• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/27 qershor/2025

Shkup – Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai në konferencën e sotme për media i prezantoi politikat vijuese dhe të ardhshme në sferën e qeverisjes së mirë në vitin e parë të mandatit të Qeverisë së re. Fetai theksoi se viti i parë ishte periudhë e vështirë, por, siç tha, ishte vit i shpresës. 

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska pohoi se tani shumë më në kohë po kthehet rimbursimi i TVSH-së së firmave se sa më parë dhe se nuk ka problem te ato firma të cilat rregullisht kryejnë obligimet. Nuk pret se me vendosjen e e-faturës tërësisht do të çrrënjosen keqpërdorimet që i bëjnë kompanitë. "Më me përgjegjësi e vërtetoj atë sepse nëse kemi vlerë absolute më të madhe në krahasim me vitin paraprak të TVSH-së së rimbursuar në kushte kur konstatuam evazion serioz tatimor ose keqpërdorim të sistemit të kompanive të cilave ndonjëherë u është rimbursuar TVSH-ja, ndërsa sot nuk e rimbursojmë. Kjo do të thotë se ne shumë e më shumë dhe në kohë e kthejmë në krahasim me periudhën paraprake, por në të njëjtën nuk lejojmë keqpërdorime të sistemit", tha sot Dimitrieska Koçoska e cila ishte për vizitë në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Shkup - Parlamenti sot mbështeti Propozim ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Propozim-ligjin për nëpunësit administrativë dhe Propozim ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë, të gjitha në lexim të parë dhe i kaloi në procedurë të mëtejshme parlamentare. Gjithashtu miratoi Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese, i cili shfuqizon Këshillin Inspektues dhe krijon një kolegjium të drejtorëve të inspektorateve shtetërore si një trup pune koordinues ndërdikasteriale.

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) paraqiti platformën kombëtare për faturimin elektronik – E-Fatura, e cila njofton transformim thelbësor të sistemit tatimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij sistemi, çdo transaksion pa para të gatshme do të regjistrohet dhe kontrollohet në kohë reale, me qëllim rritjen e transparencës, disiplinës dhe besimit në sistemin fiskal.

Kumanovë - Në Komunën e Kumanovës sot u mbajt këshilli lokal për parandalim në të cilin përfaqësues nga shumë institucione, pushteti lokal, SPB Kumanovë, NJTZ Kumanovë, Prokuroria Themelore Publike, njësitë rajonale të QRMK dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim diskutuan mbi zjarrin aktual në territorin e komunës. Në mbledhje, siç informuan nga komuna po bisedohet për zjarret aktuale në territorin e komunës së Kumanovës, të cilat në këtë periudhë janë shtuar, ndërsa u theksuan edhe pikat më kritike ku ndodhin zjarret.

Athinë - Ministri për migrim dhe azil i Greqisë, tre zëvendësministra mes të cilëve edhe ai i punëve të jashtme dhe një sekretar i përgjithshëm në Qeverinë greke sot dhanë dorëheqje për shkak të skandalit me Agjencinë për Menaxhim me Subvencionet Bujqësore nga BE-ja (OPEKEPE), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis kutmoi se ministri për migrim dhe azil Makis Voridis, zëvendësministrat e punëve të jashtme Tasos Hasivasiliu, bujqësisë dhe ushqimit Dionisis Stamenitis dhe për menaxhim dixhital Hristos Bukoros, si dhe sekretari i përgjithshëm i bujqësisë dhe ushqimit, Jorgos Stratakos dhanë dorëheqje të cilat janë pranuar nga kryeministri i Greqisë.

Bruksel - Kryetari aktual i Eurogrupit, ministri irlandez i financave Paskal Donahju, homologu i tij lituanez Rimantas Shaxhius dhe ministri spanjoll i ekonomisë, tregtisë dhe biznesit Karlos Kuerpo janë kandidatët për kryetar të trupit të ministrave të financave nga vendet anëtare të Eurozonës në mandatin e ardhshëm, kumtoi sot Këshilli i BE-së. Zgjedhja për kryetar të Eurogrupit do të bëhet në takimin e ardhshëm të trupit të caktuar më 7 korrik. Mandati aktual i kryetarit Donahju skadon më 13 korrik.

Madrid - Spanja pritet të përjetojë valën e saj të parë të të nxehtit këtë vit, me temperatura maksimale që do të kalojnë 40 gradë Celsius, sipas parashikimeve të sotme nga shërbimi meteorologjik shtetëror AEMET. Nga dita e shtunë, për 75 për qind nga të gjitha komunat në vend është paraparë të ketë rrezik shëndetësor të ulët, të mesëm ose të lartë. Temperaturat më të larta, që do të arrijnë deri në 43 gradë, priten në provincën jugore të Andaluzisë.

Jerusalem - Gjykata e qarkut në Jerusalem refuzoi kërkesën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për pauzë dyjavëshe në gjykimin për korrupsion, pasi Prokuroria Shtetërore kundërshton këtë nismë. Në kumtesë, gjyqtarja Rivka Fridman-Feldman citon se kërkesa e dorëzuar nga avokati i Netanjahut, Amit Hadad, "nuk siguron bazë të mjaftueshme të detajeve për arsyetimin që mund ta arsyetojnë shtyrjen e dëshmive të nxjerra".

Nju – Jork – Konflikti në Sudan fillon të përhapet nëpërmjet kufirit dhe e kaplon fqinjin e tij territorialisht të brishtë – Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), e cila tashmë po përballet me konfliktin e saj të brendshëm me grupet kryengritëse, paralajmëroi shefi i forcave paqësore të Kombeve të Bashkuara, Zhan – Pjer Lakroa. Në seancë të Këshillit të Sigurisë së KB-së të mbajtur mbrëmë në Nju Jork, Lakroa deklaroi se luftëtarë nga Sudani qëndrojnë pas sulmit në të cilin të premten e kaluar humbi jetën një pjesëtar i forcave paqësore të KB-së, në afërsi të kufirit ndërmjet Sudanit dhe RAQ. Kjo është hera e parë që një funksionar i lartë i KB-së publikisht të konfirmojë lidhje të tillë. 

QËNDRONI TË LIDHUR