18:00/26 dhjetor/2024
Shkup - Nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë, për sigurinë e shtetit. Shteti është në duar të sigurta, merret parasysh të mos ketë do të thoja surpriza shtesë, të mos ketë surpriza, të cilat mund ta prishin sigurinë e një shteti sovran, demokratik evropian, siç është shteti ynë në shekullin 21, theksoi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili sot u përgjigj në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputeti, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian. Kryeministri Mickoski theksoi se kjo Qeveri, në të cilën është koalicioni "Maqedonia Jote" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM kujdesen për sigurinë e të gjithë territorit, si dhe për të gjithë qytetarët pa dallim asaj nëse janë pjesë e jetës politike ose jo, si dhe pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare.
Shkup - Ky vit 2024 ishte viti i stabilizimit, pra u ndal rënia e lirë që po na ndodhte dhe dalëngadalë filluam të kthehemi në gjendjen zero, pra pres që ajo gjendja zero të ndodhë diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Edhe pse disa tregues dhe parametra thonë se edhe tani kemi një gjendje të tillë në shumë fusha, edhe se situata është para atyre viteve të krizës 2019, 2020, 2021, që këto muaj treguesit e parë të dalin si të tillë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme parlamentare për shtrimin e pyetjeve të deputetëve. Kryeministri Mickoski theksoi se këtë vit që po shkon pret nivelin historikisht më të lartë të investimeve të huaja prej më shumë se një miliard euro, gjegjësisht, siç tha ai, me këtë Maqedonia do të jetë në tri ekonomitë më të mira në Evropë për kokë banori.
Shkup - Ministri Fatmir Limani ka nënshkruar marrëveshjen dhe e ka dërguar dokumentin deri te Ministria e Financave, prej ku ka marrë përgjigje pozitive, për hapjen e kopshtit të fëmijëve në komunat Likovë dhe Haraçinë. Deri në fund të kësaj jave pritet që i gjithë problemi të zgjidhet, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e deputetes Rina Hajdari nga koalicioni Fronti Evropian. Pyetja ishte nëse Limani nuk e ka respektuar ligjin dhe ka vendosur kusht, për të mos e nënshkruar dokumentin për hapjen e kopshteve. "Në parim jam në gjendje shumë të keqe kur dikush i vendos fëmijët në një betejë politike, siç e keni bërë ju sot këtu. Ka mënyra shumë më legjitime për të luftuar politikisht, ka mënyra shumë më konkrete për ta bërë këtë, por ju vendosët të abuzoni me fëmijët dhe kjo sipas meje nuk është mirë për ju. Por, mirë ky është vendimi juaj dhe ju ashtu mendoni se duhet ta udhëheqni betejën tuaj politike. Sa i përket kërkimit të faljes, kam vënë re se disa nga mediat e kanë raportuar gabim kërkim faljen. Kërkim falja ishte për qytetarët e dy komunave Likovës dhe Haraçinës, për shkak të shqetësimit të shkaktuar si pasojë e deklaratave të kryetarëve të papërgjegjshëm të komunave", tha Mickoski.
Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska sot nga foltorja e Kuvendit përsëriti se në lidhje me huanë hungareze gjithçka është transparente, ndërsa rimbursim të TVSH-së ka për firmat private te të cilat nuk ka lëndë kontestuese. "Huaja e parë prej 500 milionë euro është tërhequr sepse një pjesë e atyre mjeteve janë dedikuar për bankën zhvillimore dhe për komunat. Sa i përket kredisë supozoj se kjo ju dhemb më së shumti, pse nuk kemi paguar më shumë se një milion euro institucioneve ndërkombëtare që ndërmjetësojnë për emetimin e eurobonove dhe tani ju shqetëson sepse kjo kredi 500 milionë euro na kushton vetëm 70 mijë euro shpenzime për personin juridik. Në të njëjtën kohë, asgjë nuk fshihet, gjithçka është transparente dhe e votuar në Parlament. Ju keni transparencë në Ministrinë e Financave përmes mjetit OpenFajnans", tha ministrja e Financave.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme sot promovoi shërbimin për nxjerrje elektronike të certifikatës për shtetësi e cila është e arritshme përmes portalit nacional për e-shërbime uslugi.gov.mk. "Shërbimi që ishte i disponueshëm në portal deri më tani, megjithëse mund të aplikohej në çdo kohë, dhënia e shtetësisë elektronike ishte e mundur vetëm gjatë orarit të punës. Tash e tutje, shërbimi bëhet tërësisht digjital dhe qytetarët mund të aplikojnë në çdo kohë dhe në vetëm një minutë pas dorëzimit të kërkesës, nëse gjithçka është në rregull, marrin përgjigje pozitive dhe mund ta shkarkojnë dokumentin nga sistemi. Digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve në Ministri është një nga prioritetet tona kryesore si Qeveri dhe si Ministri. Qytetarët meritojnë që të marrin shpejt dhe me efikasitet dokumentet e tyre, të cilat institucionet janë të detyruara t'i sigurojnë. Gjithashtu, proceset e digjitalizimit në një përqindje të madhe e zvogëlojnë mundësinë e korrupsionit nga i cili vuan shoqëria jonë, kështu që lufta kundër korrupsionit bëhet edhe përmes digjitalizimit", theksoi ministri Toshkovski.
