• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 26 qershor/ 2025

Shkup - Së pari ndërtim i spitaleve në Shtip dhe Kërçovë, e më pas edhe qendra të reja klinike në Shkup, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Kryeministri Mickoski theksoi se me kredinë nga marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkaur do të investohen mbi 200 milionë euro për ndërtim dhe rikonstruim të spitaleve klinike.

Shkup - Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të filluar negociatat, por nuk do ta bëjmë këtë si maqedonas modernë, tha sot nga foltorja parlamentare kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetje parlamentare të drejtuar nga lideri i LSDM-së, Venko Filipce, nëse Qeveria ka një afat kohor brenda të cilit do të përpiqet të gjejë ndonjë ndryshim në pozicionin tonë negociues apo ekziston mundësia që i gjithë mandati qeveritar të shpenzohet në kërkimin e një pozicioni më të mirë.

Shkup - Duhet së pari të shohim ofertat, të marrim kushtet, të projektojmë, dhe pastaj të flasim nëse është e dobishme apo jo, tha ministrja Gordana Dimitrieska Koçoska në pyetjen e deputetit Elmi Aziri në seancën e sotme parlamentare në lidhje me shumën prej 1.9 miliard euro për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli. 

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska pasdite nga foltorja e Kuvendit duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare paralajmëroi një ligj të ri për Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare tha se në këtë institucion janë bërë keqpërdorime dhe se për këtë do të informojë kur të deklarohen organet hetuese.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot nga foltorja e Kuvendit informoi se prej 75 nxënësve të shkëlqyer të cilët e kanë kaluar provimin pranues për t'u regjistruar në gjimnazin "Georgi Dimitrov", gjysma e tyre nuk e kaluan provimin, gjë që, sipas saj, është rezultat i praktikës së deritanishme që të shkruhen nota të cilat nuk përputhen me njohuritë e nxënësve. 

Shkup - Gjithsej 24 banka janë pjesë e procesit të shqyrtimit të dokumentacionit projektues, për shfaqje interesi për financim të projektit për ndërtim të hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10, prej të cilave 22 banka tashmë morën kërkesë zyrtare për parashtrim të ofertës. Plotësisht, edhe dy banka  - NLB Slloveni dhe një bankë nga Dubai - shfaqi interesim, dhe për momentin janë në fazë të analizës së materialeve të parashtruara, informoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Shkup - Sot janë realizuar dy pagesa ndaj bujqve. Është realizuar pagesa në vlerë të përgjithshme prej 265.720.530,00 denarë për 4.659 bujq për pagesa të drejtpërdrejta shtesë për masën 1.3 për prodhimin e realizuar të grurit, elbit, lulediellit, kolzes vajore dhe faza të lulekuqes, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, theksoi se më në fund, pas 7 viteve ngecje, punohet në interkonektorin e gazit me Greqinë dhe se bëhemi një vend i cili do të tranzitojë gazin, që së bashku me projektet e tjera në sektorin e energjetikës, do të na shndërrojnë nga një vend i varur nga importi në një vend eksportues i energjisë elektrike, gjë që do të ndikojë pozitivisht në bilancet financiare.

Shkup - Nga 1 korriku deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyll dhe toka pyjore në territorin me të cilin ekonomizon NP "Pyjet Kombëtare". Ndalesa, siç informojnë vendoset duke marrë parasysh rrezikur e rritur nga paraqitja dhe përhapja e zjarreve në ambient të hapur për periudhën kohore në terminin nga ora 00:00 deri në 24:00. Lëvizja do të jetë e mjaftueshme vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga lifialja e NP "Pyjet e Maqedonisë"-Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon Drejtoria.

Kumanovë - Ekipet e filiales së Kumanovës në "Pyjet Kombëtare" e kanë shuar zjarrin në Likovë mbi fshatrat Vaksincë dhe Llojan, që shpërtheu para tre ditësh, informon sot zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NP "Pyjet Kombëtare", Kire Maihailov. Para një ore, sipërfaqen e skanuam me dronë, pamë se nuk kishte më tym, as në brendësinë, që do të thotë se mund të konfirmojmë se zjarri plotësisht është vënë nën kontroll", tha Mihailov.

