• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/6 qershor/2025

Shkup- Besimtarët e fesë islame sot e festojnë Kurban Bajramin, festën e dytë më të madhe të myslimanëve pas Fitër Bajramit. Në ditën e parë të festës së Bajramit bëhet lutja e Bajramit - namazi i Bajramit, me çka besimtarët kërkojnë mëshirë nga Allahu. Kurban Bajrami është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes. Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

Shkup- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane Kurban Bajram, i dërgoi një mesazh urimi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema h. hfz. Shakir ef. Fetai dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. "Si një festë dhurimi dhe ndihme, Kurban Bajrami nxjerr në pah fisnikërinë e njeriut, duke na motivuar të kujdesemi për të gjithë pjesëtarët e komunitetit. Si shoqëri, ne gjithmonë jemi dalluar për solidaritetin, bashkimin, respektin dhe kujdesin tonë, dhe duhet të vazhdojmë ta ruajmë dhe kultivojmë këtë", thotë presidentja në mesazhin e saj të urimit.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit, i dërgoi urime kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Ul Ulema Shakir Efendi Fetahu, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. "Festa e Kurban Bajramit na kujton për vlerat dhe parimet e vërteta të jetës e ajo është që të bëjmë vepra të mira, të ndihmojmë dhe të jemi humanë, sepse humanizmi dhe solidariteti janë virtytet më të mëdha njerëzore. Bashkësia Islame dhe të gjithë besimtarët e saj janë pjesë e këtij shteti, prandaj është e domosdoshme të japim dorën dhe të respektojmë dallimet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë një shtet me qytetarë të lumtur dhe të kënaqur", shkruhet në urim.

Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka dërguar një mesazh urimi me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit. "Kjo ditë e ndritshme sakrifice na kujton rëndësinë e besimit, mirësisë dhe kujdesit për të afërmin. Le të sjellin ditët festive paqe shpirtërore, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja. Solidariteti dhe mëshira që e karakterizojnë traditën e Kurban Bajramit le të shërbejnë si nxitje për respekt dhe unitet edhe më të madh të ndërsjellë në shoqërinë tonë multikulturore", shkruan Gashi në urim.

Shkup- Ndërtim i spitalit klinik, fakultet të ri të mjekësisë dhe konvikt të ri studentor në Shtip, rinovimi i Spitalit klinik në Tetovë dhe ndërtimi i një Qendre të re shëndetësore me spital të përgjithshëm në Kërçovë, janë pjesë e pakos së parë të projekteve që do të zbatohen së bashku me hekurudhën e shpejtë, paralajmëroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski. Sipas tij, bëhet fjalë për pesë projekte të ndara që duhet ta përmirësojnë seriozisht kujdesin shëndetësor dhe arsimin në vend.      

Shkup-  Kryesuesi i Këshillit qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, thotë se negociatat për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale në kuadër të koalicionit janë duke vazhduar dhe se mund të thuhet me siguri se do të kenë kandidatin e tyre për Kumanovën - Maksim Dimitrievskin i cili është edhe kryetar aktual i komunës. "Për momentin negociatat janë duke u zhvilluar. Por ajo që mund ta konfirmoj me siguri është se do të kemi një kandidat në qytetin e Kumanovës, ai është kryetari ynë Maksim Dimitrievski", ka thënë Fillkovi në përgjigjen e pyetjes nëse po zhvillohen negociata me VMRO-DPMNE-në për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Shkup- Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRR) thonë se aktualisht nuk ka devijim nga periudha e planifikuar për vënien në funksion të një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër, nga Vërbjani deri në Ohër, me përjashtim të pjesës pranë Botunit, pasi paraprakisht ishte paralajmëruar se kilometrat e parë do të vihen në funksion në fillim të sezonit veror.

Tiranë- Rreth 2,000 oficerë policie do të jenë të vendosur për të garantuar sigurinë për ndeshjen e nesërme kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare ("Air Albania") në Tiranë, njoftoi portali Balkan ueb. Ky është numri më i madh i forcave të sigurisë të mobilizuara ndonjëherë për një ngjarje futbolli në Shqipëri. Midis të angazhuarve janë forcat speciale FNSH, njësia antiterroriste RENEA, Departamenti për neutralizimin e elementeve të armatosura dhe shërbimi i inteligjencës shqiptare SHISH.

Athinë- Prej rreth dy orë sa nevojitet të arrihet nga Resnja deri në komunën greke Prespa, me vendkalimin e ri kufiar Markova noga - Lemos, ndërtimi i së cilës edhe zyrtarisht ka filluar nga dy anët e kufirit, koha për udhëtim do të ulet në 40 minuta, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Punët në projektin BorPres2 nga ana maqedonase kanë filluar zyrtarisht në mars, ndërsa dje në Komunën e Prespës është shënuar fillimi edhe në anën greke, me ngjarjen "Stacioni kufiar Liqeni i Prespës": Vendosja e vendkalimin kufitar mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Liqenit të Prespës", ku kanë marrë pjesë ministra të Punëve të Brendshme të dy vendeve Pançe Toshkovski dhe Teodoro Livanios, ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas, si dhe përfaqësues të pushteteve lokale.

Athinë-  Në pjesën detare, 23 milje detare në jug të ishullit të vogël grek Gavdos janë zbuluar dhe shpëtuar 69, njoftoi Roja bregdetare greke, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Varka me emigrantët u zbulua nga një anije mallrash që mbante flamurin e Barbadosit, ndërsa operacioni i shpëtimit u krye nga një anije patrullimi të rojes bregdetare.

Paris-  Katër persona, ndër të cilët edhe një fëmijë, kanë humbur jetën mbrëmë në zjarrin që ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në qytetin Rems, në Francën lindore, njoftuan autoritetet lokale. Një fëmijë edhe rezulton i zhdukur. Zjarri ka filluar rreth orës 00:30 sipas orës lokale në katin e katërt të ndërtesës dhe pastaj është përhapur shpejt pas fasadës së kateve të epërme. Ndërtesa banesore ka 11 kate. 

Kiev- Të paktën katër persona janë vrarë në sulmet me dronë rusë dhe raketa balistike "Kalibër" në Kiev gjatë natës, ndërsa sulme ajrore masive u raportuan edhe në rajone të tjera të Ukrainës, thanë autoritetet ukrainase. "Është konfirmuar se katër persona janë vrarë në kryeqytet", tha prefekti i Kievit, Vitalik Kliçko, në Telegram, duke shtuar se ende është duke vazhduar kërkimi për të mbijetuar nën rrënoja. Më parë u raportua se pati një të vrarë dhe 20 të plagosur, 16 prej të cilëve u shtruan në spital.

Uashington- Shtëpia e Bardhë për sot ka caktuar një telefonatë midis presidentit Donald Tramp dhe miliarderit Elon Mask pas konfliktit të tyre të djeshëm, transmeton Politiko. Biseda mund të lehtësojë tensionet pas shkëmbimit të fyerjeve, kryesisht përmes platformave të mediave sociale - Iks (në pronësi të Maskut) dhe Trut soushll (në pronësi të Trampit).

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR