• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 23 nëntor/ 2023/

Shkup - Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbledhjen më të rëndësishme ndërkombëtare të mbajtur ndonjëherë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Çdo ditë që po kalon, ne po i afrohemi më shumë momentit që do ta formësojë të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar, ka shkruar shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në faqen në Fejsbuk, në prag të këshillit ministror të OSBE-së që do të mbahet në Shkup javën e ardhshme. "Këshilli Ministror është kurora e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë - OSBE-në. Në finale mbetet që të dëshmohemi si nikoqirë të mirë dhe organizatorë të suksesshëm të Këshillit Ministror të OSBE-së", thekson Osmani.

Shkup- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot deklaroi se dorëshkrimet për librat shkollorë të historisë për klasën e pestë dhe të gjashtë tashmë janë dorëzuar në Ministri. "Sipas informacioneve që i marrë nga Shërbimi pedagogjik, librat shkollorë, gjegjësisht dorëshkrimet janë të mira dhe cilësore dhe presim recensione", theksoi Shaqiri dhe u ka bërë thirrje profesorëve që kanë vërejtje për librat shkollorë, shoqëri ose për bashkim të lëndëve të kyçen në përpunimin e recensionit të atyre librave. Ministri, gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi", theksoi se pas marrjes së recesnionegve shpreson se në afat prej  30 ditëve do të përfundojë e gjithë procedura dhe librat shkollorë të përpunuara do të jenë para nxënësve.

Shkup - Tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit për ndërtimin e interkonjektorit të gazit natyror ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të shpallet nesër, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “Nesër do të shpallet tenderi për fillimin e ndërtimit të interkonjektorit të ri të gazit me Republikën e Greqisë, i cili do të na japë një mundësi të shkëlqyer si vend për të bërë gradualisht një tranzicion energjetik, veçanërisht në fushën e punës së REK Bitolës dhe REK Oslomejit. Gazi do të përdoret si energji në tranzicion deri në vitin 2040 dhe do të jetë projekti i fundit i karburanteve fosile i investuar nga BERZH-i dhe BEI”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në prag të COP28.

Shkup - Atë që e bëjmë tani me bashkëqytetarët tanë, me fqinjët tanë nga Greqia, me partnerët dhe miqtë tanë nga Bashkimi Evropian, do ta vazhdoni ju, të rinjtë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov me rastin e ditës së bashkëpunimit Evropian në komunën Qendër. "Realizojmë projekte me të cilat përmirësohen kushtet nëpër kopshtet e fëmijëve, në shkolla, projekte për mbrojtje të ambientit jetësor, për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore, për hapjen e mundësive të reja të edukimit dhe punësimit të të rinjëve. Programet për bashkëpunim territorial, që i zbatojmë me mbështetjen e Bashkimit Evropian, janë të rëndësishme për të gjithë ne, duke i përfshirë edhe më të rinjtë. Ndërtojmë vlera të cilat janë themel i së ardhmes tonë të përbashkët evropiane. Për atë është e rëndësishme dhe mirë, që sot me ne i kemi edhe më të rinjëtë. Ato janë gjeneratat e reja për të cilët ia vlenë të punohet dhe t'u krijohet ambient, në të cilin do mund t'i realizojnë dhe të jenë të kënaqur nga rezultatet e arritura", shtoi ai.

Shkup - Branka Nasteska nga "Nasteska LB konsalting dhe financa" është fituese e çmimit gruaja më e mirë spërmarrëse në katrogrinë e mikro kompanive, Dashurije Hajrullai nga furra "Drini" në kategorinë ndërmarrje të vogla, ndërsa Gorica Spasevska, theneluese e Soko Gorica në kategorinë kompani të mesme. Çmimet janë ndarë në Samitin e Tretë për sipërmarrësi të grave, që po mbahet nga sot në Shkup, në kuadër të projektit Platforma nacionale për sipërmarrësi të grave (PNSG), e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Ndahen praktikat dhe idetë më të mira për promovim, zhvillim dhe mbështetje të këtij lloji të sipërmarrësisë.

