalimin e një pacienti nga kujdesi shëndetësor parësor në atë sekondar dhe më pas në atë terciar.

Shkup – Së shpejti do të hapen 300 vende të reja të lira për kuadro nga radhët e specializantëve privatë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media në Ministrinë e Shëndetësisë.  “Spitali në Kumanovë nuk do të mbetet pa operacione, ajo sfidë nuk është vetëm për atë spital, por edhe për gjithë Maqedoninë, por edhe brenda në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë’. Dhe këtu, nga njëra në klinikën tjetër, në këtë kampus, gjithashtu, bëjmë një lloj të tillë të lëvizjes horizontale të profileve. Kjo ndodh sepse deri më tani për fat të keq politika të krijuara në shëndetësi ishin vetëm në bazë të marrëdhënieve familjare ose shoqërore, ndërsa jo në bazë të nevojave reale të cilat Ministria i ka për kuadrin profesional”, tha ai.  Ai tha se së shpejti do të hapen vende të reja për çka ka nevojë. 

Shkup - Tre pacientë të lënduar në diskotekën në Koçan ende janë jashtë vendit, dy po trajtohen në Turqi dhe një në Slloveni, ndërsa grupi i dytë i të lënduarve në Ponikva do të dërgohet në mesin e korrikut, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë. Për momentin, informacionet në lidhje me pacientët që trajtohen jashtë vendit është se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Në vendin tonë, u theksua se në Qendrën klinike të kirurgjisë plastike, ka pacientë që ndodhen atje për shkak të thellësisë së lëndimeve, por shëndeti i tyre është i qëndrueshëm. Dy pacientë janë në spitalin privat Sistina. Gjendja e të gjithë pacientëve monitorohet rregullisht.

Shkup– Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në konferencën e sotme për media në lidhje me atë pse nxënësit gjatë regjistrimit në shkollat e mesme përveç se në mënyrë elektronike edhe fizikisht duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në shkolla, informoi se kjo bëhet kështu sepse të gjitha shkollat nuk kanë qasje në formën elektronike të regjistrimit. Pret që vitin e ardhshëm të zgjidhet ky problem.  “Këtë vit regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike, ndërsa pastaj nxënësit duhet t’i dorëzojnë dokumentet në formë letre sepse të gjitha shkollat nuk kanë qasje në formën elektronike të regjistrimit dhe sepse jo të gjithë prindërit janë të përgatitur. Nga viti i ardhshëm tashmë kur masivisht nga 1 shtatori do ta lëshojmë në përdorim ditarin e ri elektronik, gjegjësisht formën e avancuar të ditarit elektronik është paraparë që shkollat përmes sistemeve të tyre t’i lidhin të gjitha dokumentet të cilat do tu nevojiten që të mund të regjistrohet nxënësi”, tha Janevska.

Shkup - Kongresin e dytë të Lëvizjes ZNAM - për Maqedoninë tonë sot në Shkup e hapi kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski i cili në emër të tij dhe udhëheqjes së partisë falënderoi të gjithë individët dhe grupet që morën pjesë në procesin e formimit të organizatave komunale dhe Organizatës së qytetit të partisë në Shkup. Në emër të tij dhe në emër të përbërjes aktuale të Këshillit ekzekutiv të partisë, propozoi përbërjen e kryesisë së punës së Kongresit të dytë, përkatësisht Sekretarin e përgjithshëm të partisë, Goran Minçev si anëtar të kryesisë, nënkryetarët e partisë Vesna Bendevska dhe gjeneral Pavle Arsoskin, sekretarin organizativ Sasho Petrushevski dhe kryesuesin e Këshillit qendror Igor Fillkov.

Athinë - Është liruar shoferi nga Maqedonia i cili u arrestua pas aksidentit rrugor që ndodhi dje në rrugën e vjetër Selanik - Veria afër Halkidonit ku humbën jetën dy persona, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kamioni me të cilin ka drejtuar shtetasi nga Maqedonia (34-vjeçar), dje pas orës 16 u përplas me një makinë që transportonte një familje katër anëtarëshe, ndërsa jetën e humbën një burrë 44-vjeçar dhe djali i tij 13-vjeçar, ndërsa gruaja e tij dhe djali tjetër nëntë vjeçar u lënduan lehtë.

Prishtinë– Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre për të 39-ën herë, pasi deputetët nuk e miratuan propozimin e lëvizjes Vetëvendosje që të votohet kandidatja e tyre Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, në votim të fshehtë.  Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, i cili e udhëheq seancën konstituive, i bëri thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës serbe të propozojnë anëtarë të cilët do ta përbëjnë Komisionin për ndjekjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ata nuk e bën këtë as sot.  Pastaj Dehari ju bëri thirrje deputetëve që të votojnë për propozimin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, pas çka 53 deputetë votuan për propozimin, nuk kishte të përmbajtur, as vota kundër, që nuk ishte mjaftueshëm që të miratohet propozimi.  Dehari e caktoi seancën për përpjekjen e re për konstituimin e parlamentit për të martën në orën 11. 

Beograd - Dhjetëra huliganë u arrestuan mbrëmë vonë në incidentet që ndodhën në qendër të Beogradit, ndërsa gjashtë oficerë policie dhe dy qytetarë u plagosën, njoftoi drejtori i policisë serbe Dragan Vasiljeviç pas mesnatës pasi policia u sulmua pas përfundimit të protestës "Shihemi në Vidovden" të organizuar nga Studentët në bllokadë. Në një konferencë për media, Vasiljeviç tha se të plagosurit janë ende në Qendrën e Emergjencës dhe se policia reagoi pasi pjesëmarrësit e tubimit sulmuan kordonin policor që po mbronte njerëzit në dhe afër Parkut “Pionirski”, ku ndodhen mbështetës të autoriteteve në Serbi. Studentët në bllokadë njoftuan se autoritetet janë përgjegjëse për radikalizim pas protestës në Beograd.  

