MIA Flesh
- – Prokurori publik i Izraelit e urdhëroi policinë që të hapë hetim kundër bashkëshortes së kryeministrit Benjamin Netanjahu për shkak të dyshimit se i ka keqtrajtuar kundërshtarët politikë dhe dëshmitarët në gjykimin për korrupsion të liderit izraelit. Këtë mbrëmë vonë e bëri të ditur Ministria izraelite e Drejtësisë, e cila bën të ditur se hetimi do të përqendrohet në gjetjet e raportit të fundit në programin “Uvda” për Sara Netanjahun. Programi zbuloi një varg porosish në UatsAp në të cilat Sara Netanjahu duket sikur e urdhëron ish ndihmësin që të organizojë protesta kundër kundërshtarëve politikë dhe ta frikësojë Hadas Kllajn, dëshmitarin kyç në gjykim.
- Post By Fitore Curri
- 08:49, 27 dhjetor, 2024
9:00/ 27 dhjetor/ 2024
Shkup - Në sallën e kinemasë "Biljana Beliçanec" në Kisella Vodë, ministri i Punëve të Jashtme Pançe Toshkovski sot do t'i prezantojë rezultatet nga puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin e kaluar. Në ngjarje, siç informojnë nga MPB-ja, do të marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministra, udhëheqësia e ministrisë dhe mysafirë të tjerë zyrtarë. Pas ngjarjes, në parkun prapa Shtëpisë së Kulturës do të ngrihet karvani “Afër jush, për ju”, në të cilin policia do të prezantojë disa nga njësitë e saj dhe pajisjet që i përdorin me qëllim njohje, bashkëpunim dhe krijim të besimit mes qytetarëve dhe policisë
Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 28-të, në të cilën në rendin e ditës janë Propozimi i plotësuar i Ligjit për arsim profesional dhe trajnim, propozimi i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, Propozim ligji për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë nacionale për teknologji nukleare të Republikës së Maqedonisë, Propozimi i Ligjit për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve, Propozimi i plotësuar i Ligjit për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm dhe Propozimi i plotësuar i Ligjit për arsimin e të rriturve, të gjitha në lexim të dytë. Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje edhe dy komisione, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjvënës. Në rendin e ditës së të dy komisioneve ka vetëm një pikë - Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike, në lexim të dytë. Për propozim-ligjin janë paraqitur dy amandamente.
Shkup – Alkool me masë, terapi e rregullt për të sëmurët kronikë, përmbajtje nga mjete të ndryshme piroteknike dhe armë, rekomandojnë punonjësit shëndetësorë, në një deklaratë për MIA-n, para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. “Marrje të rregullt të terapisë te të sëmurët kronikë, përdorim me masë të pijeve alkoolike që të shmangen pasojat e padëshiruara – helmime nga alkooli, rrahje dhe aksidente në komunikacion”, thonë nga ISHP Shtëpia e Shëndetit – Shkup. Veçanërisht i bëhet thirrje edhe popullatës së re dhe të mitur që të mos konsumojë pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, përmbajtje nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit që të shmangen lëndime të padëshiruara, djegie dhe pasoja të tjera më të rënda.
Shkup - Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Tetovë - Kodër të Diellit. Aksi rrugor nga Kriva Pallanka drejt VK Cërcoria e madhe - Golesh" rreth 600 metra para vendkalimit, më sajt nga varrezat e fshatit në f. Cërcoria e Madhe është e pakalueshme për shkak të reshjeve të dëborës, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me periudha dielli. Do të fryjë erë e mesme, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fuqishme e kohëpaskohshme nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri në 9 gradë. Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e kohëpaskohshme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë.
Tiranë - Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë ka hapur laboratorin e sigurisë kibernetike - platformë e avancuar e trajtimit dhe simulimit të kërcënimeve digjitale. Sipas postimit në rrjetet sociale, ky laborator është krijuar për të fuqizuar ekspertët e sigurisë kibernetike, duke ofruar trajnim intensiv në mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe përballjen me sfidat globale të teknologjisë. Shefi i AKSK-së, Igli Tafa u shpreh se qëllimi parësor i këtij laboratori, në kuadër edhe të digjitalizimit të Shqipërisë është përthithja e talenteve të reja.
Zagreb - Deri sot në mesnatë, kur fillon heshtja zgjedhore dyditore, mbetet kandidatët për president të Kroacisë t'i bindin votuesit se njëri prej tyre është zgjedhja më e mirë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Heshtja zgjedhore dyditore para zgjedhjeve të së dielës më 29 dhjetor do të zgjasë gjithë të shtunën dhe të dielën deri në orën 19:00 ose deri në mbylljen e qendrave të votimit, prej të cilave 6755 do të jenë të hapura në Kroaci dhe jashtë saj. Tetë kandidatë marrin pjesë pnë zgjedhjet e teta presidenciale që nga pavarësia, të dielën më 29 dhjetor.
Moskë - Për shkak të sigurisë së fluturimeve të aeroplanëve civilë, sot në mëngjes u vendosën kufizime të përkohshme për funksionimin e aeroporteve në Soçi dhe Kazanj, kumtoi agjencia ruse Rosaviacija. Në kumtesën theksohet se aeroportet përkohësisht "nuk pranojnë dhe as nuk dërgojnë fluturime". Arsyet për këto kufizime nuk janë theksuar. Kufizime për përdorimin e hapësirës ajrore ishin futur më parë në aeroportet në Volograd dhe Astrahan por tani janë hequr, kumtuan shërbimet e shtypit të atyre aeroporteve
Jerusalem – Prokurori publik i Izraelit e urdhëroi policinë që të hapë hetim kundër bashkëshortes së kryeministrit Benjamin Netanjahu për shkak të dyshimit se i ka keqtrajtuar kundërshtarët politikë dhe dëshmitarët në gjykimin për korrupsion të liderit izraelit. Këtë mbrëmë vonë e bëri të ditur Ministria izraelite e Drejtësisë, e cila bën të ditur se hetimi do të përqendrohet në gjetjet e raportit të fundit në programin “Uvda” për Sara Netanjahun. Programi zbuloi një varg porosish në UatsAp në të cilat Sara Netanjahu duket sikur e urdhëron ish ndihmësin që të organizojë protesta kundër kundërshtarëve politikë dhe ta frikësojë Hadas Kllajn, dëshmitarin kyç në gjykim.
Seul - Agjencia koreano-jugore e inteligjencës konfirmoi sot se Ukraina ka kapur një ushtar të plagosur koreano-verior, pasi u paraqitën informacione se një njësi speciale ukrainase kishte robëruar ushtarin, transmetoi agjencia Jonhap. "Përmes shkëmbimit të informacioneve në kohë reale me një organizatë intelegjente të një vendi mik, konfirmuam robërimin e një ushtari të plagosur koreano-verior dhe planifikojmë të monitorojmë tërësisht zhvillimin e ngjarjeve", theksohet në kumtesën e shkurtër të Shërbimit nacional informativ të Koresë së Jugut. Konfirmimi vijoi pasi shërbimi i lajmeve i ushtrisë ukrainase "Militarni" mbërmë kumtoi se forcat ukrainase kishin robëruar ushtarin gjatë operacioneve në rajonin Kursk të Rusisë, pa specifikuar datën e saktë të ngjarjes.
Maputo – Si rezultat i dhunës gjatë tri ditëve të kaluara në Mozambik, ku opozita protestoi kundër fitores së shpallur të partisë në pushtet në zgjedhjet e tetorit, sipas organizatës lokale joqeveritare, humbën jetën 125 njerëz. Të martën në mbrëmje, qeveria njoftoi se 21 persona u vranë në 24 orët e para të trazirave në disa qytete të mëdha në vendin e varfër koreanojugor, pasi të hënën ishte konfirmuar se partia në pushtet Frelimo ka fituar në zgjedhjet presidenciale dhe në Kuvendin Kombëtar të zgjedhjeve. Por, Platforma VENDOS, organizatë joqeveritare me renome të dhënat e së cilës rregullisht i shfrytëzojnë Amnesti interneshënëll dhe organizata të tjera joqeveritare ndërkombëtare, njoftoi për 125 viktima. Sipas organizatës joqeveritare, numri i viktimave nga fillimi i protestave, pas zgjedhjeve më 9 tetor arriti 252 persona në një vend i cili nuk ishte dëshmitar i një dhune të tillë nga fundi i luftës civile, me përjashtim të krimeve të kryera nga grupe të armatosura xhihadiste në veri të vendit.