• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 27 shtator 2025 

Nju-Jork, – “Rruga jonë drejt Brukselit i ngjan një maratone, një maratone që ndonjëherë mendoj se mund ta pyesim veten “a po presim Godonë”. Maratonën tonë e filluam në vitin 2005 kur na u dha statusi i kandidatit. Sot, shpesh përdoret shprehja se Evropa është një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor dhe interesi për rajonin u rrit tre vjet më parë kur, për fat të keq, filloi lufta në Ukrainë”, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova para studentëve në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, ku mbajti një leksion si pjesë e Forumit të Liderëve Botërorë.

Shkup - "Bllek auti" në Spanjë dhe Portugali dhe më parë në disa nga vendet e Ballkanit - Mali i Zi, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria është një alarm se qeveritë duhet të përqendrohen në investimet në sektorin e energjisë. Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike në një kohë kur prodhimi nga burimet e rinovueshme është në rritje, janë të nevojshme  investime në energjinë bazë, bateritë për ruajtjen e energjisë elektrike dhe mbi të gjitha në sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, ranë dakord pjesëmarrësit e Shkollës Ballkanike të Energjisë që u mbajt në Shkup, të organizuar nga KRRE.

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, mori pjesë në drekën e punës të ministrave të Punëve të Jashtne të vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ), në kuadër të kryesimit serb.

Shkup- Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, zhvilloi disa takime bilaterale me kolegët e tij nga Portugalia, Libani, Uzbekistani dhe Ishujt Solomon, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.

Koçan,- Sot, duke filluar nga ora 17:05, do të mbahet Marshi i 24-të i engjëjve, paralajmëron shoqata qytetare "16 Mars 2025 Koçani", duke shtuar se marshi u kushtohet 62 engjëjve të tyre, jetët e të cilëve u ndërprenë me dhunë më 16 mars 2025.

Shkup - Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, sonte në Dajmond Mall Shkup do të hapë ekspozitën "CERN dhe Universi: Shkenca që na lidh".

Krushevë - Me rastin e shënimit të 27 shtatorit - Ditës Botërore të Turizmit, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot do të mbajë fjalim në një tribunë në Krushevë me temë "Transformimi i qëndrueshëm në turizëm".

Tetovë - Kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës sot e nënshkruajtën Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pas thirrjes së Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ), në nënshkrimin e sotëm të Kodeksit në hapësirat e komunës së Tetovës janë nënshkruajtur Izet Zejneloviq nga partia Demokratët, Bajram Rexhepi nga kolaicioni "Aleanca kombëtare për integrim (AKI)", Bilal Kasami nga koalicioni "Vlen", Samka Ibraimoski nga koalicioni "Përvojë për sukses", si dhe Stevica Sarkoski nga VMRO-DPMNE Partia Popullore. Kandidatja Katka Bozhinoska nga partia E Majta nuk ishte e pranishme në ngjarjen. 

Bruksel - Çmimet mesatare të aranzhmaneve turistike në BE në gusht të këtij viti janë rritur për 2,5 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, informoi Agjencia Evropiane e Statistikave - Eurostat.

Gjenevë – Ofensiva izraelite në qytetin e Gazës i ka detyruar "Mjekët pa Kufij" të ndërprejnë aktivitetet e tyre thelbësore mjekësore në zonë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë, njoftoi mbrëmë organizata ndërkombëtare humanitare në ueb-faqen e saj zyrtare.

Kopenhagen - Dronë të paidentifikuar mbrëmë fluturuan mbi bazën më të madhe ushtarake në Danimarkë, kumtoi policia daneze.

Meksiko Siti – Në Meksikën juglindore, rreth 2,3 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike mbrëmë për shkak të një defektinë lidhjet midis disa rrjeteve.

Nju-Jork- Sanksionet e Kombeve të Bashkuara për Iranin sonte sërish do të vendosen pas negociatave të pasuksesshme mes treshes evropiane (Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe), e cila kërkon garanci për programin bërthamor iranian.

Jerusalem- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se po zhvillohen bisedime intensive me vendet nga Lindja e Afërt për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Rripin e Gazës. 

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se po zhvillohen bisedime intensive me vendet e Lindjes së Afërt për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Rripin e Gazës.

Uashington - Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ia ka hequr vizën presidentit kolumbian Gustavo Petro për shkak të "veprimeve të tij nxitëse" gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Uashington - Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov, në fjalimin e mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, theksoi se reforma e Kombeve të Bashkuara nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

Uashington - Kina është e bindur në aftësinë e saj për të ruajtur rritjen ekonomike dhe për të mbështetur zhvillimin global, deklaroi mbrëmë kryeministri kinez Li Keqiang në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gazë– Koalicioni për raste urgjente për qëndrueshmëri financiare i Administratës palestineze ka premtuar të paktën 170 milionë dollarë mbështetje financiare për Administratën palestineze, njoftoi zyra e kryeministrit palestinez Mohamed Mustafa.

Gazë - Të paktën 32 njerëz e kanë humbur jetën në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Gazës, kumtuan autoritetet shëndetësore palestineze.

Stamboll- Turqia zyrtarisht u bë anëtarja e parë e Asociacionit evropian të futbollit (UEFA), e cila publikisht bëri thirrje për suspendim të Izraelit nga futbolli ndërkombëtar, duke e vlerësuar situatën në Gazë si johumane dhe të papranueshme.

Mynih - Sulmuesi anglez i Bajernit të Mynihut Hari Kejn, pas fitores së mbëmshme të ekipit të tij ndaj Verder Bremenit me rezultatin 4:0, me ç'rast shënoi dy gola, deklaroi se "po kënaqet në çdo moment në fushë" në fanellën e ekipit bavarez. Ai në fanellën e kampionit gjerman tani ka shënuar 100 gola.

QËNDRONI TË LIDHUR