 Vjenë – Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, deklaroi sot se Irani ka kapacitet ta vazhdojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në afat prej disa muajve.  "Ndoshta do të kenë...për disa muaj, ose më pak... disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar... Nuk mund të thoni se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka asgjë atje... Irani kishte një program shumë ambicioz, dhe një pjesë e tij mund të jetë ende atje, dhe nëse jo, është e vërteta e qartë se njohuritë janë atje. Kapaciteti industrial është atje. Irani është një vend shumë i sofistikuar për sa i përket teknologjisë bërthamore", tha ai në një intervistë për kanalin televiziv amerikan Si-Bi-Es (CBS). Sipas tij, Irani ka kapacitet industrial dhe teknologjik për prodhimin e uraniumit të pasuruar. 

Berlin - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio e quajti "të papranueshme" thirrjen e një gazete iraniane për dënimin me vdekje për shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi. "Thirrjet në Iran për arrestimin dhe ekzekutimin e drejtorit të përgjithshëm të ANEB-it, Grosi janë të papranueshme dhe duhen dënuar. Ne mbështesim përpjekjet kritike të ANEB-it për të verifikuar dhe monitoruar situatën në Iran", shkroi Rubio mbrëmë vonë në platformën Iks. Ai lavdëroi Grosin dhe ANEB-in për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre dhe i bëri thirrje Iranit të kujdeset për sigurinë e personelit të ANEB-it.

Moskë– Drejtori i Shërbimit rus për Inteligjencë të Jashtme (SVR), Sergej Narishkin, njoftoi se ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, shefin e CIA-s, Xhon Ratklif, që është biseda e tyre e dytë zyrtare nga mesi i marsit dhe në kushte të afrimit gjithnjë e më të dukshëm mes Moskës dhe Uashingtonit.  “Zhvillova bisedë telefonike me homologun tim amerikan dhe u pajtuam se do të mund të lajmërohemi në çdo kohë që të bisedojmë për çështje që janë me interes për ne”, tha Narishkin në televizionin shtetëror rus, pa dhënë detaje.  Narishkin, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Vladimir Putin, dhe Ratklif paraprakisht biseduan më 11 mars, kontakti i tyre i parë i njohur pas kthimit të Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë. 

Gazë – Të paktën 56 persona janë vrarë në sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës prej dje në mëngjes, njoftuan punëtorë medicinalë palestinezë dhe mbrojtja civile.  Në valën më të re të sulmeve ndaj enklavës bregdetare, janë goditur disa zona, ndërsa dhjetëra njerëz janë lënduar. Informacionet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.  Sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, 11 persona ishin vrarë në sulme ajrore në lagjen Tufa, në qytetin Gazë, në afërsi të ish ndërtesës shkollore. Agjencia palestineze e lajmeve VAFA njoftoi për më shumë viktima dhe tha se në mesin e tyre ka fëmijë. 

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë marrëveshje në Gazë me qëllim kthimin e pengjeve të kidnapuara më 7 tetor.  “Bëni marrëveshje në Gazë. Ktheni pengjet”, shkroi Trampi në rrjetin e tij social Truth Social. Publikimi erdhi disa orë pasi Trampi për të dytën herë ju bëri thirrje prokurorëve izraelitë që ta mbyllin rastin kundër kryeministrit të vendit Benjamin Netanjahu, duke thënë se ai “momentalisht është në proces të bisedimeve për marrëveshje me Hamasin, i cili do të përfshijë kthimin e pengjeve”.

Teheran – Në sulmin izraelit mbi burgun Evin në kryeqytetin e Iranit, Teheran, që ishte kryer më 23 qershor, ishin vrarë 71 persona, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Drejtësisë, Asgar Xhahangir.  “Në sulmin mbi burgun Evin ishin vrarë 71 persona, përfshirë personel administrativ, burra të rinj në shërbim ushtarak, të burgosur, anëtarë të familjeve të të burgosurve të cilët i vizitojnë dhe fqinj të cilët jetojnë në afërsi të burgut”, tha Xhahangir, transmetuan mediat britanike.  Ai konfirmoi se të burgosurit e tjerë janë transferuar në burgje të tjera në krahinën Teheran.

Gazë - Ushtria izraelite ka urdhëruar palestinezët të evakuojnë zonat në Gazën veriore para intensifikimit të luftimeve kundër Hamasit, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Tramp bëri përsëri thirrje për ndërprerjen e luftimeve mes përpjekjeve të ripërtërira për të ndërmjetësuar ndërprerjen e zjarrit. “Bëni një marrëveshje në Gazë, ktheni pengjet”, shkroi Trampi mëngjesin e sotëm në platformën e tij "Truth social". Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë ditës pritet të zhvillojë bisedime mbi progresin e ofensivës izraelite. Një zyrtar i lartë i sigurisë deklaroi se ushtria do t'i thoshte atij se fushata është afër arritjes së qëllimeve të saj dhe paralajmëroi se përhapja e luftimeve në zona të reja në Gazë mund të rrezikojë pengjet izraelite.

QËNDRONI TË LIDHUR