18:00/ 19 mars/2024
Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe kryetari i Këvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd sot nënshkruan marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare "Fronti evropian". Pas nënshkrimit të koalicionit lideri i BDI-së, Ali Ahmeti porositi sse çdoherë kanë ëndërruar se i shqiptarët të jenë të bashkuar në një front.
Shkup - Sulm i orkestruar pas kumtimeve të djeshme për krim të kryer nga ana e personave udhëheqës në QPS nuk do ta lëkundë opinionin që ta marrë vesh të vërtetën se si është paguar ndihma sociale dhe pensionet sociale. Ky sulm ka emër dhe mbiemër, ndërsa opinioni e din shumë mirë kushtë është ai, reagoi sot përmes kumtesës Ministria e Punës dhe Politkës Sociale, kryesuar nga ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, pas reagimit me shkrim të disa qendrave për punë sociale në vend, ku kërkohet kërkim-falje për çrregullim të integritetit të të punësuarve të tyre.
Shkup - Sesioni i dytë i debatit nëse do të vendoset poligrafi për zyrtarët që punojnë në punë me rrezik të lartë në vijën kufitare për të parandaluar korrupsionin e mundshëm sot e mbajti Qendra qeveritare Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit, ndërsa morën pjesë përfaqësues të sektorit joqeveritar, shoqatave të operatorëve të autobusëve dhe kamionëve, odave tregtare dhe përfaqësues të sindikatave policore dhe doganore.
Shkup - Në konkursin vjetor për çmimet e gazetarisë “Nikolla Mladenov 2023”, gazetari Aleksandar Dimitrievski fitoi çmimin e parë për rrëfimin e tij hulumtues, të publikuar në emisionin “360 gradë”, me titull “Nga një kompani të brendshmesh te mbikëqyrja e një projekti prej 1,3 miliardë euro me ekspertë të huazuar”. Instituti Maqedonas për Media informon se seria e teksteve dhe video-bashkëngjitjet e Dimitrievskit zbulon parregullsi serioze në procedurën e tenderit për përzgjedhjen e mbikëqyrjes mbi projektin më të madh dhe më të shtrenjtë të infrastrukturës në historinë e vendit - ndërtimin e autostradave nga konsorciumi Behtel-Enka.
Ohër - Numri i udhëtarëve të shërbyer në dy aeroportet ndërkombëtare në vend ka arritur në 432.678 në dy muajt e parë të vitit, që është 39.5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur "Aeroports de Paris" (ADP). Sipas njoftimit të fundit nga "ADP", vetëm në shkurt numri i udhëtarëve ka arritur në 189.434, që është 30.8 për qind më shumë se shkurti i vitit 2023.
Ohër - Sektori për Punë të Brendshme - Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit M.U.(20) nga Shkupi, i dyshuar për vënien e zjarrit ku plotësisht është djegur objekti hotelerik në ndërtesën e Tregut të qytetit në Ohër. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari më datën10 të këtij muaji në orën 03:40, me një person tjetër me lëng të ndezshëm kanë shkaktuar zjarrin në objektin në bulevardin "Turistiçka" në Ohër.
Prishtinë - Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, tha se Bashkimi Evropian duhet ta shpallë të vdekur dialogun aktual, mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e saj për “të vdekur”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Tahiri në intervistë për portalin "Front onlajn" (frontonline.net), thotë se kryeministri Albin Kurti “e mposhti Kosovën” duke mos arritur marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke të dy shteteve.
Tiranë - Ndihmës Sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatimit të Ligjit, Tod D. Robinson po qëndron për vizitë dyditore në Tiranë, ku pati një takim me njeriun e parë të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani dhe drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajna, me bashkëpunëtorët e tyre. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes rrjeteve sociale njofton se Robinsoni kërkoi nga institucionet shqiptare që të vazhdojnë me reformat, të cilat sipas tij sjellin ndryshime në vend.
Berlin - Julia Navallna, e veja e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni, sot deklaroi se Vlladimir Putin nuk është president legjitim i Rusisë, duke shtuar se do të tentojë t'i bindë liderët botërorë të mos negociojnë me të. Në video fjalimin në rrjetet sociale, ajo e lavdëroi pjesëmarrjen e, siç tha, ijëra njerëzve në Rusi dhe jashtë vendit gjatë protestave në ditën e zgjedhjeve, transmetojnë mediumet britanike. "Ne ia dëshmuam vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë", tha Navallna.
Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli sot në Bruksel ka kërkuar që pothuajse të gjitha të ardhurat nga pronat e ngrira ruse të përdoren për blerjen e armëve për Ukrainën. Ai para takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet më 21 dhe 22 mars, deklaroi se do të propozojë që BE-ja të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga pronat e ngrira ruse në Evropë për të blerë armë për Ukrainën përmes Fondi Evropian i Paqes.
Doha - Kreu i shërbimit të inteligjencës izraelite Mosad, David Barnea, u largua nga Doha pas bisedimeve për të vendosur një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Maxhed al-Ansari. Zëdhënësi shtoi se Katari ishte ende "optimist i kujdesshëm", se bisedimet teknike midis Izraelit dhe Hamasit po vazhdonin dhe se Katari po transmetonte mesazhe për të dyja palët.
Manhajm - SHBA-ja nuk do ta zhgënjejë Ukrainën. SHBA-ja nuk do të lejojë Ukraina të pësojë disfatë, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin në fillim të takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën. Ky koalicion, tha ai, nuk do të lejojë Ukraina të pësojë disfatë dhe bota e lirë nuk do të lejojë Ukraina të pësojë disfatë. Takimi i grupit të kontaktit, aleatë të Ukrainës përgjegjëss për koordinim të mbështetjes ushtarake të vendit, mbahet në bazën ajrore amerikane Ramshtajn në Gjermani.
Uashington - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot vlerësoi se zgjedhjet presidenciale në Rusi ishin jodemokratike dhe se janë mbajtur në një atmosferë, siç tha, "represioni intensiv të zërave të pavarur dhe burgosje, vdekje apo ekzil i pothuajse të gjithë opozitës reale politike".
Antalia - Kombëtarja e Maqedonisë në Futboll dita e dytë që është duke u përgatitur në Antalia për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Moldavisë dhe Malit të Zi në terrenin neutral. Përfaqësuesi i Kombëtares, Agon Elezi, theksoi se rezultati nuk do të jetë në plan të dytë, edhe pse para zgjedhësve të seleksionuesit Bllagoja Milevski janë ndeshjet kontrolluese. "Çdoherë kur luhet për Maqedoninë, jo vetëm loja, por edhe rezultati është shumë i rëndësishëm, edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolli. Kjo do të na jep impuls shtesë dhe do të rrisë besimin për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi mesfushori i Bohumit gjerman.