MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga Vivien Aisen, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shtetit të Izraelit, me seli në Jerusalem. Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen nga Qendra Mjekësore Shiba, ekipi i së cilës trajtoi 23 pacientë të lënduar në zjarrin katastrofik në Koçan, presidentja theksoi se ky është një tjetër konfirmim i mirëkuptimit të thellë të ndërsjellë.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 25 korrik, 2025
18:00/ 25 korrik/ 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga Vivien Aisen, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shtetit të Izraelit, me seli në Jerusalem. Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen nga Qendra Mjekësore Shiba, ekipi i së cilës trajtoi 23 pacientë të lënduar në zjarrin katastrofik në Koçan, presidentja theksoi se ky është një tjetër konfirmim i mirëkuptimit të thellë të ndërsjellë.
Gjevgjeli - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve, duke cekur se dje janë miratuar dy igje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët. Potencoi se kërkesa nga pensionistët për rritje lineare të pensioneve është realizuar nga ana e Qeverisë.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në periudhën në vijim paralajmëron aksione më të fuqishme me të cilat do të përmirësohet pasqyra demografike e vendit dhe kjo sipas tij do të jetë sfida kryesore në vitet të vijnë.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, pas akuzave nga opozita se pushteti ka hequr dorë nga identiteti dhe gjuha, porositi se Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit po bën tentime të kthejl madje pak nga ajo që paraprkaisht ishte shitur nga të kaluarit, për të cilët tha se të vetmen gjë q[ë kanë bërë janë tradhtitë nacionale dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve që u janë vendosur përpara.
Gjevgjeli - Ende kemi disa projekte në vazhdim, dhe dua të njoftoj tre të reja sepse puna jonë nuk mbaron, sepse kemi gjëra të reja dhe të reja për të bërë gjatë gjithë kohës. Me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, aktualisht ka një thirrje aktive për përzgjedhjen e një kontraktori që do të punojë në vendbanimet Moin, Prdejci dhe Bogorodicë tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, në fjalimin e tij me rastin e vënies në funksion të bulevardit "Shën Kliment i Ohrit" në Gjevgjeli.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një burri 60-vjeçar të dyshuar për vepër penale - Vjedhje e rëndë sipas nenit 236, paragrafi 1, pika 3 e Kodit penal. Vjedhja, njoftoi sot Prokuroria Publike, është kryer në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, ku ai ka përfituar nga pakujdesia e një pacienti nga Velesi, ka futur dorën në xhep dhe ka marrë 300 euro dhe 28.000 denarë.
Shkup - Gjykata Themelore Penale në Shkup u ka dhënë dënim me burg me kusht A. N. dhe M. K., të cilët sulmuan ekipin e gazetarëve të televizionit Alsat më 9 korrik të këtij viti. Incidenti ndodhi gjatë zjarrit të madh në deponinë ilegale në Vizbeg të Shkupit, ndërsa gazetarët ishin në terren duke raportuar për ndotjen serioze të ajrit.
Shkup - Prokurori shtetëror publik, Ljupço Kocevski parashtroi përgjigje me shkrim ndaj interpelancës së parashtruar nga deputetët, Dimitar Apasiev, Borisllav Kërmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojoska, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev. Në të, ai thekson se funksionin e kryen me nder dhe përgjegjësi, me respekt maksimal të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, se interpelanca është ligjërisht e palejueshme dhe se institucioni është lëndë e sulmeve të pabazuara dhe ato janë arsye për besimin e ulët të në opinion.
Shkup - Ministri i Drejtësisë dhe kryesues i Këshillit Qendror të ZNAM-it, Igor Fillkov, në një intervistë për Kurir deklaroi se zgjedhjet lokale do të tregojnë se qytetarët duan njerëz me qëndrim, me moral dhe me rezultate. Fillkov, siç informon ZNAM, i pyetur për pritjet nga zgjedhjet e ardhshme lokale dhe bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në, tha se ky nuk është vetëm një koalicion.
