MIA Flesh
- – Ose i pranon ndryshimet kushtetuese ose duhet të thuash se nuk je për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto janë dy drejtimet, shprehet lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në intervistë për MIA-n. Në intervistën e regjistruar në prag të zgjedhjeve parlamentare, Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, siç bën të ditur, ka mbaruar dhe duhet vetëm të votohet. "Pasi të bëhet shumica e re, duhet të ulemi dhe të votojmë ndryshimet kushtetuese. Nga pikëpamja formale-juridike, ne nuk kemi asnjë problem meqë fakti që do të ndodhin zgjedhje nuk do të thotë se do të kemi shtet të ri. Është i njëjti shtet dhe vazhdojnë seancat e përbërjes së kaluar të Kuvendit vazhdojnë dhe ne mund të votojmë për ndryshimet kushtetuese. Ky do të ishte kushti për krijimin e Qeverisë së re", shprehet Sela.
- Post By Fitore Curri
- 15:03, 27 prill, 2024
15:00/ 27 prill/ 2024
Shkup – Ose i pranon ndryshimet kushtetuese ose duhet të thuash se nuk je për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto janë dy drejtimet, shprehet lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në intervistë për MIA-n. Në intervistën e regjistruar në prag të zgjedhjeve parlamentare, Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, siç bën të ditur, ka mbaruar dhe duhet vetëm të votohet. "Pasi të bëhet shumica e re, duhet të ulemi dhe të votojmë ndryshimet kushtetuese. Nga pikëpamja formale-juridike, ne nuk kemi asnjë problem meqë fakti që do të ndodhin zgjedhje nuk do të thotë se do të kemi shtet të ri. Është i njëjti shtet dhe vazhdojnë seancat e përbërjes së kaluar të Kuvendit vazhdojnë dhe ne mund të votojmë për ndryshimet kushtetuese. Ky do të ishte kushti për krijimin e Qeverisë së re", shprehet Sela.
Shkup - Rrethi i parë i zgjedhjeve kaloi në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike. Shpresojmë se ashtu do të jetë edhe gjatë fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare dhe se i gjithë procesi do të përfundojë me porosi pozitive, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir.
Shkup - Në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë sot u mbajt promovimi solemn i nëpunësve të rinj policorë - gjenerata 2023-2024. Trajnimin njëvjeçar e përfunduan 508 policë të rinj prej të cilëve 416 burra dhe 92 gra. Kryeministri Talat Xhaferi duke i uruar pjesëtarët e rinj të policisë theksoi se të jesh në vijën e parë të sigurisë është detyrë fisnike dhe në të njëjtën kohë detyrë me shumë përgjegjësi. "Njohuritë dhe aftësitë të cilat i keni arritur gjatë vitit të kaluar përmes trajnimit intensiv, besoj që si nëpunës të ardhshëm të policisë do t'i zbatoni vazhdimisht në njësitë organizative ku do të shpërndaheni", tha Xhaferi.
Shkup - 27 raste të reja të kollës së mirë janë evidentuar nga data 19 deri më 25 prill, që është ulje prej 41,3 për qind, në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditëshe. Nga të saposëmurët, katër persona janë hospitalizuar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Sipas raportit, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në kuadër të epidemisë në Shkup -20, ndërsa janë regjistruar edhe të sëmurë në Manastir - tre, Kumanovë - dy persona dhe nga një rast në Tetovë dhe Demir Hisar.
Shkup - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov në letrën e hapur dërguar publikut thekson se lëvizja e punëtorëve në Maqedoni gjendet para një sfide serioze për shkak të, siç bëhet e ditur, raportit të krijuesve të politikave të cilët treguan se kujdesen vetëm për vete dhe për interesat e tyre, ndërsa nuk kujdesen për punëtorët, të drejtat e punëtorëve dhe interesat e punëtorëve.
Shkup - Bartësi në Njësinë e dytë zgjedhore i LSDM-së Oliver Spasovski sot para Kuvendit në një deklaratë për mediat theksoi se nuk duhet ta harrojmë dhe të lejojmë që të përsëritet 27 prilli, data më e zezë në historinë e demokracisë sonë. "Fotografitë dhe regjistrimet nga ngjarjet e përgjakshme, për të cilat në këtë mënyrë sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, le të mbesin një kujtesë për atë çfarë pasojash ka nga regjimi i djathtë i VMRO-DPMNE-së. Dhunues, të inkurajuar nga VMRO-DPMNE-ja hynë në Kuvend, duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e Kuvendit, ta prishin rendin kushtetues", tha Spasovski.
Shkup - Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 105 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për tejkalim të shpejtësisë, tre për kalim në dritë të kuqe.
Shkup - Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, veçanërisht në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me shi të dendur afatshkurtër dhe shfaqje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor, informojnë nga DPHM-ja. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 17 deri 24 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e shiut të dendur afatshkurtër.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK), Osmani theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato.
Bruksel - Këshilli i BE-së solli vendim për vazhdimin për një javë të regjimeve të masave restriktive ndaj personave fizikë dhe juridikë përgjegjës për aktivitete të drejtuara ndaj destabilizimit, minimit ose rrezikimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Moldavisë dhe ndaj minimit të demokracisë dhe shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Mjanmar. Sanksionet lidhur me Moldavinë, me të cilat për momentin janë përfshirë 11 persona fizikë dhe një subjekt, janë vazhduar deri më 29 prill të vitit 2025. Masat restriktive lidhur me Mjanmarin, të cilat janë vazhduar deri më 30 prill të vitit 2025, për momentin vlejnë për gjithsej 103 persona fizikë dhe 21 subjekte.