Shkup - Mbyllja e hendekut gjinor është me rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, sepse vetëm atëherë do të shfrytëzohet potenciali i plotë për nxitjen e një fuqie punëtore më të lloj-lloshme dhe të kualifikuar, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Bytyqi mbajti fjalimin e tij në Samitin e tretë vjetor të platformës kombëtare për sipërmarrësinë e grave me temën "Gratë në sipërmarrësi - Çelësi për forcimin e ekonomisë", organizuar nga Shoqata e grave afariste në partneritet me Fondacionin për menaxhment dhe hulumtim industrial dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot po mban mbledhje në të cilën po zhvillohen intervista të kandidatëve të paraqitur për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).  Për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë paraqitur 42 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet nga konkursi për anëtarë të rinjt të KSHPK-së - Kariman Avziji, Sllavica Andreevska, Zoran Bogoevski, Oliver Vuzaj, Daut Dauti, Servet Demiri, Berat Dehari, Tatjana Dimitrovska, Dijana Dimkovska, Dona Dimov - Markovska, Sirma Gjorgjieva - Antonijeviq, Ramadan Ibraimi, Jovan Jovçevski, Suzana Joeshvska - Anastasovska, Biljana Karakashova Shulev, Lubica Karamandi Popçevski, Vladimir Klekovski, Bllagojçe Krtanovski, Kiril Kovçegarski, Boris Kondarko, Kiro Kostov, Bodan Llazarevski, Oliver Llukaroski, Stojna Mavrevska, Maja Mallahova, Naser Memeti, Tatjana Mitevska, Tatjana Mihajllova, Vesna Mlladenovska, Mehdi Mustafa, Marian Ponjaviq, Cveta Ristovska, Enver Saitoski, Sali Sali, Sofiaj Spasova Medarska, Trajko Spasovski, Borçe Stojanovski, Nakil Fetai, Kimo Çavdar, Magdalena Çizhbanoska Vangellov, Adem Çuçul dhe Besnik Xhemaili. 

Shkup - Vendosja e një synimi të qartë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe funksionalizimi i fondit për humbje dhe dëme pritet të arrihet në Konferencën e ardhshme të 28-të të palëve të Konventës kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike COP28, e cila do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ministri i Ekonpmisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Siç theksoi ministrja Shukova në takimin e sotëm me gazetarët, ajo që ka rëndësi të veçantë për këtë konferencë është përfundimi me sukses i rishikimit të parë global, i cili duhet të japë udhëzime për ciklet e ardhshme të shqyrtimit të kontributeve kombëtare në Marrëveshjen e Parisit dhe financimin e aktiviteteve. për të arritur objektivat për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e rezistencës.

Shkup  - Kaluan dy vjet nga aksidenti i autobusit, i cili ka ndodhur në autostradën "Struma", ndërsa në të cilin humbën jetën 45 persona, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Shpëtuan vetëm shtatë persona.  Autobusi, i cili ishte një nga autobusët e shumtë me të cilët menaxhonte "Besa trans", agjenci turistike me seli në Shkup, në orën 3 të mëngjesit së pari kishte goditur bankinën, ndërsa pastaj ishte djegur.  Në mesin e të vdekurve ishin 12 fëmijë. Hetimi ka përfunduar, ndërsa sipas organeve hetuese në Bullgari shkak kryesor është gabimi njerëzor. 

Shkup - Gjatë javës së kaluar janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, kontrabandim me emigrantë, vjedhje, vjedhje të rëndë, tregti të paligjshme të drogës, konfrontime fizike, armëmbajtje pa leje, kidnapim, informo ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ministri përmes rrjetit social Fejsbuk informoi se gjatë javës së kaluar janë marrë masa të përforcuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve. "Pas masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe njësia lëvizëse për sigurinë në qarkullimin rrugor, janë lëshuar 4828 urdhërpagesa të gjobave për kundërvajtje të kryera në trafik.

Shkup - Për shkak të mbajtjes së dy protestave të paralajmëruara, nesër në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 14:30, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në zonën qendrore të qytetit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme . Nga MPB-ja apelojnë që të respektohen urdhrat që do të jepen nga nëpunësit policor në rrugët ku do të zhvillohen protestat.

