• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 3 mars/ 2024

Shkup - LSDM-ja sot do të mbajë Kongres në të cilin duhet të zyrtarizohet kandidatura për mandatin e dytë si president i shtetit të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Siç njoftojnë nga partia, Kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe punuese. Pas punës, pjesa e mbyllur, Kongresi do të jetë i hapur për publikun, ndërsa mediat do të mund të transmetojnë fjalimin e kandidatit për president të shtetit.

Shkup- Në një kohë rekorde, për pesë orë jo të plota, janë grumbulluar 10.000 nënshkrime të qytetarëve për mbështetjen e kandidaturës për mandatin e dytë të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski.

Shkup - Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar sipas kallëzimit penal të paraqitur sot nga MPB, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 10 personave, njoftuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Shkup- Deri në orën 12:00 janë mbledhur mbi 15.000 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës për presidente të shtetit të profesoreshës Gordana Siljanovska Davkova, informoi sot kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski. Pas nënshkrimit për kandidaturën e Siljanovska Davkovës në Zyrën rajonale të KSHZ-së në Komunën e Karposhit, Mickoski theksoi se deri në orën 14 numri është mbi 20.000.  

 Shkup - Dega e Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) nga Qeveria    dhe Këshilli i saj Ekonomiko-Social (KES) kërkon që pagat e policisë të harmonizohen me rritjen e re të pagës minimale në shtet.

Shkup - Numri i përgjithshëm i abonentëve të TV-shërbimeve në kuartalin e dytë të vitit 2023 arrin 440.500 dhe krahasuar me kuartalin paraprak është ulur për 0,40 për qind, ndërsa në krahasim me kuartalin e dytë të vitit 2022 është rritur për 1,10 për qind.

Shkup- Nëpunës policorë nga Ekipi Operativ për Ndjekje në SPB Shkup në bashkëpunim me Njësitin e Policisë Intervenuese në SPB Shkup sot në orën 03:30 të mëngjesit  kanë privuar nga liria A.L.(31) dhe A.S. (35), të dy nga fshati Haraçinë.

Shkup- Pas një vendimi të gjykatës, nëpunësit policorë dje kanë bastisur një dhomë në Burgun e Prilepit dhe një shtëpi uikendi afër burgut dhe në të dy lokacionet kanë gjetur marijuanë. MPB-ja ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në dhomën e burgut, ku po vuan dënimin me burg D.D.(41) nga fshati Livadhi, i Strugës dhe N.N.(34) nga Prilepi, në dollapin e N.N. u gjetën një qese dhe disa pako më të vogla me marijuanë, dy peshore dixhitale, para në prerje dhe valuta të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.

Shkup -  Në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet e trafikut gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 141 masa, kumtuan nga MPB. Nga të cilat 59 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim automjeti pa patentë shoferi, nëntë sanksione për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit...

Bruksel  - Policia belge mëngjesin e sotëm ka kryer bastisje në lokacione në katër qytete në Belgjikë  dhe ka arrestuar katër persona, mes të cilëve tre të mitur, të dyshuar se kanë lidhje me organizata ekstremiste islamike dhe planifikojnë sulm terrorist.

Moskë - Armata ruse mbrëmë mbi Krime shkatërroi 38 dronë të forcave të armatosura të Ukrainës, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Paraprakisht Ministria kumtoi se janë shkatërruar katër dronë ukrainas mbi rajonin Bellgorod dhe një mbi rajonin Leningradska. 

 Ugadugu- Sulmues të panjohur para një jave  kanë vrarë rreth 170 persona në tre fshatra në veri të Burkina Fasos, bëri të ditur sot prokurori rajonal, njoftuan mediat franceze. Prokurori Ali Benxhamin Kulibali sot deklaroi se më 25 shkurt është informuar për "sulme të mëdha vdekjeprurëse" në fshatrat Komsilga, Nodin dhe Soroe, në provincën Jatenga, në veri të vendit. 