Shkup - Forumi i sotëm i biznesit paraqet një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të perceptuar potencialin për bashkëpunim në fushën e tranzicionit digjital, si dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë të dy shteteve, porositi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në hapjen e Forumin afarist Maqedoni-Turqi që sot po mbahet në Shkup në organizim të Odës Ekonomike dhe Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK). Ai u bëri thirrje sipërmarrësve të pranishëm që të bashkëpunojnë gjithnjë e më me sukses dhe u tha se Qeveria është partneri i tyre dhe është në dispozicion të tyre për mbështetjen dhe lehtësimin e plotë të procesit të realizimit të planeve dhe ideve afariste për ndërtimin e një të ardhmeje më presperuese për të dyja shtetet dhe për qytetarët.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) gjatë shqyrtimit të lëndëve faktet i konstaton përmes informacioneve të cilat i merr nga institucionet e tjera kompetente dhe gjatë marrjes së vendimeve vepron ekskluzivisht në kuadër të kompetencave ligjore, informojnë nga Antikorrupsioni, duke potencuar se në lidhje me lëndën për drejtorin e ASK-së, që i referohet diplomës universitare të kontestuar, institucioni kompetent i cili përcakton faktet është Inspektorati Shtetëror i Arsimit bazuar në procesverbalin e mbykqyrjes inspektuese është marrë vendimi i KSHPK-së. "Në lidhje me këtë rast, dëshirojmë të tregojmë se KSHPK-ja nuk ka kompetencë të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me besueshmërinë e certifikatës për njohjen e një gjuhe të huaj dhe kjo çështje është në kompetencën e organeve hetimore", inofrmojnë nga KSHPK-ja.
Shkup - Nga monitorimi te tregtarët me pakicë (marketet), është konstatuar se çmimet e produkteve nga "Shporta e Vitit të Ri" janë ulur për 10 për qind, por janë shtuar rreth 30 produkte të reja (qumësht dhe produkte qumështi, mish dhe produkte mishi, vaj dhe vezë) ku është vërejtur ulje prej 10 për qind deri në 20 për qind, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT). Nga aty shtojnë se prej dje inspektorati i tregut është në terren në të gjithë Maqedoninë dhe po kryen kontrolle tek furnitorët, prodhuesit dhe marketet.
Bruksel - NATO sot bëri thirrje për hetim për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit "Azerbajxhan erlajns", në të cilin humbën jetën 38 persona. "Mendimet dhe lutjet e tona janë me familjarët dhe viktimat e fluturimit J28254 të Azerbajxhan erlajns", tha zëdhënësja e NATO-s, Fara Dalalah në platformën Iks. Ajo shtoi se NATO-ja u dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve në aksident dhe bëri thirrje për hetim.
Baku - Përfaqësues anonimë të Qeverisë së Azerbajxhanit sot për "Euronjuz" (Euronews) deklaruan se aeroplani me udhëtarë i "Azerbaijan erlajns", që u rrëzua dje në afërsi të qytetit të Kazakistanit Aktau, u godit nga një raketë ruse tokë-ajër. Raketa ruse u qëllua për shkak të dronëve mbi kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, ndërsa copëzat goditën udhëtarët dhe ekuipazhin pasi shpërthyen pranë aeroplanit. Gjithashtu ata pohojnë se aeroplani i dëmtuar nuk u lejua të ulet në asnjë aeroport rus edhe pse pilotët kërkuan një ulje emergjente. Pilotët u urdhëruan të fluturonin mbi Detin Kaspik dhe të uleshin në Aktau. Të dhënat nga sistemet e navigimit nga GPS-ja e aeroplanit u bllokuan gjatë gjithë fluturimit mbi Detin Kaspik.
Teheran - Presidenti iranian, Masud Pezeshkijan, i cili konsiderohet një politikan i moderuar, deklaroi se vendit të tij i duhet ndryshim i kursit politik dhe ulje të tensioneve me botën e jashtme. "Për t'i parandaluar problemet e panevojshme, nuk duhet vazhdimisht të luftojmë me botën", tha Pezeshkijan, ndërsa raporton agjencia DPA, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve të Iranit. Në fjalimin në qytetin Bojnurd në Iranin lindor, ai tha se ishte i nevojshëm gjithashtu një kurs i ri politik për shkak të interesit kombëtar dhe se plani ushtarak duhet të kufizohet vetëm në ruajtjen e integritetit territorial për të shmangur konfliktet.
Nju-jork - Nga fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, Lojërat Olimpike në Paris dhe deri tek ngritja e të djathtës ekstreme në Evropë - janë ngjarjet që shënuan vitin 2024. Edhe në vitin 2024, Izraeli vazhdoi ofensivën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të lëvizjes palestineze në territorin izraelit më 7 tetor të vitit 2023. Disa udhëheqës të lartë të Hamasit u vranë. Midis tyre ishte kreu politik i lëvizjes Ismali Hanija, i vrarë më 31 korrik në një shpërthim që i atribuohet Izraelit në Teheran dhe pasardhësi i tij Jahja Sinuar, i vrarë në Gaza, më 16 tetor nga ushtria izraelite.