Shkup - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra dhe përfaqësues të odës. Në takim u bisedua për mungesën e fuqisë së punës në vend, njoftuan sot pasdite nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Trençevska në takim ka theksuar se për të, prioritet është që pranuesit e ndihmës së garantuar minimale të përfshihen në tregun e punës. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mbi 240 milionë denarë me të cilën ka mbështetur punën e punëtorëve shkencoro-kërkimor dhe do të stimulojë zhvillimin e shkencës. Me këto mjete u modernizuan kushtet në disa laboratori të institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor, u akredituan metoda të reja për punë, dhe njëkohësisht janë financuar 7 projekte me interes të veçantë publik në shtatë institucionet publike shkencore në vend.

Prishtinë - Deputetët në Kuvendin e Kosovës sot votuan disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat ishin me muaj në agjendën e Kuvendit dhe për miratimin e të cilave shumica parlamentare nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.  Pasi në të kaluarën shumica e deputetëve opozitarë bojkotuan votimin e marrëveshjeve, miratimi i tyre sot u mundësua me pjesëmarrjen e dy prej tre partive opozitare shqiptare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa deputetët e partisë më të madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), as kësaj radhe nuk morën pjesë në votim.

Sarajevë - Ministri i Mbrojtjes të BeH, Zukan Heles deklaroi sot se në rajonin Rogaticë dhe në malin Magliq, në Republikën Sërbska, ka kampe ushtarake për trajnim të formacioneve paraushtarake. Helez për Radion Evropa e Lirë deklaroi se posedon edhe fotografi.  "Nuk është sekret, njerëzit i shohin fshatrat rreth Rogaticës, njerëzit fotografojnë në mes të ditës se aty ka stërvitje. Kam fotografi, do t'i tregoj në televizion", tha ai.

Londër - Korrespondentja e BBC-së ka njoftuar se përmes kontakteve në qeverinë izraelite ka marrë informacion se Hamasi ka vendosur kushte të reja për lirimin e pengjeve të marrë peng më 7 tetor. Ajo theksoi se për momentin është e paqartë se cilat janë kërkesat e reja që Hamasi ia ka vendosur Izraelit. Me ndërmjetësim të Katarit, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për armëpushim katërditor, sipas të cilit Hamasi do të kthejë 50 pengje në Izrael, ndërsa 150 të burgosur palestinezë do të lirohen.

Bruksel - Vendet-anëtare në Zonën Shengen në vend që të vendosin kontrolle në kufijt e brendshëm, ata duhet t'i japin përparësi kontrolleve të lëvizshme në territorin e tyre, rekomandon Komisioni Evropian.  KE-ja sot i dërgoi rekomandimet deri te  vendet-anëtare të Zonës Shengen, pasi u krye një procedurë formale konsultimi nga maji deri në nëntor të vitit 2023 që kanë rifutur kontrollet kufitare me vendet-anëtare të prekura nga kontrollet e tilla.

Adis Abeba - Më shumë se 50 persona vdiqën nga uria, e shkaktuar nga thatësirat në rajonet Tigra dhe Amhara në Etiopinë veriore, njoftuan sot autoritetet lokale, njofton Bi-Bi-Si-ja. Sipas Zyrës për menaxhimin me rreziqe nga katastrofa në Tigrej, 46 persona kanë vdekur prej se i lëshuan shtëpitë e tyre për shkak të thatësirës. Të paktën gjashtë persona dhe 4.000 bagëti kanë vdekur nga uria në zonën Vag Hemra në rajonin fqinj Ahmara për shkak të mungesës së ushqimit, të shkaktuar nga thatësira, deklaroi një zyrtar lokal. Para më shumë se gjashtë muajsh, SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara e ndërprenë dërgimin e ndihmave në ushqim në Etiopi, pas akuzave kundër autoriteteve lokale për vjedhje të ushqimit.

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden mbrëmë iu drejtua popullit amerikan me urime për Ditën e falënderimeve, një prej festave më të rëndësishme shtetërore në SHBA. "Gjatë tërë historisë së vendit tonë, momentet se si shprehet falënderimi kanë ndodhur si në kohë të mira, ashtu edhe në të këqia. Para se të paraqitet SHBA-ja, ardhacakët e parë festuan Ditën e Falënderimeve për nder të korrjes së parë të suksesshme dhe mbështetjen dhe bujarinë e popullit Uampanoag, me ndihmën e të cilëve ata e realizuan atë", tha Bajden. Ai shtoi se në këtë ditë të falënderimeve janë mirënjohës ndaj popullit dhe shpirtit të pabesueshëm të Amerikës.

