MIA Flesh
- Shkup - Propozim-ligjet për punë të brendshme dhe policinë kaluan leximin e dytë të komisionit, në të cilin u paraqitën 47 amendamente për propozim ndryshimet për punët e brendshme nga deputetët e opozitës dhe shumicës në pushtet, ndërsa 12 amendamente u paraqitën për ligjin për policinë.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 23 korrik, 2025
18:00/ 23 korrik/ 2025
Shkup - Propozim-ligjet për punë të brendshme dhe policinë kaluan leximin e dytë të komisionit, në të cilin u paraqitën 47 amendamente për propozim ndryshimet për punët e brendshme nga deputetët e opozitës dhe shumicës në pushtet, ndërsa 12 amendamente u paraqitën për ligjin për policinë.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë njofton se Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndodhet në gjendje stabile shëndetësore. "Rreth mesnatës ai është hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive me dhimbje barku dhe menjëherë janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike dhe laboratorike, ku është konstatuar një obstruksion intestinal në zorrën e hollë. ", qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Shkup - Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në konferencën për shtyp me rastin e Festivalit evropian rinor olimpik (FERO) Shkupi 2025 sot deklaroi se ngjarja është "festë e vërtetë për sytë" dhe përfitim i madh për sportin në vend. Ministri Ristovski theksoi se ky tubim, në të cilin marrin pjesë mbi 4.000 sportistë të rinj ga 49 vende të Evropës dhe në të cilin Maqedonia si nikoqire është e përfaqësuar me 181 garues në të gjitha 15 disiplinat, është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme ssportive që do të thotë promovim i Maqedonisë në botë, por edhe promovim i vlerave të vërteta sportive mes popullatës së re.
Shkup - Deputeti i Të Majtës, Boris Kërmov ka paraqitur nismël për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Deputetja Jovana Mojsoska sqaroi sot se Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, në nenin 14, përcakton shprehimisht se kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit mund të shkarkohet nëse kushtet e nenit 11 të të njëjtit ligj kanë pushuar së zbatuari.
Shkup - Neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45 796 denarë që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistika (ESHS). Siç informon ESHS, rritja e këtillë i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-pagës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit për 23.9%, Tregti me shumicë dhe tregri me pakicë; riparim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 15.1% dhe Arsim për 14.4%.
Shkup - Dënim me kusht me burg prej dy vitesh ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prilep kundër një punonjësi të spitalin e Prilepit, i cili në periudhën mes gushtit 2024 dhe prillit 2025, ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 2 110 640 denarë të marrë nga pacientët.
Shkup - Për luftimin e zjarreve nga ajri, në dispozicion janë dy "er traktorët" e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe dy helikopterë policie dhe dy helikopterë ushtarake."Er traktori" i tretë, i cili është në servis, pritet të kthehet në vendin tonë në fillim të gushtit. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, sot njoftoi se tek ky "er traktor" janë zbuluar sërish defekte shtesë.
Shkup - Sot skadon thirrja publike për aplikime për personat që do të marrin pjesë në parandalimin e zjarreve, dhe disa prej tyre në shuarjen e zjarreve. Ata që kanë aplikuar do të kontaktohen, pas së cilës do të duhet të kalojnë një trajnim dy-ditor në kuadër të të cilit do të bëhet përzgjedhja. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, informoi sot në një konferencë për shtyp se janë regjistruar më pak se 500 kandidatë, ndërsa në Shkup rreth 50, megjithëse, siç tha ai, prisnin një numër prej 80 personash.
Dibër - Vendalimi kufitar i përkohshëm Strezimir - Restilicë, në kufirin maqedono-kosovar, të premten, më 25 korrik do të hapet për qytetarët e të dyja vendeve. "Vendkalimi kufitar midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar si "Strezimir". Ky kalim është i kategorisë C", njoftoi Policia e Kosovës.
Shtip - Sot pasdite shpërtheu zjarr në malin Serta mes fshatrave të Shtipit Sellce dhe Dragoevë. Shefi i Njësisë territoriale zjarrfikëse (NJTZ), Bllagoj Renxhov deklaroi se në terren ndodhen tashmë 12 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse.
Athinë – Besoj thellësisht në potencialin e marrëdhënieve tona. Në fuqinë e diplomacisë së bazuar në respekt. Dhe në aftësinë tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme që do të jetë funksionale. Jo vetëm sot, por edhe për brezat që do të vijnë, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pas takimit me homologun e tij grek, Јorgos Gerapetritis dhe tha se "respekti i ndërsjellë është themeli mbi të cilin ndërtohet bashkëpunimi i qëndrueshëm", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Ankara - Shkëndijat nga kombajnat, përdorimi i makinave të balimit dhe qirinjtë e ndezur mbi varre janë ndër shkaqet e 61 zjarreve pyjore që shpërthyen në Turqi midis 4 dhe 22 korrikut, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja në profilin e tij në Fejsbuk.
Stamboll - Një delegacion rus i udhëhequr nga Vladimir Medinski, ndihmës i presidentit rus Vladimir Putin, ka mbërritur në Stamboll, ku sonte do të mbahet raundi i tretë i negociatave me Ukrainën, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve. Delegacioni përfshin zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Mihail Galuzhin, shefin e Drejtorisë kryesore të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë ruse Igor Kostjukov dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Aleksander Fomin.
Budapest - Hungaria vazhdon të refuzojë sistemin e kuotave të detyrueshme të migrantëve të Bashkimit Evropian, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të shteteve anëtare që shprehin zhgënjim me qasjen e Brukselit ndaj imigracionit.
Bukuresht - Kryetari ekzekutiv i Institutit Rumun për Hulumtimin e Krimeve të Komunizmit (IICCMER), Florin-Daniel Sandru, i bëri thirrje koalicionit qeverisës në Rumani që të miratojë urgjentisht një ligj që do të ndalonte simbolet e regjimit komunist, njoftoi agjencia "Axherpres. Sandru vlerësoi se, duke pasur parasysh "nostalgjinë" në rritje për komunizmin, nevojiten masa ligjore për të parandaluar glorifikimin e ideologjive totalitare.
Bukuresht - Shërbimi nacional meteorologjik i Rumanisë dha kod të verdhë dhe portokalli për temperatura ekstreme të larta në 17 qarqe në jug të vendit. Më nxehtë është në rajonet Oltenia dhe Muntenia, ku indeksi i temperaturës dhe lagështisë do ta tejkalojë kufirin kritik prej 80 njësive. Temperaturat maksimale do të lëvizin mes 37 dhe 40 gradë, ndërsa natës sërish do të jetë tropike - temperaturat nuk do të zbresin nën 20 gradë.
Bukuresht - Inspektorë nga Drejtoria për çështje sanitare, veterinare dhe të sigurisë për ushqim në qytetin rumun Buzeu konfiskoi 1,2 ton mish nga shitja, për të cilin ekzistonte dyshimi se është i infektuar me virusin e murtajës afrikane të derrave, lajmëroi televizioni Dixhi24.
Pekin - Kina paralajmëroi për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike për shkak të temperaturave rekorde të larta që e kapluan një pjesë të madhe të vendit, me ç'rast autoritetet i bënë thirrje popoullatës më të moshuar të ndërmarrë masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit.
Pekin - Kina sot shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp që përsëri të tërheqë SHBA-të nga Organizata e KB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).