• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15;00/ 26 gusht/ 2023

Shkup - Në takimet e djeshme me Eskobarin nuk është diskutuar fare për zgjedhje të parakohshme, është biseduar vetëm për përfundimin me sukses të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.

Shkup - Temperaturat ditore nga e marta do të zbresin për disa gradë, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Shkup  - Në manifestimin e djeshëm pamë ikonografi të panevojshme e cila nuk ka për qëllim të sjellë të mira as për shqiptarët dhe as për maqedonasit, veçanërisht nuk është mirë kur në shtet vjen një mysafir i lartë nga Departamenti i shtetit për të na dhënë mbështetje për integrimin evropian të vendit”, porositi zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Shkup, 26 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e ka vlerësuar takimin me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Eskobar si konstruktiv dhe miqësor ndërmjet partnerëve strategjikë dhe tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi me të gjithë partnerët tanë strategjikë, me bashkësinë ndërkombëtare, por prioriteti më i lartë është cilësia e jetës së bashkëqytetarëve tanë.

Shtip - Zjarri i cili shpërtheu dje pasdite në territorin e Komunës Çeshinovë- Obleshevë së fundi është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov. Ai thekson se në shuarjen e zjarrit është angazhuar një “er traktor”, ndërsa po përgatiten për veprim edhe dy helikopterë policor.

Tetovë -  Në Universitetin e Tetovës nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. 

Ohër - Tema nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, me pyetje nga sfera e infrastrukturës kritike, gjendja gjeopolitike dhe si nënkuptohet ajo në rajon, natyrisht edhe në aspektin e situatës rreth Ukrainëd. do të diskutohen dhe do të shqyrtohen në Forumin rajonal të Sigurisë "Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor" i cili n[ organizimt të NATO-s - Organizata Marshall Alumni nga sot mbahet në Ohër.

Athinë - Dy persona janë arrestuar sot në Greqi nën akuzën se kanë vënë zjarrë pyjor me qëllim.

Taho - Presidenti amerikan Xho Bajden qeshi kur gazetarët i kërkuan të komentojë fotografinë e paraardhësit të tij Donald Tramp të bërë gjatë arrestimit të tij në shtetin e Xhorxhias, duke thënë se Tramp është një "djalë i pashëm". Bajdeni i cili është duke pushuar në liqenin Taho, qeshi kur një gazetar e pyeti nëse e kishte parë ende foton, transmeton Ej-Bi-Si Njuz.

Podgoricë– Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar sot se nëse formohet qeveria e re, partia që ai drejton do të jetë në opozitë.

Stokholm - Kryeministri suedez Ulf Kristerson deklaroi se vendi i tij nuk ka plane, sikurse Danimarka, të ndalojë djegien e Kuranit.

Trieshtë – Të paktën 10 persona janë lënduar më lehtë, ndërsa tre më rëndë në një aksident të rëndë të autobusit në autostradën A4 në veri të Italisë, kumtuan sot zjarrfikësit, duke shtuar se shumica e tyre kanë qenë turistë nga Ukraina.

Minsk  – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi se paralajmëroi kreun e grupit paraushtarak "Vagner", Evgenij Prigozhin se është në rrezik të vritet.

Uashington - Anija kozmike "Kru Dragon“ (Crew Dragon)  e kompanisë "Spejs iks" të Ilon Mask u ngrit sot për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) nga Qendra Hapësinore Kenedi në Florida, kumtoi NASA.

Milan - Sulmuesi Aleksis Sançez e ka komentuar largimin e tij nga Marseja.

QËNDRONI TË LIDHUR