Tel Aviv - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e cilësoi veprim të drejtë marrëveshjën me Hamasin për armëpushim, me qëllim lirimin e disa pengjëve izraelitë, në këmbim për lirimin e disa palestinezëve nga burgjet izraelite. Sipas marëveshjes, 100 pengje izraelite do të këmbehen me rreth 300 të burgosur palestinezë.  Netanjahu shtoi se "pas zbatimit të marrëveshjes për shkëmbimin e pengjëve për palestinezët e dënuar me burg, lufta do të vazhdojë derisa Izraeli i përmbush qëllimet e tij". 

Gazë - Lufta në Rripin e Gazës vazhdon, ndërsa armëpushimi i dakorduar dhe lirimi i pengjeve prolongohet të paktën edhe për një ditë.  Izraeli vazhdon me sulmet ndaj pjesës jugore të Rripit të Gazës, ndërsa armata izraelite njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara ka kryer 300 sulme ajrore. "Bisedimet për lirimin e pengjeve tona vazhdimisht po përparojnë dhe vazhdojnë. Lirimi do të fillojë sipas marrëveshjes fillestare të palëve dhe jo më herët se të premten", deklaroi këshilltari izraelit për siguri kombëtare, Caçi Hanegbi. 

Kartum - Në konfliktet në rajonin e kontestueshëm Abiej janë vrarë 75 persona në dy javët e fundit, njoftoi përfaqësuesi i KB-së në Sudanin Jugor, Nikolas Hejsom. Ai i bëri thirje qeverisë që t'i hetojë sulmet dhe t'i zvogëlojë tensionet, e po ashtu ju bëri thirrje liderëve lokalë të përmbahen nga përdorimi i dhunës për të zgjidhur problemet e ndërsjella.  Ambasadat norvegjeze, britanike dhe amerikane lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që Qeveria e Sudanit Jugor, të tërheq trupat e saj në rajonin Abiej për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Gazë - Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan se e kanë arrestuar drejtorin e spitalit më të madh në Gazë për shkak të dëshmive për aktivitete terroriste në objekt. Mjeku Muhamed Abu Salmija është marrë në pyetje. "Në spitalin nën udhëheqjen e tij ka pasur aktivitet të përhapur terrorist të Hamasit. Pasi të përcaktojmë shkallën në të cilën ai ishte i përfshirë në aktivitete terroriste, do të vendosim për hapat e mëtejshëm", njoftoi IDF. Trupat izraelite kanë kryer bastisje në spitalin Al Shifa javën e kaluar, duke pretenduar se ka qenë i shfytëzuar për qëllime të luftës nga Hamasi, gjë që grupi militant e mohoi.

Doha - Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, e cila ka ndërmjetësuar në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, njoftoi se armëpushimi do të fillojë në orën shtatë sipas orës lokale, ndërsa pengjet e para do të lirohen më 24 nëntor në ora 16. Zëdhënësi i MPJ-së izraelite, Majed Al-Ansari theksoi se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi nesër në ora shtatë, ndërsa grupi i parë prej 13 pengjeve izraelite do të lirohet nesër në ora 16. Al-Ansari theksoi se Doha e ka marë listën me emrat e civilëve, të cilët Hamasi do t'i lirojë në ditën  e parë të armëpushimit.

Gazë - Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Ezedin al-Kasam sot konfirmuan se armëpushimi me forcat izraelite në Rripin e Gazës do të fillojë nesër në orën shtatë sipas kohës lokale.  "Armëpushimi do të jetë në fuqi katër ditë, duke filluar prej nesër në mëngjes, i shoqëruar me ndërprerje të të gjitha veprimeve ushtarake nga Brigadat Kasam dhe Rezistenca palestineze, si dhe nga armiku cionist gjatë gjithë periudhës së armëpushimit", bëhet e ditur në kumtesën nga Brigadat Ezedin al-Kasam. 

Dublin - Pesë persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë, janë plagosur sot në një sulm me thikë në afërsi të një shkolle në qendër të Dublinit, informuan mediat lokale.  Sulmi ka ndodhur diç pas orës 13 sipas kohës lokale në afërsi të sheshit Parnel, ndërsa të lënduarit janë hospitalizuar në spitale të ndryshme përgjatë qytetit.  Burri i dyshuar është arrestuar.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR