• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/8 korrik/2025 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir. Takimi u përqendrua në situatën në Ukrainë në lidhje me agresionin rus në shkallë të plotë, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Ukrainës.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, e rrumbullakoi vizitën e tij dy-ditore pune në Republikën Franceze me sërë takimesh të rëndësishme përkushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit bilateral me Francën, si dhe zhvillimeve rajonale dhe gjeopolitike, në kontekst të sigurisë evropiane.

Shkup - Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civlle me Planin e aksionit 2025-2028 është miratuar sot në mbledhje qeveritare. "Pas një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe thellësisht konsultativ me organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sot në Qeveri u miratua dokumenti strategjik që do të udhëheqë politikat shtetërore për forcimin e sektorit civil në katër vitet e ardhshme", ceket në kumtesën nga Kabineti i Zëvendëskryetarit të Qeverisë (ZKQRMV), i angazhuar për politika për sundim të mirë..

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi për vepër penale - Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 nga Kodi penal, sepse qëllimisht ka inicuar zjarr, me të cilin ka shkaktuar rrezik të dukshëm për jetesën dhe trupin e njerëzve, si dhe për pronën në përmasa të mëdha, njoftoi PPRMV.

Shkup - Kallëzim penal është ngritur kundër drejtorit të një shkolle fillore në Likovë i cili dyshohet se ka arritur një marrëveshje për punësim pa shpallur konkurs publik dhe pa siguruar paraprakisht fondet financiare nga Ministria e Financave. Me këtë veprim, siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, ai e ka dëmtuar Buxhetin e shtetit për 577.550 denarë. 

Shkup - Për shkak të zjarrit të sotëm ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionin e pompimit Gazi Babë, e cila e furnizon me ujë rezervoarin Gazi Babë, njoftoi Ndërmarrja publike Ujësjellës dhe Kanalizim. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e EVN-së, nga Ujësjellësi njoftojnë se janë të mundura edhe ndërprerjet me ujë në vendbanimet në Komunën e Çairit dhe në Hekuranë.

Strasburg - Duhet t'i ndërmarrim hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që t'i sjellim këto vende më afër Evropës, porositi sot kryeminitrja daneze, Mete Frederiksen gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesimit danez me Këshillin e BE-së para anëtarëve të Parlamentit evropian. "Me afrimin e këtyre vendeve drejt Evropës, mund t'u ndihmojmë të përforcohen dhe të realizojnë rritje, si dhe ta bëjnë BE-në akoma më të fuqishme", theksoi Frederiksen. Sipas saj, fjalët e Zhan Monesë se kur Evropa do të përballet me krizë, do të gjejë mjaft zgjidhje për atë krizë, ost duke më të vërteta se kurdo herë.

Berlin - Udhëtimet nga aeroportet në Gjermani janë bërë ndjeshëm më të shtrenjta në kushte të një oferte të vazhdueshme të ulët të fluturimeve dhe taksave e tarifave të larta, ndërsa kompanitë ajrore me buxhet të ulët po ndjekin këtë trend, tregon studimi i Qendrës gjermane për aviacion dhe udhëtime hapësinore – DLR. Biletat ajrore për një drejtim pa bagazh kushtojnë mesatarisht ndërmjet 67 dhe 130 euro, llogariti DLR në analizën në të cilën u përfshinë katër nga kompanitë kryesore me buxhet të ulët në Gjermani. Një vit më parë, bileta të tilla kushtonin ndërmjet 66 dhe 110 euro.

Gjenevë - Që nga fillimi i vitit dhe nën presionin e autoriteteve iraniane, mbi 1.2 milionë afganë janë larguar nga Irani dhe janë kthyer në vendin e tyre, njoftuan sot Kombet e Bashkuara, raportoi DPA. "Rreth gjysma e tyre janë deportuar me forcë", tha Babar Baloh, zëdhënës i Komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Gjenevë. Eksodi është rritur ndjeshëm javët e fundit. Që nga fillimi i qershorit, më shumë se 600.000 njerëz kanë mbërritur në Afganistan nga Irani, shtoi ai, raporton DPA.

Hagë - Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës (GJNP) ka lëshuar urdhër-arrest për dy liderët e talibanëve në Afganistan, raportuan sot mediat britanike. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për liderin suprem shpirtëror, Hibatullah Akunxhada dhe Abdul Hakim Hakani, i ngarkuar për gjyqërosin. Të dy akuzohen për persekutimin e grave dhe vajzave. 

Rigë - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnajer sot u bëri thirrje partnerëve evropianë të përfshihen në bashkëpunim më të afërt në prodhimtari dhe furnizim të mbrojtjes, gjatë vizitës në Rigë, në ditën e fundit të udhëtimit të tij baltik. "Duhet të investojmë më shumë në industrinë e mbrojtjes", tha Shtajnmajer në konferencën për shtyp me kolegun e tij letonez, Edgars Rinkeviçs. Ai shtoi se nevojitet bashkëpunim shumë më i afërt dhe më i mirë në Evropë në prodhimtari, ndërkaq gjithashtu edhe në furnizim, me qëllim, siç tha, të mbyllen zbrazëtirat në kapacitetet ushtarake.

Tel Aviv - Dallimet në bisedimet për armëpushim në Gazë që po zhvillohen në Katar mes Izraelit dhe Grupit palestinez Hamas mund të tejkalohen, por arritja e marrëveshjes mund të zgjasë më shumë se disa ditë, thonë përfaqësuesit izraelit. Netanjahu dje është takuar me presidentin amerikan Donald Tramp, i cili para takimit deklaroi se armëpushimi dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve mund të arrihen këtë javë. Kryeministri izraelit do të diskutojë sot me zëvendëspresidentin amerikan, Xhej Di Vens.

Madrid - Rezultatet e para nga hetimi për fatkeqësinë në komunikacion në të cilën sulmuesi i Liverpullit, Diogo Zhota dhe vëllai i tij Andre Silva e humbën jetën javën e kaluar në Spanjë tregojnë për "shpejtësi të madhe" me të cilën ishte drejtuar automjeti, kumtoi sot Garda civile spanjolle. Edhe pse ekspertiza është akoma në rrjedhë, hetuesit paralajmëruan se veçanërisht do t'i analizojnë "gjurmët e lëna nga njëra gomë e automjetit", por se gjithçka tregon se shspejtësia e automjetit në momentin e fatkeqësisë ka qenë dukshëm mbi të lejuarën në atë pjesë të rrugës.

QËNDRONI TË LIDHUR