18:00/8 gusht/2025
Shkup - Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se për 45 ditë janë realizuar mbi 1250 punësime në 85 institucione shëndeësore publike në shtet, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor. MSH transmeton deklaratën e minisrit të Shëndetësisë Azir Aliu "deri në këtë moment, në kuadër të procesit janë kryer mbi 1.700 testime".
Shkup - Në Klinikën e Neurologjisë sot është emëruar drejtor i ri dr. Igo Kuzmanovski, ndërsa në Klinikën e Kardiologjisë dr. Danica Petkoska Spirova, konfirmuan për MIA-n nga Ministeria e Shëndetësisë. "Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, e ka emëruar për drejtor të Klinilës së Neurologjisë, dr. Igor Kuzmanovskin dhe dr. Danica Petkoska Spirovën si drejtoreshë të re të Klinikës së Kardiologjisë. Drejtorët e sapoemëruar e kryejnë këtë funksion duke filluar nga data 7.8.2025 (e enjte), bën të ditur Ministria.
Strumicë - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski i cili është në terren në rajonin e Gjevgjelisë dhe Strumicës sot deklaroi se sipas informacioneve të para nga Inspektorati Shtetëror Bujqësorë grumbullimi po zhvillohet normalisht, kemi një prodhim të mirë të specave, ndërsa cilësia është solide. Siç njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Tripunovski theksoi se gjatë ditës së djeshme janë paguar mbi 259 milionë denarë për 4.143 fermerë.
Shkup - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informoi se për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, përmes zbatimit të anknadeve elektronike të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme, janë paguar me sukses borxhet shtetërore nga persona fizikë dhe jurudikë. Mbi këtë bazë, në Buxhetin e shtetit janë arkëzuar 19 419 411 denarë (afërsisht 314 230 euro). Përmes e-ankandit për periudhën 01.01.2025 përfundimisht me e-ankandin në korrik është shitur pronë e patundshme me sipërfaqe prej 302 m² edhe atë: – banesë prej 72 m² (Ohër) - hapësirë afariste prej 111 m² (Strumicë) - tokë prej 103 m² (Prilep) - hapësirë në katin e parë m² (Shkup).
Shkup - Në territorin e Komunës së Çairit sot është hapur kopshti i ri "Bambi", që është pjesë e kopshtit "Fidani". Objekti është me sipërfaqe prej 2.058 metra katrorë, përmban 21 hapësira funksionale dhe ka kapacitet për kujdesjen e 350 fëmijëve. Ndërtimi i kopshtit kushtoi 2 milionë euro, mjete të siguruara nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Kopshti "Bambi" do të kujdeset për fëmijë të moshës prej nëntë muajsh deri në 6 vjeç.
Shkup - Komunat Kisella Voda, Qendra dhe Mogilla, me mjete nga Projekti i efikasitetit energjetik në sektorin publik dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, që po realizohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave, do të implementojnë masa për efikasitet energjetik dhe modernizim të ndërtesave publike, të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë elektrike, si dhe në uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm.
Shkup - Për shkak të fatkeqësisë rrugore, është ndërprerë komunikacioni në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër. Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në aksin nga rruga rajonale R1-202 Hanet e Mavrovës - Dibër, afër urës Rostushë është ndërprerë tërësisht në të dy drejtimet për shkak të aksidentit rrugor.
Romë - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni në telefon ka biseduar me presidentin amerikan Donald Tramp, presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Zajed Al Nahjan, për luftën në Ukrainë, njoftoi zyra e Melonit, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se Izraeli duhet ta rishqyrtojë planin e tij për vendosjen e kontrollit mbi qytetin e Gazës. "Vendimi i Qeverisë izraelite për të zgjeruar më tej operacionin ushtarak në Gazë duhet të rishqyrtohet", ka shkruar fon der Lajen në rrjetin "X".
Londër - Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens sot deklaroi se SHBA-ja nuk planifikon ta njohë shtetin palestinez. "Nuk kemi plane që ta njohim shtetin palestinez. Nuk e di se çka në të vërtetë do të thishte të njihet shteti palestinez duke pasur parasysh mungesën e qeverisë funksionale atje", deklaroi Vens para gazetarëve.
Gazë - Lëvizja islamike palestineze Hamas, e quajti sot "krim lufte" vendimin e Izraelit për të marrë kontrollin mbi qytetin e Gazës dhe e akuzoi qeverinë izraelite se "nuk është e interesuar për të ardhmen e pengjeve". Izraeli po përgatitet të kryejë "krime të reja lufte" me planin e tij për të marrë kontrollin mbi Gazën, "aventurë kriminale që do t’i kushtojë shtrenjtë" dhe do të çojë deri te "flijimi i pengjeve", njoftoi grupi palestinez.
Tel Aviv - Operacioni i ri në Rripin e Gazës, për të cilin kabineti izraelit mori vendim sot, është "dënim me vdekje" për pengjet që mbeten në robëri në territorin palestinez, paralajmëruan familjarët e tyre, të cituar nga DPA. Forumi i Familjeve të Pengjeve bëri të ditur se vendimi i kabinetit izraelit për operacionin në Gazë është një konfirmim zyrtar se pengjet do të braktisen dhe do të çojë në një "katastrofë kolosale" për ushtarët dhe udhëheqjen politike izraelite. Sipas vlerësimit të autoriteteve izraelite, në Gazë mbeten 50 pengje, nga të cilët 20 besohet se janë gjallë.
Pekin - Kina është e kënaqur që Rusia dhe SHBA-ja mbajnë kontakte dhe i përmirësojnë raportet e tyre, deklaroi presidenti kinez Si Xhinping në bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. "Kina është e kënaqur që shikon që Rusia dhe SHBA-ja mbajnë kontakte i përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe e nxisin zgjidhjen politike të krizës ukrainase", i citon fjalët e tij televizioni qendror kinez. Sipas televizionit, Si Xhinping e ka prezantuar qëndrimin parimor të palës kineze dhe ka theksuar se problemet e ndërlikuara nuk kanë zgjidhje.