Islamabad- Të paktën 26 persona humbën jetën pas shiut jashtëzakonisht të dendur dhe stuhive që shkaktuan kaos në Pakistan, njoftuan sot autoritetet vendase. Shumica e vdekjeve u raportuan në provincën veriperëndimore Hanber Pahtunhva, ku të paktën 21 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, vdiqën në incidentet e lidhura me shiun në 48 orët e fundit.

Uashington- Ish presidenti amerikan dhe i preferuari për nominimin presidencial republikan, Donald Tramp fitoi grupet e partive në shtetet federale amerikane Ajdaho, Misuri dhe Miçigen. Pasi fitoi tre shtete të shtunën, Trampi ka mbështetjen e 244 delegatëve, ndërsa kandidati tjetër për nominimin presidencial republikan, ish ambasadorja në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli, ka mbështetjen e 24 delegatëve.

 Tel Aviv- Armata  izraelite ka përfunduar  hetimi preliminar për vdekjen e më shumë se 100 palestinezëve të cilët humbën jetën në afërsi të një kamioni   me ndihma humanitare javën e kaluar dhe arriti në përfundimin se forcat izraelite nuk kanë hapu zjarr, por se palestinezët humbën jetën  në rrëmujën që pasoi kur kanë  vrapuar drejt kamionëve me ushqim, tha sot zëdhënësi ushtarak.

Islamabad- Mjete të pashpërthyera u aktivizuan dhe vranë dy fëmijë në provincën afgane lindore Paktia, thanë sot autoritetet vendase. Katër fëmijë të tjerë u plagosën në aksidentin tragjik të shkaktuar nga municionet e pashpërthyera të mbetura nga vitet e luftës, thuhet në kumtesën e Qeverisë së krahinës.

Kajro- Një zyrtar i lartë i Hamasit tha sot se një armëpushim në Rripin e Gazës është i mundur në 24 deri në 48 orët e ardhshme, nëse Izraeli pranon kërkesat e organizatës islamike palestineze, transmeton Beta.

Uashington – Anija britanike transportuese që u fundos në Detin e Kuq pas një sulmi raketor nga Huthët jemenas përbën rrezik për mjedisin dhe trafikun detar, paralajmëroi sot Komanda e SHBA-së për Lindjen e Mesme (Centcom).

Kajro - Negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës vazhdojnë sot në Kajro, njoftoi stacioni egjiptian "Al-Kahera njuz", duke u thirrur në burim zyrtar. Siç raporton Anadollu, burimi tha se në vijim janë përpjekjet intensive për arritjen e një marrëveshje para muajit të shenjtë  të Ramazanit. 

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësim të thellë për vrasjen e më shumë se 100 palestinezëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve ndërsa prisnin në radhë për ndihmë humanitare në jugperëndim të qytetit të Gazës.

Kejp Kanaveral - Lëshimi i raketës Falkon 9 të kompanisë amerikane Spejs Iks në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës është vonuar me një ditë për shkak të kushteve të motit, tha operatori. Fluturimi i planifikuar fillimisht për në orën 23:16 sipas kohës  lokale të shtunën (5:16 pasdite të dielën sipas kohës së Evropës së Mesme) nga Qendra Hapësinore Kenedi në Kejp Kanaveral, Florida, është vonuar për shkak të erërave të forta, tha Spejs Iks. 

Shkup - Ekipet e ligës së parë të futbollit të Maqedonisë sot do të luajnë xhiron e 21-të në të cilën derbi është në programin në Tetovë ku Shkëndija është nikoqir i  Vardarit. Klubi më i trofeshëm i futbollit të Maqedonisë këtë sezon është kthyer në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM) dhe për herë të parë pas një pauze prej tre vitesh është mysafir te rivali i  tij nga Tetova. 

Shkup- Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasditen e nesërme dhe të martën do të ketë reshje shiu që do të jenë të rrëmbyeshme, nga 20 deri në 40 litra për metër katror, ​​me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla. Siç bën të ditur DPHM, në nivel lokal proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë mbi 70 kilometra në orë.

QËNDRONI TË LIDHUR