Shkup - Dorëheqja e Kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, të cilën sot e dorlëzoi në Kuvend përmes avokatit të saj, duhet të konstatohet në njërën nga seancat e radhës, pas çka Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të mblidhet dhe të marrë vendim për shpalljen e shpalljes publike për anëtar të ri të Komisionit Antikorrupsion. Procedura për zgjedhjen e një anëtari të ri të KSHPK-së duhet të fillojë maksimumi dhjetë ditë pasi Kuvendi të konstatojë dorëheqjen e Dimitrovskës.
Shkup - Deri në orën 14:00 sot në vend janë regjistruar mbi 20 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre ende sfidë më e madhe ëhtë zjarri në malin Goten i cili ndodhet në trekëndëshin mes komunave Radovish, Berovë dhe Vasilevë, ku prej herët në mëngjes janë dërguar shtatë "pinc gauerë", dy makina ndërtimore për krijimin e zonave zjarrfikëse, katër automjete të specializuara të NP "Pyjet nacionale" dhe katër automjete zjarrfikëse, ndërkaq po veprojnë dy er-traktorë. Siç informoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në terren ndodhen mbi 180 njerëz të njësive të ndryshme.
Ankara - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogani, sot deklaroi se mund të bisedojë me presidentin rus dhe amerikan, Vladimir Putinin dhe Donald Trampin, këtë javë për të parë nëse mund të takohen në Stamboll për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Stamboll - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Kazem Garibabadi, tha sot se Teherani zhvilloi një seri bisedimesh "serioze, të sinqerta dhe të detajuara" me një delegacion të vendeve të E3 (Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor, dhe se të dyja palët paraqitën propozime konkrete.
Kiev - Një ndërprerje masive e shërbimit të internetit "Starlink" të kompanisë"SpejsIks" seriozisht ndërpreu komunikimin e forcave ushtarake ukrainase gjatë natës, deklaroi një komandant i lartë ukrainas.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka nënshkruar dy ligje me të cilët vazhdohet gjendja ushtarake në vend dhe vazhdohet mobilizimi i përgjithshëm deri më 5 nëntor, raportuan mediat ukrainase.
Romë - Italia nuk është ende gati ta njohë Palestinën si shtet të pavarur, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Antonio Tajani, pasi presidenti francez Emanuel Makron njoftoi se Franca do ta bënte këtë. "Ne mbështesim një zgjidhje me dy shtete, dy popuj, por njohja e një shteti palestinez duhet të shoqërohet me njohjen e Izraelit nga palestinezët", tha Tajani në një seancë të Këshillit Kombëtar të partisë së tij "Forca Italia".
Bruksel - Këshilli i BE-së sot vendosi të japë 15 milionë euro ndihmë për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Kjo është paketa e dytë e ndihmës për Shqipërinë në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes, pasi Armatës shqiptare i janë ndarë më parë 13 milionë euro për të forcuar aftësinë e saj për vendosje në kohë dhe efikase.
Pekin - Bashkimi Evropian duhet të lehtësojë kufizimet për eksportin e produkteve të teknologjisë së lartë në Kinë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës. Në të njëjtën kohë, një zyrtar i Ministrisë i përshkroi pretendimet për mbikapacitet në industrinë kineze si një "kuptim të njëanshëm" të ofertës dhe kërkesës globale.
Tel Aviv - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot njoftuan se në një sulm ajror në veri të Gazës është vrarë Amxhad Muhamed Hasan Shaer, të cilin e identifikuan si shef i drejtorisë së kundërzbulimit të lëvizjes militante palestineze Hamas.
Gazë - Izraeli do t'u lejojë vendeve të huaja të dërgojnë ndihmë me parashuta në Rripin e Gazës duke filluar nga sot, njoftoi radioja ushtarake izraelite. Autoritetet shëndetësore në Gazë bënë të ditur se më shumë se 100 persona, prej të cilëve 81 fëmijë, kanë vdekur nga uria, shumica e tyre në javët e fundit.
Ramallah - Presidenti palestinez, Mahmud Abaz e përshëndeti paralajmërimin e presidentit francez, Emanuel Makron për njohje të "shtetit të Palestinës", duke e quajtur vendimin "fitore për kauzën palestineze". "Kjo e reflekton angazhimin e Francës për ta mbështetur popullin palestinez dhe të drejtat e tij legjitime të vendlindjes", theksoi Abaz.