Gostivar - Nuk është e drejtë që për një zgjidhje të re ligjore dhe thelbësore të thuhet dhe të parashikohet se nuk do të ketë përdorim të saj. Ligji është përfunduar dhe pasi të merret përfundimi dhe qëndrimi nga Komisioni i Venecies, ai do të paraqitet para deputetëve, tha sot Goran Minçev, ministër i Administratës Publike në përgjigjen e pyetjes nga deputeti Elmi Aziri për propozim ligjin për përfaqësim të drejtë. 

Dibër - Prej vitesh është në rënie numri i nxënësve të klasës së parë dhe ai trend negativ në vendin tonë është në Dibër ku edhe këtë vit ka rënë numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë. Sipas listës së librit amë të të lindurve të MPB-së, për herë të parë në bankat shkollore në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës, duhet të ulen 150 nxënës të klasës së parë, që është rreth 15 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor, por sipas të dhënave janë regjistruar 106 nxënës të klasës së parë.

Athinë - Një zjarr i madh shpërtheu pak para orës 13:00 sipas kohës lokale afër vendbanimeve në pjesën juglindore të rajonit të Atikës, zona më e gjerë e Athinës, ndërsa përmes dy mesazheve nga numri 112 për raste urgjente, u kërkua nga të gjithë ata që janë në afërsi të zonës të evakuohen, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.  

Kiev - Armata ruse ka përdorur bomba kasetore pothuajse 6.000 herë në Ukrainë, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. Ministria në kumtesë i referohet komunitetit ndërkombëtar të kthejë vëmendjen në "përdorimin masiv, të qëllimshëm dhe sistematik" të bombave kasetore ruse, transmeton Ukrinform.

Bruksel - Evropa duhet të bëhet më sovrane, më përgjegjëse për mbrojtjen e vet dhe më e pajisur për të vepruar dhe për t'u përballur në mënyrë autonome dhe të koordinuar me sfidat dhe kërcënimet e menjëhershme dhe të ardhshme, thuhet në pjesën e konkluzioneve nga Samiti i sotëm i BE-së kushtuar mbrojtjes dhe sigurisë evropiane.

Paris - Dy persona e humbën jetën, ndërsa 17 janë lënduar gjatë motit të lig që e kaploi Francën ku u çrrënjosën drunj, rrugët e Parisit u vërshuan, duke shkaktuar rrjedhje të çatisë së Kuvendit përderisa kryeministri mbajti fjalim. "A vërejtët se po bie shi?", pyeti Fransoa Bajru, duke e shikuar tavanin me kupolë në Asamblenë nacionale që rridhte derisa ai fliste për Lindjen e Afërt.

Romë - Një gjykatë italiane konfiskoi pronë në Itali dhe Gjermani në vlerë prej mbi 140 milionë eurove nga pesë burra aktivë në industri për distribuim të naftës, të cilët ishin të akuzuar për mashtrim tatimor dhe lidhje me mafien Ndrangeta, kumtoi sot policia tatimore italiane. Policia në qytetin Rexho Kalabria kumtoi se pesë biznesmenë italianë gjoja "kanë menaxhuar me tërë zinxhirin e distribuimit të prodhimeve të naftës nga depo drejt tregtarëve të fundit, duke ndërmejtësuar përmes disa kompanive me qëllim të evitimit sistematik të tatimeve".

Gjenevë - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) Rafael Grosi deklaroi se programi bërthamor iranian përsoi dëme të mëdha pas sulmeve të kohëmëparshme të kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli, lajmëroi Anadollu. "Sulmet që filluan më 13 qershor shkaktuan dëm të madh fizik të tre lokacioneve kryesore: Natanz, Isfahan dhe Fordo, ku Irani e kishte koncentruar pjesën më të madhe të aktiviteteve të veta për apsurim të uraniumit dhe konverzimit", deklaroi Grosi për Radion franceze RFI.

Bangi - Të paktën 29 nxënës humbën jetën sot në stampedo që vijoi pas një shpërthimi në një shkollë të mesme në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bangi, kumtuan autoritetet lokale. Në kumtesë shtohet se të paktën 260 persona janë lënduar dhe trajtohen në spitale.

QËNDRONI TË LIDHUR