Kiev - Forcat e armatosura ruse sot e sulmuan infrastrukturën energjetike në tre rajone ukrainase, njoftoi ministri ukrainas i Energjetikës, Herman Halushçenko. Janë sulmuar objekte në rajonet Dnjepropetrovsk, Ivano - Frankovska dhe Lviv. Halushçenko informoi se në sulm është dëmtuar pajisje energjetike, ndërsa të paktën një punëtor është lënduar.
Madrid - Mijëra gazetarë spanjollë shprehën publikisht mbështetje për kryeministrin e vendit Pedro Sançezin, i cili njoftoi se i pezullon aktivitetet e tij publike për shkak të hetimeve kundër bashkëshortes së tij Begonja Gomez për tregti me ndikim dhe korrupsion. Sançezi, i cili të hënën duhet ta shpallë vendimin për atë nëse do të qëndrojë në detyrë, i akuzoi hetuesit për sulme të pabaza të ndikuar nga kundërshtarët politikë të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë.
Gazë - Hamasi bëri të ditur se e ka marrë përgjigjen zyrtare nga Izraeli për propozimi e fundit për armëpushim dhe se do ta analizojë para se të përgjigjet, thuhet në deklaratën e zëvendësshefit të grupit paraushtarak palestinez në Gazë. "Kemi marrë përgjigje zyrtare nga pushimi cionist për propzimin që u është parashtruar ndërmjetësuesve egjiptianë dhe katarianë më 13 prill", tha Halil Al Haja, i cili momentalisht ndodhet në Katar, në kumtesën e publikuar nga grupi.
Uashington - Ushtria amerikane njoftoi se kryengritësit jemenë Huthët kanë hedhur tre raketa balistike ndaj dy anijeve në Detin e Kuq, me çka lehtë është dëmtuar një tanker britanik i naftës. Komanda Qendrore Amerikane (CENKOM) në një publikim në platformën Iks njoftoi se tankeri i naftës MV Andromeda Star është dëmtuar, ndërsa një raketë ka rënë në afërsi të një anije tjetër, MV Maisha, por nuk e ka dëmtuar.
Tajpei - Tajvani sot njoftoi për aktivitete të rinovuara ushtarake kineze në afërsi të ishullit, pasi 12 aeroplanë e kaluan vijën e ndjeshme qëndrore të Ngushticës së Tajvanit, një ditë pasi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken e përfundoi vizitën në Kinë. SHBA-ja është mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare dhe furnizuese e armëve të Tajvanit edhe krahas mospasjes së marrëdhënieve diplomatike formale. Blinkeni tha se e ka theksuar "rëndësinë kritike" të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përmes Ngushticës, derisa ishte në Kinë, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Riad - Presidenti palestinez Mahmud Abasi dhe disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë do të zhvillojnë bisedime në Riad me qëllim të arritjes së marrëveshjes paqësore për Rripin e Gazës. Bisedimet do të mbahen në kuadër të takimit në Forumin Ekonomik Botëror (SEF), i cili mbahet nesër dhe pasnesër në Riad, bëri të ditur sot kryesuesi i Forumit. "Pjesëmarrësit kryesorë momentalisht janë në Riad dhe shpresojmë se diskutimet do të sjellin në një proces për pajtim dhe paqe", deklaroi kryesuesi dhe shef i diplomacisë norvegjeze Bjorg Brende në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Arabisë Saudite, duke shtuar se në rend dite do të jetë kriza humanitare në Gazë.
Uashington - Agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë konstatuar se presidenti rus, Vladimir Putini, me siguri drejtpërdrejt nuk ka urdhëruar vrasjen e liderit të opozitës, Aleksej Navalni, shkruan sot Uollstrit xhurnal. Navalni, një nga kritikët më të ashpër të Putinit, vdiq në një burg të Arktikut në shkurt në moshën 47-vjeçare. Aleatët e tij, përfshirë edhe gruan e tij, kanë fajësuar liderin rus për vrasjen e tij - një akuzë që Kremlini e ka mohuar vazhdimisht, shkruan gazeta. Por, pas një vlerësimi të fundit të bazuar në një sërë informacionesh - duke përfshirë edhe disa informacione sekrete të klasifikuar dhe një analizë të fakteve publike - agjencitë e inteligjencës amerikane nuk besojnë se Putini ka urdhëruar vrasjen e kundërshtarit të tij.
Londër - Trajneri i Feenordit holandez, Arne Sloti, do ta drejtojë Liverpulin nga sezoni i ardhshëm, raportojnë mediat angleze, duke theksuar se është arritur marrëveshje mes dy drejtuesve të klubit. Slotin në stolin e Liverpulit do ta trashëgojë nga Jirgen Klop, i cili në janar njoftoi se do të largohet nga Premierliga në fund të sezonit aktual. Feenordi ra dakord për kompensim prej 9.4 milionë funta, ndërsa para nënshkrimit të marrëveshjes mbeten për t'u rënë dakord për detajet e bashkëpunimit mes Slotit dhe Liverpulit, raporton Bi-Bi-Si.