MIA Flesh
- Shkup - Komisioni shtetëror zgjedhor, unanimisht e miratoi Rregulloren për caktim të kritereve për kompensim të personave të angazhuar në procesin e prësëritur zgjedhor si dhe vendimin për pagesë të kompensimeve për personat e njejtë. Në mbledhjen e sotme të 169-të kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko sqaroi se rregullorja paraqet dokument të domosdoshëm për dëmshpërblim të të gjitha kategorive të personave të angazhuar në zbatimin e zgjedhjeve të përsëritura që u mbajtën më 11 janar 2026 në komunat Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Vrapçisht. Bëhet fjalë për persona nga shërbimi profesional i KSHZ-së, trupat ndihmës zgjedhorë, Enti shtetëror për statistika, trajnuesit e këshillave zgjedhorë, si dhe për mbështetje TI të përfshirë në procesin zgjedhor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:00, 20 janar, 2026
You need to login to view this page